LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrumbohet nga flakët banesa në Astir/ Humb jetën 69 vjeçarja

31 Tetor 2021, 13:07, Kronika CNA
Shkrumbohet nga flakët banesa në Astir/ Humb jetën 69

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka rënë në rrugën ?Loni Ligori? në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe.

Për pasojë e moshuara që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga