Connect with Us

Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën

Politikë

Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën

Publikuar

-

Mediat së fundmi kanë raportuar për një grup propagande jashtë zyrave të PD-së të koordinuar dhe drejtuar nga ish kryeredaktorja e “Opinionit” në Klan, Desada Metaj dhe një kompani izraelite e cila qendron në krah të Lulzim Bashës, por do të merret me imazhin e tij jashtë zyrave të PD dhe do të veprojë për të goditur kundërshtarët, për të përmirësuar imazhin, për të mbajtur kontaktet me mediat dhe për të ngritur në opinion publik perceptim pozitiv për kreun e Republikës së Re.

Në fakt në këtë grup siç raportohet nga Hashtag, janë katër persona përfshi edhe Desada Metajn që është një personazh i njohur me bëma, një tjetër emër është një sociolog Ergys Mërtiri, një profil i rremë në facebook Jozef Shvejk i quajtur Xhodi Hysa dhe i fundit por dhe më aktivi është Fitim (Fitmitar) Zekthi. Shpesh ai është shfaqur në “Opinion” në Klan atje ku ka drejtuar Desada, njihet me emrin Fitim por emri i tij i vërtetë është Fitmitar.

Një i vetëshpallur analist politik, i suportuar së fundmi shumë nga Desada Metaj dhe Lulzim Basha, ish kandidat për deputet në vitin 2017 në Belsh të Elbasanit, është një i dënuar për mashtrim.

Nuk është një lajm i ri që Fitimtar Zekthi është një mashtrues i dënuar, e reja është vetëm se mashtruesi do jetë në ekipin zyrtar të propagandës, pra do kemi ekip propagande me vendim gjykate si mashtrues.

Pra, imazhi i Lulzim Bashës do të ndërtohet, mbrohet me aksionet dhe veprimet e tij nga një mashtrues dhe ky i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por më pas kjo çështje është amnistuar, pra nuk ka kryer burg. Vendimi është marrë në kohën kur në pushtet ka qenë PD dhe ish kryeministër Sali Berisha në vitin 2006, pra me shumë gjasa shumica e Republikës së re dhe Lulzim Basha ka qenë në dijeni të këtij mashtruesi, por kanë zgjedhur ta kandidojnë për në kryesi ta kandidojnë për deputet dhe tani ta përdorin për imazh publik në mbrojtje të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Bledi Mane zbulon prapaskenat/ “Andi Bushati tradhëtoi Desadën”

Ky është nga ata kamikazët e Lulzim Bashës që thoshte se kriza duhej thelluar, se PD ishte në rrugën e drejtë kur braktisi parlamentin dhe hidhte zjarr e molotov, ishte njeriu që artikulonte se PD nuk duhet t’i dëgjonte ndërkombëtarët port ë vazhdonte fort kundër Edi Ramës. Sot, ka dalë dhe thotë të kundërtëtn, që PD është në rrugë të drejtë, që ka bërë marrëveshje, që është ulur në tryezë, që ka bërë pazarin eradhës me Edi Ramën. Ky që na thoshte Rama ik dhe s duhet të ketë tryezëmë Ramën e me Gjiknurin është nga ata që na mbron se duhet të rrimë në tavolinë me Gjiknurin.

Pra, zgjedhja e duhur e bërë nga Desada dhe Luli, dhe këtu janë për tu përgëzuar sesi mund t’i ofrojnë demokratëve dhe opinionit publik, atyre me dhe pa parti, një mashtrues të dënuar.
Më poshtë po sjellim deklarimin e tij të bërë në KQZ sepse vendimii gjykatës është bërë i ditur prej tij në formularin e dekriminalizimit, pra nuk e ka fshehur se është mashtrues. Ky është nga ata mashtruesit, që e pranojnë që është dënuar për mashtrim dhe tani ka marrë flamurin të mbrojë Lulzim bashën dhe të çojë përpara Republikën e Re të tij, këtë nën komandët e të madhërishmes Desada Metaj.

Më poshtë të gjitha dokumentat e deklaruara nga Fitimtar Zekthi pasi ky është emri i tij i vërtetë dhe i plotë në KQZ.

Dokumentat që tregohen me firmën e tij se ky është njeri i dënuar për mashtrim, tani do të jetë edhe grupi i propagandës të PD, me një mashtrues në staf por ky i fundit është një mashtrues i certifikuar./CNA.al

 

I dënuari për mashtrim/ Thellimi e zgjidh krizën

Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

Një i dënuar për mashtrim në Kryesinë e PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Beni

    18 Janar, 2020 at 10:27 pm

    Haha,Fitimi.Super katunar,ku perfundoi PD-ja.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Kokëdhima mbështet “Republikën e Re”/ Vetëm me këtë projekt mund të ecim përpara

LEXO EDHE:  Rama tallet me Bashën/ Ibsen Elezi: Me PD e vërtetë, as 6 muaj s'do kishte rezistuar

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Basha dhe Desada i rikthehen “dashurisë” të 15 viteve

LEXO EDHE:  Rama vijon propagandën/ Lëreni partinë, tërmeti nuk pyet, vjen e të merr

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Fotot-Si e ndryshoi politika deputetin e video-skandalit erotik

LEXO EDHE:  Bledi Mane zbulon prapaskenat/ “Andi Bushati tradhëtoi Desadën”

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE