LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

38 vjeçari me probleme mendore kërcënon me pistoletë infermierin në spital

30 Tetor 2021, 08:29, Kronika CNA
38 vjeçari me probleme mendore kërcënon me pistoletë

Shtetasi, E.L, 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese një infermier në ambientet e spitalit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjatë kontrollit nga policia, janë sekuestruar 2 pistoleta njëra zhurmues dhe tjetra çakmak si dhe një sasi fishekësh.

?Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi  në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.

Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga