LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festivali i Filmit Polak "Visua" mbërrin në Shqipëri/ Prodhimet kinematografike polake ju ftojnë në CINEPLEXX TEG

20 Shtator 2021, 13:24, Kulturë CNA
Festivali i Filmit Polak "Visua" mbërrin në Shqipëri/

Një program i larmishëm i pret shikuesit, përfshirë prodhimet më të fundit polake, të njohura nga publiku polak dhe i huaj. Do të shfaqim për ju vepra të reja kinematografike dhe debutime të shkëlqyera, fituese të çmimeve kinematografike nga regjisorë puna e të cilëve njihet dhe vlerësohet në Poloni dhe në gjithë botën. Hyrja në të gjitha shfaqjet është falas.

Emigrimi ekonomik, mungesa e stabilitetit financiar, indiferenca emocionale janë temat kryesore të prodhimit të dytë kinematografik me metrazh të gjatë të Piotr Domaleëski, të titulluar “Sa më larg nga këtu”. Megjithëse, është ky një film rrugëtimi në të cilin personazhi kryesor nga një qytet i vogël niset e vetme për në Irlandë, rrjedha kryesore e ngjarjeve përqendrohet në udhëtimin emocional të Olës. Prodhimi i ri kinematografik i regjisorit të “Natës së heshtur” u vlerësua me çmimin për regjisorin Polityka Passport, çmime për debutimin në aktrim, skenarin dhe muzikën e kompozuar nga Hania Rani në festivalin Gdyniës.

Repertori gjithashtu përfshin filmin e Maciej Pieprzyca, “Ikar. Legenda e Mietek Kosz”, i cili fitoi Luanët e Argjendtë dhe çmimin për rolin kryesor të Daëid Ogrodnik në Festivalin e 44-të të Filmit Polak në Gdynia, dhe gjithashtu triumfoi në Eagles 2020 në kategorinë: zëri më i mirë dhe  muzika  më e mirë.  Skenari është frymëzuar nga ngjarje të vërteta, historia e një pianisti virtuoz të xhazit – Mietek Kosz. Pianisti fitoi Festivalin prestigjioz të Xhazit Montreux. Pavarësisht kësaj, këtij gjeniu të ardhur nga  provinca polake, karriera mahnitëse nuk i sjell lumturi.

Gjatë festivalit, do të shihni filmin e fundit të animuar të Mariusz Ëilczy?ski “Vrite dhe ik nga ky qytet”, fitues i çmimit kryesor në vitin 2020 në Festivalin e 45 -të të Filmit Polak në Gdynia. Filmi u realizua për 14 vjet dhe është filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit. Historia e një heroi i cili, duke ikur dëshpërimit pas humbjes së të dashurve të tij, fshihet në një vend të sigurt kujtimesh, ku koha ndalet dhe të gjithë të dashurit e tij jetojnë. Me kalimin e viteve, qyteti zhvillohet në imagjinatën e tij. Një ditë, mbërrijnë heronj dhe idhuj të paftuar nga fëmijëria, të njohur nga letërsia dhe karikaturat, të cilët janë përjetësisht të rinj në mendjet e brezave të ardhshëm. Kur heroi ynë zbulon se të gjithë janë plakur dhe rinia e përjetshme nuk ekziston, ai vendos të kthehet në jetën reale.

“Supernova” e Bartosz Kruhlik është një dramë që dëshmon se ndonjëherë ngjarje të parëndësishme zbulojnë të vërtetën jo vetëm për veten, por edhe për vendin në të cilin jetojmë. Një nënë dhe dy fëmijë goditen nga një makinë qeveritare, në një rrugë pranë një fshati të vogël. Oficerët e zbatimit të ligjit duhet të merren me kaosin në rritje, e vërteta u del nga duart, ndërsa banorët mblidhen si dëshmitarë dhe akuzues.

Për dashamirët e filmave dokumentarë, kemi përgatitur diçka shumë të veçantë. Jola, protagonistja e “Mësime dashurie” nga Ma?gorzata Goliszeëska dhe Katarzyna Mateja, për vite bëri vetëm atë që të tjerët prisnin prej saj. Si nënë e gjashtë fëmijëve dhe gruaja e një burri abuziv, ajo do të bënte çdo ditë grimin, vishte rrobat e saj shumëngjyrëshe dhe hiqej sikur çdo gjë ishte në rregull.  Megjithatë, një ditë diçka thyhet brenda saj – Jola gjen forcën të lërë burrin e saj dhe të fillojë të jetojë jetën. Ajo takohet me mikeshat e saj, vallëzon në Café Smile, shkruan poezi dhe këngë. Këndon për dashurinë – diçka që e ka ëndërruar gjithmonë, por nuk e ka përjetuar kurrë. Papritur, ajo takon Vojtek, i cili e trajton atë si një mbretëreshë.  A do të jetë ajo në gjendje të hapet dhe të përqafojë dashurinë për herë të parë?

Përveç filmave artistikë, programi përfshin gjithashtu një bllok filmash me metrazh të shkurtër nga studentët e Studio Munk. Midis etydeve, të tilla si “Fundi i sezonit” nga Stanis?aë Cuske dhe “Ondyn” nga Tomasza ?liëi?skiego.

Të gjitha informacionet mund të gjenden në FB Polish Film Festival ?Vistula? dhe në Instagram vistula_festival. Ju ftojmë!/CNA.al

Lajmet e fundit nga