LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e anëtares së Parlamentit të BE/ “Nuk vaksinohem, më mbyllni edhe në burg, nuk jam derr për eksperiment”

31 Tetor 2021, 19:35, Kosova & Bota CNA
Thirrja e fortë e anëtares së Parlamentit të BE/ “Nuk

Anëtarja e Parlamentit të BE, Christine Margarete Anderson, në një konferencë për shtyp, ka përcjellë një mesazh të fortë për të gjithë njerëzit në botë, përsa i përket vaksinimit.

Në fjalimin e saj, Margarete Anderson është shprehur se është një qytetare e lirë dhe nëse një vaksinë nuk testohet dhe verifikohet, nuk e detyron dot askush që të vaksinohet.

Anëtarja e Parlamentit të BE, iu drejtua Komisionit Europian dhe qeverisë Gjermani, se askush nuk mund ta detyrojë të vaksinohet nëse ajo zgjedh të mos e bëjë vaksinën.

?Nuk është qëllimi ai që e bën një sistem shtypës. Ka të bëjë më shumë me metodat që zgjidhen të arrihet ky qëllim. Sa herë që një qeveri pretendon që po e bën këtë për interesin e popullit, duhet ta mendoni edhe një herë.

Në të gjithë historinë e njerëzimit, nuk ka patur kurrë një elitë politike të shqetësuar sinqerisht për mirëqënien e njerëzve të rregullt, gjë që na bën ne të mendojmë pse këtë herë duhet të përbëjë një ndryshim.

Nëse epoka e Iluminizimit ka sjellë ndonjë gjë, atëherë është kjo: “Asnjëherë mos e merrni si të mirëqenë atë që thotë një qeveri.”

Gjithnjë vini në dyshim atë që bën dhe jo një qeveri. Gjithmonë kërkoni për motive të fshehta dhe pyesni gjitmonë: ?Cila është e mira e gjithë kësaj? Kush përfiton?”

Sa herë që një elitë politike shtyn një axhendë kaq të vështirë, zhvat dhe manipulon për të arritur qëllimet e veta, të jeni të sigurt se nuk është përfitimi juaj ai që ata kanë në zemër.

Përsa më përket mua, nuk do të vaksinohem me asgjë që nuk është verifikuar apo testuar siç duhet dhe që nuk ka asnjë provë që tregon se përfitimiet tejakoljnë sëmundjen apo efektet afatgjata të mundshme, për të cilat ne sot nuk dimë asgjë.

Unë nuk do të shndërrohem në një derr për të eksperimentuar ilaçin, dhe nuk do të vaksinohem pse qeveria më thotë që duhet të vaksinohem dhe premton që në në shkëmbim do të më kthejë lirinë. Më lejoni t?iu bëj diçka të qartë: Askush nuk më garanton dot mua lirinë, sepse unë jam një njeri i lirë.

Kështu që unë i drejtohem Komisionit të Europës dhe qeverisë Gjermane. Më futni në burg, më kyçni dhe flakni tutje çelësin, sepse nuk do të mund të më detyroni të vaskinohem nëse unë si qytetar i lirë që jam, nuk zgjedh të vaksinohem?, thotë në fajlimin e saj, Christine Margarete Anderson./ CNA.al

Lajmet e fundit nga