Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft.
Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i kompanisë Microsoft për vitin 2021 thotë se ?aktorët shtetërorë rus? janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve në botë, dhe se ata tani janë të suksesshëm në pothuajse çdo të tretën përpjekje.
“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin dixhital global”, thuhet në raport, duke paralajmëruar se aktorët kibernetikë rusë kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t?u përshtatur me ndryshimet në teknologji dhe për të përdorur metoda të publikuar në burime publike të informacionit. Kjo po i bënë gjithnjë e më të vështira përpjekjet “për t?i zbuluar ata.”
Microsoft gjithashtu tha se objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Ukraina dhe Britania, dhe se Moska tani po përqëndrohet më shumë në mbledhjen e informacioneve të zbulimit. Më shumë se gjysma e sulmeve kibernetike ruse tani vënë në shënjestër agjencitë e përfshira në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, nga vetëm 3% që ishte një vit më parë.
Sipas kompanisë Microsoft, pas Rusisë, numri më i madh i sulmeve kibernetike u realizuan nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina.
Objektivi kryesor i Koresë së Veriut ishin kompanitë e kriptomonedhave. Irani katërfishoi sulmet e tij ndaj Izraelit, ndërsa tensionet midis dy vendeve u rritën në mënyrë të vazhdueshme.
Kina gjithashtu ishte aktive, duke u përqëndruar në përpjekjet e saj kibernetike në mbledhjen e informacioneve të zbulimit.
Microsoft tha se një pjesë e madhe e përpjekjeve të Pekinit, përmes një aktori kërcënues të quajtur Chromium, u përqëndruan në mbledhjen e informacioneve sociale, ekonomike dhe politike në Indi, Malajzi, Mongoli, Pakistan dhe Tajlandë.
Një tjetër aktor kërcënues kinez, i njohur me emrin Nikel, i përqendroi përpjekjet e tij në ministritë e jashtme të vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Raporti tha gjithashtu se Koreja e Jugut, Turqia dhe Vietnami ishin gjithnjë e më aktive në hapësirën kibernetike, megjithëse vëllimi i sulmeve të kryera nga ato vende ishte shumë i vogël në krahasim me ato të Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës.
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë ndarë shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun në rritje nga sulmet kibernetike, veçanërisht nga vendet armike, nëjavët e fundit. Shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje për miratimin e një legjislacioni që do të kërkonte nga kompanitë private që të njoftonin qeverinë amerikane për rastet e sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të tyre.
“Unë mendoj se kemi arritur në një pikë, ku harku e krimeve kibernetike dhe kërcënimet kibernetike janë bërë vertëtë çështje urgjente”, tha Sekretari i Sigurisë, Alejandro Mayorkas në një konferencë virtuale mbi sigurinë kibernetike në fillim të kësaj jave. “Ne jemi optimistë se legjislacioni do të miratohet”, shtoi ai.
Duke folur në të njëjtën konferencë të enjten, Drejtorja e Agjencisë amerikane të Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, Jen Easterly tha se ndërsa shumë nga kërcënimet nuk janë të reja, ato mbeten shqetësuese, duke patur parasysh “sa të pambrojtura janë disa nga sektorët tanë të infrastrukturës kritike”./VOA
Ju mund të bllokoni bisedat tuaja në WhatsApp me gjurmë gish...
I njohur shkurt si LEO, ai u ndërtua nga pjesë të robotëve d...
Aplikacioni për mesazhe, Telegram, ka fituar rreth 70 milion...
Më shumë se 7 orë tre aplikacionet kryesore të komunikimit “...
Për më shumë se 6 orë “Whatsapp””Facebook” dhe “Instagram” k...
Tre aplikacionet më të përodrura në botë, kanë ndaluar së fu...
Tre aplikacionet më të përdorura nga miliona përdorues në të...
IPhone 13 sapo është prezantuar dhe ka filluar të shitet në...
WhatsApp ka bërë paralajmërimin e fortë. Aplikacioni nuk do ...
Thuaj lamtumirë ekraneve të thyer të telefonit! Shkencëtarët...
Nëse pas laçimit të Iphone 13 pro Max, menduat se çmimi isht...
Shkencëtarët në Japoni kanë krijuar një robot android me pam...
Kjo i jep më shumë kuptim shprehjes se gjërat më të çmuara v...
WhatsApp po u jep përdoruesve mundësinë për të kriptuar mesa...
Përdoruesit e WHATSAPP po paralajmërohen për një mashtrim ng...
Yutube po shton një mënyrë të re për abonentët që paguajnë t...
Një shpikje e re shumë interesante është kthyer në kryefjalë...
Së pari, mbani mend se ‘Pro Max” nuk është për të gjithë. Ap...
Sot pothuajse i gjithë njerëzimi është i përfshirë nga pasig...
TIKTOK -ut i është dashur të ndalojë një sfidë të bërë viral...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...