194 viktima në ditë/ Vala e katër e COVID-19 godet rëndë Gjermaninë
Vala e katërt e coronavirusit po tregohet e pamëshirshme nda...
Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë euro – që është 17 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Për këto të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro – që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.
Por edhe Gjermania dërgon armë në vende të tilla. Gjatë mandatit të qeverisë federale ende në detyrë, Algjeria, Egjipti dhe Katari ishin ndër dhjetë blerësit më të rëndësishëm të armëve gjermane. Kështu thuhet në një përgjigje në pyetjen e partisë E Majta, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në verë të këtij viti. Egjipti akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ky vend është i përfshirë edhe në konflikte në rajon.
Lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ranë vazhdimisht midis vitit 2016 deri në 2018. Por më pas janë shënuar vlera rekorde të shitjeve të armëve prej më shumë se tetë miliardë euro në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2020 shitjet kanë rënë prapë me më shumë se një të katërtën.
Që nga viti 2014, qeveria ka raportuar dy herë në vit për lejet e saj për eksportin e armëve, me synim që të sigurohet një transparencë sa më e madhe. Shifrat më të rëndësishme të eksportit të armëve për muajt janar-qershor ishin publikuar paraprakisht nga Ministria e Ekonomisë në korrik. Ndërsa në raportin gjysmëvjetor tani futen edhe më shumë detaje mbi eksportet e industrisë së armëve.
Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes SPD, të Gjelbërve dhe FDP. “Qëllimi është që eksportet në vendet e treta të bëhen vetëm në raste të veçanta – veçanërisht kur bëhet fjalë për armët e luftës”, thotë ekspertja e ekologjistëve për armatime, Katja Keul për DPA. Të Gjelbrit kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Edhe SPD kërkon një ligj të tillë.
Ndërsa FDP, nga ana tjetër, është më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve. Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania./DW
Vala e katërt e coronavirusit po tregohet e pamëshirshme nda...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat ...
Një vaksinë universale, efikase dhe kundër varianteve të ard...
Në Rumani, Bullgari dhe Letoni është rënduar shumë gjendja p...
CDU ka vendosur hapat për të zgjedhur një kryetar të ri. 400...
Kancelarja Merkel, në një takim me kryesinë e Unionit Kristi...
Drejtori i CIA-s, William Burns, po zhvillon një vizitë të r...
Të paktën 19 persona u vranë dhe 43 u plagosën nga dy shpërt...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Afganistan. Një vajzë 9...
Prej shumë kohësh kanë nisur aludimet se gjendja shëndetësor...
Udhëheqësit botërorë Joe Biden, Boris Johnson, Angela Merkel...
Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të Maqedonisë së Ve...
Një grup të rinjsh në Beograd kanë hequr flamurin shqiptar n...
Sipas BBC, fëmijët nga mosha 12-15 vjeç në Britaninë e Madhe...
Kryetari i Bashkimit Demokratit për Integrim Ali Ahmeti, për...
Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka një pasuri prej 2...
Mediat sociale kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme, pas një...
Në samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë pre...
Mbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si...
Zhvillimet e së dielës në Shkup dhe dorëheqja e parevokueshm...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...