LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë fshihet pas rënies së tre aplikacioneve, WhatsApp, Instagram dhe Facebook?

4 Tetor 2021, 17:10, Tech CNA
Çfarë fshihet pas rënies së tre aplikacioneve, WhatsApp,

Tre aplikacionet më të përodrura në botë, kanë ndaluar së funksionuari për miliona përdorues.

Prej më shumë se një ore, përdoruesit e WhatsApp, Instagram dhe Facebook nuk po mund të logohen në llogaritë e tyre apo t?i përdorin ato.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet, regjistroi gati 80,000 raporte për WhatsApp dhe më shumë se 50,000 për Facebook.

Ne jemi të vetëdijshëm se përdoruesit kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“, kanë thënë për BBC, ekspertët e Facebook.

Ndër të tjera nuk është dhënë ende një arsye zyrtare për këtë ndërprerje të madhe të tre aplikacioneve.

Ekspertët e rrjetit online spekuluan se mund të përfshihet një gabim me DNS, ose sistemin e emrit të domain -it, për faqet e Facebook.

DNS shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, duke treguar shfletuesit e webit në sistemin kompjuterik i cili i shërben faqes së internetit që ata kërkojnë.

Çështjet e mëparshme me DNS çuan në ndërprerje në disa prej vendeve kryesore në fillim të këtij viti ./ CNA.al

Marrë nga BBC

Lajmet e fundit nga