
Deputetët e PD pro bashkëqeverisjes
Parlamenti ka miratuar sot me 73 vota pro dhe 42 kundër, lig...
Presidenti Ilir Meta, dy vite më parë ishte njeriu që trazoi ujërat e politikës shqiptare, njeriu i cili në mënyrë të papërgjegjshme, duke provokuar edhe konflikt social, pra deri në përplasje të palëve politike shtyu datën e zgjedhjeve.
Ilir Meta, presidenti i zgjedhur nga rilindasit e Edi Ramës, pasi doli në opozitë në 2017, dy vite më pas po i shërbente në mënyrë të pandalshme opozitës. Megjithëse presidenti duhet të jetë mbi palët, ai u bë thuajse vegla kryesore e tentativës për një destabilitet politik në vend. Pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, opozita në atë kohë kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, megjithëse në muajin dhjetor të vitit 2018 palët politike ishin ulur me presidentin dhe kishin dhënë të gjithë dakordësinë për datën e zgjedhjeve dhe data 30 qershor ishte dekretuar me dakordësinë e Metës, Kryemadhit, Bashës dhe Ramës. Pra presidenti me gjithë faktorët politik në vend, përfshirë edhe disa parti të tjera të vogla.
Më pas ?çmendet? presidenti dhe thotë se në datën 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ato do të shtyhen sepse ka protesta nga opozita e cila ka djegur mandatet. Në fakt, djegien e mandateve nga opozita e kundërshtuan të gjithë. Shumica e njerëzve që të paktën e kuptonin se ç’do të thotë që një parti politike të dilte nga sistemi dhe të mos rezistonte për të luftuar në Parlament, pikërisht për atë fakt që ishte zgjedhur. Pa shkuar më tej tek protestat e dhunshme apo te gazi lotsjellës që hidhte Garda e Republikës për të mbrojtur institucionet.
Por protestat e demokratëve tregonin qëndresë. Në fakt, ndërkombëtarët, ata që sot Lulzim Basha i quan mbështetës, pra SHBA, në atë kohë i kërkonin kreut të PD të tërhiqej nga protestat e dhunshme dhe të mos bënte djegien e mandateve, si dhe të merrte pjesë në zgjedhjet lokale.
Por Basha vendosi të kundërtën, së bashku me Ilir Metën. Presidenti shtyu datën, ndërsa Luli deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. SHBA dhe ndërkombëtarët, pra partnerët europian deklaronin se zgjedhjet duhet të zhvilloheshin. Dhe zgjedhjet u zhvilluan.
PS garoi me disa parti të vogla në këto zgjedhje, përfshi Bindjen Demokratike që u krijua në ato momente, megjithëse starti i saj ishte më i vjetër dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në 30 qershor.
Në atë kohë, u ngrit alibia se në tetor do të bëheshin sërish zgjedhjet lokale, por kjo nuk ndodhi. Lulzim Basha e përdori si mashtim duke thënë se në pranverën e 2020 do të kishte zgjedhje të tjera lokale. Më pas, demokratëve u tha se do të kishte zgjedhje në vjeshtë. Kështu pretendonte edhe Ilir Meta.
Presidenti i Republikës thoshte se duhet të prisnin qëndrimin e Venecias, duhet të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në fakt erdhi vendimi nga Venecia, nga Gjykata Kushtetuese dhe vendimi është publik, rrëzohet shtyrja e datës së zgjedhjeve. Gjykata thotë qartë se Kushtetuta nuk njeh çdekretimin, por njeh vetëm dekretimin dhe presidenti Ilir Meta e kishte dekretuar më parë datën e zgjedhjeve. Pra nuk mund të ketë lojra, e dekretoj, e çdekretoj dhe më pas dekretoj një datë tjetër, pa hyrë tek palët politike, që japin në fillim konsensusin për datën e zgjedhjeve dhe më pas tërhiqen nga ato.
Lojra të tilla politike, skema për të pasur përplasje sociale dhe për të çuar në tek një palë politike ujë dhe për të dëmtuar palën tjetër, qofshin socialistët apo demokratët, mesa duket me këtë vendim morën fund.
Por ky vendim nxorri hapur në sy të opinionit publik shkeljet e Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, i cili ka një numër të caktuar përfaqësuesish në Gjykatë Kushtetuese të cilët janë zgjedhur prej tij dhe ata, disa prej tyre kanë votuar kundër , pasi nuk do të pranonin kurrësesi të ishin pjesë e çmendurisë të bërë nga ish presidenti dy vite më parë.
Sot është koha për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, për ta ndaluar atë të shkojë më në zyrë. Parlamenti e ka thënë të qartë: Presidenti është kapur në shkelje dhe sot i është konfirmuar zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese se e ka shkelur Kushtetutën dhe për shkelje të Kushtetutës ai është shkarkuar nga Parlamenti.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartazi se presidenti është shkarkuar dhe këtë, Parlamenti edhe pse mund ta ketë bërë për arsye politike, pra Komisioni Hetimor mund të ketë pasur probleme, sot Gjykata Kushtetuese na tregoi se ka një fakt dhe një provë pse duhet shkarkuar presidenti.
Fakti është sepse ai nxiti një konflikt social, duke qenë një president i zgjedhur për të qëndruar mbi palët, çdekretoi zgjedhjet kur në fakt nuk ka kompetencë, që do të thotë qartazi se tashmë në vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese do të presim vetëm konfirmimin e shkarkimit të Ilir Metës nga President i Republikës. Në fakt, asgjë nuk ngelet më për tu parë nga Ilir Meta, një president i turpshëm, i papërgjegjshëm që thjesht dhe vetëm u shërbeu palëve politike, egos së tij dhe nxitjes së konflikteve sociale në vend./CNA.al
Parlamenti ka miratuar sot me 73 vota pro dhe 42 kundër, lig...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ili...
PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashki...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot legjitimitetin e z\gjedhjeve...
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në ve...
Teksa komentoi situatën pandemike në vend, deputeti i PD, Tr...
Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro projektligjin për bas...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka dalë...
Me rastin e bisedimeve të sotme në kuadër të konsultimeve të...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ajo që dikur gjuante krye...
Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot ne Kuvend per Lig...
Pas konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin serb,...
Teksa komentoi nismën “Open Balkan” kryeministri Rama tha se...
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi, ka reagua...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka përcjellë një me...
Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Vuçiç dhe D...
Pr.ligji për “Bashkëqeverisjen” ka shkaktuar debate në Kuven...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar që t’i përgjig...
Kryeministri Edi Rama sërish sot ka tentuar të justifikohet,...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Mat. Mësohet se një...
Policia e Dhërmiut arrestoi 27-vjeçarin S.R. dhe 33-vjeçar...
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshm...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje të reja në lid...
Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekol...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Shumë refugjatë ukrainas ndjehen të izoluar dhe shihen me ...
Autoritetet kineze forcuar masat e sigurisë rreth sheshit ...
Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë ...
Tek një veprim i fortë politik siç është integrimi i gjith...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...