LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut/ 1.4 milionë qytetarë me të drejtë vote

31 Tetor 2021, 07:56, Kosova & Bota CNA
Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut/

Mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 44 komuna të Maqedonisë së Veriut.

Të drejtën e votës e kanë 1.353.990 votues që do të votojnë në 2481 vendvotime.

Në këtë raund të dytë zgjedhjesh votuesit zgjedhin mes dy kandidatëve që fituan më shumë vota në raundin e parë, shkruajne mediat vendase.

Në raundin e parë u zgjodhën kryetarët e 34 komunave, ku VMRO-DPMNE-ja fitoi postet e kryetarëve në 22 komuna, Lidhja Social Demokrate në 9 dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në 3 komuna. Maqedonia e Veriut ka në total 80 komuna,.

Në 2 komuna nuk do ketë votime sot sepse nuk është arritur censusi i daljes në raundin e parë (së paku një e treta e votuesve).

Raundi i dytë sot do të monitorohet nga 1598 vëzhgues, prej të cilëve 368 janë të huaj.

Lajmet e fundit nga