LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Policia del me njoftimin zyrtar

5 Nëntor 2021, 20:02, Kronika CNA
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Policia del me njoftimin zyrtar

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku pas një konflikti me një grup të rinjsh humbi jetën një nga vëllezërit, ndërsa tjetri është i plagosur rëndë.

Sipas bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

?Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës  thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç,  ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga