LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është gruaja e Mark Zuckerberg dhe roli i saj në jetën e miliarderit?

30 Tetor 2021, 18:05, Kosova & Bota CNA
Kush është gruaja e Mark Zuckerberg dhe roli i saj në jetën

Priscilla Chan është një filantrope amerikane e diplomuar për mjekësi nga Universiteti i Kalifornisë, e cila nuk ka parapëlqyer të dalë në media deri para pak kohësh, kur imazhi i bashkëshortit të saj ? Mark Zuckerberg ? u vu në shënjestër nga skandali i dokumenteve të klasifikuar, që u njoh si Facebook Papers.

Në fakt, Priscilla është njohur me Markun në Universitet dhe ajo tashmë është CEO e Chan Zuckerberg Initiative ? një kompani tek e cila ata thonë se kanë investuar 99% të pasurisë së tyre ? dhe që është e fokusuar tek fushat kërkimore në mjekësi.

Në fakt, Chan është shprehur dikur se qëllimi i kësaj iniciative është të gjendet kura e të gjithë sëmundjeve në botë, përgjithmonë.

Ambicioze, por Chan ka thënë se e shkuara dhe eksperienca e saj si një fëmijë refugjatësh nga Vietnami, kanë ndikuar në qasjen e saj ndaj jetës në përgjithësi dhe filantropisë.

Chan është vajza e emigrantëve vietnamezë, të cilët punonin 18 orë në ditë për t?i dhënë vajzës së tyre mundësinë për të përjetuar gjithçka që Amerika kishte për të ofruar përshi studimet e saj në Harvard.

Sidoqoftë, me daljen e Facebook Papers, duket sikur ajo që kishim dyshuar deri tani për Zuckerberg, mund të jetë e vërtetë.

Vajza adoleshente që pranojnë se Instagram ndikon tek ndjenjat e vetëvrasjes, çrregullimet në të ushqyer, depresioni dhe ankthi apo fakti që Zuckerberg ka qenë duke ndërtuar një version të Instagram për fëmijët nën 13 vjeç ? të quajtur Instagram Kids ? edhe pse shumë organizata janë ngritur kundër kësaj dhe vetë Chan është shprehur se fëmijët e saj nuk do të lejohen të kenë rrjete sociale para se të bëhen 16 vjeç.

Apo fakti që Instagram dhe Facebook kanë stimuluar algoritme që e bëjnë eksperiencën e përdoruesve më toksike, përfshi përdorimin e të dhënave personale pa autorizim.

Të gjitha këto nuk kanë marrë deri më sot asnjë përgjigje, nga çifti që po bën të pamundurën pas skandalit të fundit, për t?u paraqitur si familja perfekte amerikane, që bën një jetë të thjeshtë dhe jep 99% të pasurisë për të kuruar të gjithë sëmundjet e botës brenda 50 viteve të ardhshme./euronews

Lajmet e fundit nga