LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do ndodhë me “open Ballkan” pas ikjes së Zaev?/ Rama dhe Vuçiç vihen në “lëvizje”

1 Nëntor 2021, 13:53, Kosova & Bota CNA
Çfarë do ndodhë me “open Ballkan” pas ikjes së

Zhvillimet e së dielës në Shkup dhe dorëheqja e parevokueshme e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut vënë në pikëpyetje serioze të ardhmen e nismës ?Open Ballkan?.

Zaev, partia e të cilit pësoi një humbje turpëruese në zgjedhjet e fundit vendore u dorëhoq edhe nga kryetari i LSDM-së.

Ai mori përgjegjësinë për këtë humbje, por tha se LSDM do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke nënkuptuar se angazhimi e premtimet e bëra edhe në kuadër të ?Ballkanit të Hapur? do të mbeten.

Në datat 3 dhe 4 ishte parashikuar që në Beograd të zhvillohej takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativë të ‘Open Balkan’.

Por zhvillimet pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit Zaev, e ka vënë në pikëpyetje këtë takim.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri Rama janë takuar në Skoci ku po marrin pjesë në mbledhjen e OKB për Klimën.

Teksa kanë rikonfirmuar mbështetje të fortë për ?Open Balkan?, Vuçiç, Rama dhe presidenti i Maqedonisë Pendarovski kanë diskutuar se çdo të bëhet me takimin në Beograd .

Ndërsa ende nuk ka informacione se çfarë vendimi është marrë.

Lajmet e fundit nga