LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitim Zekthi, një mashtrues

1 Nëntor 2021, 10:20, Politikë CNA
Fitim Zekthi, një mashtrues

Politika shqiptare ka pasur brenda të korruptuar, hajdutë, mashtruesa dhe kriminelë. Këta të fundit u larguan me ligj.

Tani së fundi ka edhe personazhe që pretendojnë se janë konservatorë, pro-amerikanë, gazetarë, analistë, dumbashistë, e të tjerë si këto. Filozofë, shkencëtarë, shpikësa, të cilët ?shkëlqejnë?, kryesisht në fushën e Lulzim Bashës, dhe një prej këtyre që spikat, sidomos në mënyrën e të artikuluarit dhe fjalëve të qarta e të ngadalta që thotë, ai është Fitim Zekthi.

Por, përtej faktit se pretendon se është një ?shkencëtar?, i një niveli global dhe një konservator që ia kalon edhe Margaret Thatcher, apo republikanëve të SHBA-së. Një njeri që pretendon se është një ?trumpist? i vërtetë, që në fakt po e mori vesh Trump, do heqë dorë nga konservatorizmi.

Por, fakti është se është dhe një mashtrues, i dënuar me vendim gjykate.

Këtë nuk e themi, as për ta sulmuar, as për ta akuzuar. Por, që opinioni publik të dijë se kur del Fitim Zekthi në ekran kemi përballë një mashtrues, i cili është dënuar me vendim gjykate, dhe më pas është amnistuar. Është dënuar, jo pak, por me gjashtë muaj burg.

CNA.al e ka sjellë më parë këtë fakt në vitin 2017, kur u kandidua për deputet. Sepse PD-ja kishte bërë një betejë. Ligji për dekriminalizmin. Dhe nuk mund të fuste në listat e saj një mashtrues. Në fakt kishte futur më shumë sesa një. Sepse nuk ishte vetëm Fitimi.

Emri i tij është Fitimtar, me emër mediatik Fitim, i dalë nga ?analet? e gazetarisë, me artikulimin e tij të qartë, ?të ëmbel dhe të bukur?, kohët e fundit po na tregon se çfarë duhet të bëjë politika shqiptare. Sa dhe si shqiptarët besojnë një të dënuar për mashtrues, me vendim gjykate, këtë duhet të presim dhe ta shohim.

Është bërë dhe anëtar i kryesisë së PD-së. Sa peshë politike ka brenda PD-së, kjo është dhe më qesharake. Sepse nëse do happen kutitë e votimit, të rinumërohen votat e Këshillit Kombëtar, mëgjithëse ishte dhënë një orientim nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, Fitimi nuk kishte marrë as 70 vota.

Por, kështu është e vërteta. Një i dënuar si mashtrues dhe jo larg në vitin 2006, sipas dhe deklaratës së tij në formularin e dekriminalizmit, është anëtar i kryesisë së PD-së. Sot është konservator, me parime dhe norma që askush tjetër nuk i del dot përpara. Është një artiklulues brilant që flet ëmbel dhe shtruar. Ta mbush mendjen për gjithçka thotë.

Patjetër, kështu thonë dhe për mashtruesit. Kur flasin ta bëjnë mendjen dhallë.

Gjithësesi Fitimi po del ?fitimtar?. Jo me demokratët, jo me Partinë Demokratike, por duke përfituar nga takimet me Lulin se janë të dy pothuajse në një profil. Luli është një mashtrues publik, i padënuar me vendim gjykate, ndërsa Fitimi është mashtrues i dënuar me vendim gjykate.

Por, ka një ndryshim, Lulin e ka në shkallë të parë, ndërsa vendimi i Fitimit ka kaluar në çdo shkallë dhe as amnistia se ka shpëtuar./CNA.al

Skandali/ Një i dënuar për mashtrim, në kryesinë e PD

Foto-Basha iu çon shkodranëve, të dënuarin për mashtrues

Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Lajmet e fundit nga