"Nuk kemi asnjë pikë takimi me Librazhdin"/ Qyetarët e Prrenjasit në protestë kundër planit për "Territorialen"
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...
Aktivitetet sportive janë ato që mbajnë gjallë të rinjtë të cilët nuk kërkojnë më të zhyten në teknologji, por duan adrenalinë dhe eksperienca të reja. Krahas sporteve malore si hiking, edhe sportet ujore janë tepër të vlerësuara dhe të zhvilluara në qytetin e Pogradecit. Bashkia është ajo që fokusin kryesor po e drejton tek jeta sportive për të gjithë të rinjtë, duke organizuar maratona mes këtyre të fundit.
Kjo e mërkurë i ka gjetur të rinjtë në një organizim në Pogradec, me aktivitete të ndryshme të sporteve ujore si Stand Up Paddle, Sup, Kajak etj. Këto janë konsideruar si disa nga llojet më të preferuara që ata zgjedhin për të kaluar një ditë ndryshe nga monotonia, dhe plot me emocione që mund ti falë liqeni.
Loridela Beqari, drejtoresha e turizmit në bashkinë e Pogradecit tregon për CNA.al rëndësinë e madhe që kane këto aktivitete për të apasionuarit ndaj sporteve ujore, duke theksuar faktin se të tilla aktivitete interesante do të zhvillohen çdo vit, si një risi për qytetin liqenor.
?Është një aktivitet që ne po mundohemi ta kthejmë në një traditë për qytetin e Pogradecit. Këto sporte kanë ekzistuar më parë, por ne po përpiqemi ti rikthejmë në një risi që të rinjtë të jenë sa më të shëndetshëm dhe pse jo, të eksplorojnë të gjitha atraksionet që ofron Pogradeci. Ne synojmë që me eksperiencat e krijuara në të tilla aktivitete, të konceptojmë maratona të ndryshme të kanotazhit, të cilat do të nxisnin konkurrencën e të rinjve në qytet.? ? shprehet Beqari.
Sporte të tilla të largojnë nga rutina e përditshmërisë, por ofrojnë edhe adrenalinë, kështu e përcaktojnë të rinjtë që ishin pjesë e këtij organizimi.
?Duke patur parasysh që është viti i dytë në qytetin e Pogradecit që na jepet mundësia të marrim pjesë në aktivitete të tilla të sporteve ujore, personalisht e shoh si një eksperiencë mjaftueshëm të bukur. Kjo për të vetmin fakt sepse më largon mua nga monotonia e ditëve të përditshme, pasi të rinjtë sot pothuajse gjithë kohën janë në rrjete sociale. Ky sport na jep atë mundësinë e madhe jo vetëm për të hequr dëshirën ndaj teknologjisë dhe telefonave, por nëpërmjet këtyre sporteve mund të shikojmë edhe bukuritë e rralla të liqenit në brendësi të tij.?-tregon Mateos Yskollari.
Një tjetër pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishte Joana Yskollari e cila me shumë kënaqësi na tregoi emocionet që përjetoi gjatë kësaj eksperience.
?Për një vajzë sportet ujore janë të vështira në pamje të parë, vajzat në fakt mund të bëjnë jo vetëm sportet ujore por edhe sporte të tjera akoma më mirë. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe aspak e vështirë. Mendoj se të gjithë të rinjtë duhet ta provojnë dhe ta shijojnë. E kjo më tepër gjatë sezonit të verës pasi shijojnë edhe ujin njëkohësisht dhe merren më aktivitete sportive. Ka shumë adrenalinë, të cilën e ndjeva kur u futëm pak më thellë në liqen. Dhe më kryesorja është që frika nuk duhet të mposhtë dëshirat e të rinjve për këto lloj sportesh ujore.? ? thotë Joana.
Promovimi që i bëhet këtyre organizimeve ka për qëllim jo vetëm përfshirjen e të rinjve në aktivitete, por edhe të afrojë sa më shumë turistë në sezonet turistike të çdo qyteti.
Pogradeci këtë vit ka shënuar një rritje të numrit të vizitorëve, të cilët nëpërmjet guidave të ndryshme kanë vizituar pikat më interesante të qytetit liqenor, duke filluar në brendësi të qytetit, e duke vazhduar me fshatrat turistikë afër tij, po ashtu edhe me zonat e thella malore që shfaqin një natyrë magjepsëse./CNA.al
Fundjava në një fshat çlodhës, larg zhurmës së qytetit, mund...
Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar një nga rilindasit, A...
Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëti...
Nëse doni të përballoni temperaturat e larta, Razma është nj...
Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. ...
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin...
Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të histor...
Julian BALAKam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut ...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në ...
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...