REPORTAZH-Shirokë, festa e Shën Rrokut/ Shkodranët “ndahen” me Liqenin
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, Robert Bisha, është rikthyer në qytetin e lindjes në Shkodër, ku përgjatë javës ka mbajtur një sërë koncertesh duke i përmbyllur me mbrëmjen e së dielës në Shirokë.
Koncerti është pjesë e projektit ?Rrugëtim On the Road? i pianistit shqiptar dhe Qendrës Rinore Arka në Shkodër. Të tri koncertet e tij janë zhvilluar në vende të veçanta duke dashur të përcjellë një mesazh edhe me përzgjedhjen e këtyre ndalesave, disa jo edhe aq shumë të zakonshme. Siparin e koncerteve Bisha e çeli në Rrëshen.
Pianist, improvizues, kompozitor dhe poliinstrumentist ku nëpërmjet artit të tij ai mblodhi qindra artdashës, në një vend ku nuk ka edhe aq shumë aktivitete kulturore të këtij lloji apo edhe ku problemet sociale nuk janë të vogla. Dhe si gjithmonë arti vetëm shëron.
Më pas artisti Bisha e zhvendosi koncertin e tij në vendlinje. Përzgjodhi fshatin e vogël Kukël të bashkisë Vau Dejës, aty ku ndodhet edhe qendra muzeale e shkrimtarit të madh shqiptar Ndre Mjeda. Një fshat i vogël por me një natyrë e ngjashme me filmat francez. Një parajsë plot gjelbërim dhe një qetësi absolute. Një vend plot shije por që mbart edhe një kulturë e histori të lashtë, jo më kot e përzgjodhi edhe i madhi Ndre Mjeda.
Tingujt e pianos së Robertit i dhanë një pamje tjetër Kuklit, ndërsa kishte përzgjedhur kompozime të veçanta të tij. Nisma e tij dhe e qendrës rinore Arka është rikthimi i spektatorit tek arti, por në një formë të veçantë, duke shkuar ata tek publiku e duke përzgjedhur vende ?periferike?. Jo më kot edhe kjo nismë mbante titullin ?Rrugëtimi?. Koordinatori i qendrës rinore Arka, Marjan Lukani, tregoi më shumë për nismën që kanë ndërmarrë.
?Dëshira ishte të fillonim me një piano e cila lëviz, shkon tek njerëzit. Shkon edhe tek ata njerëz që nuk ka shkuar kurrë. Ndaj menduam që të nisim me Rrëshenin, më pas nuk kishte si të mungonte vendlindja e Robertit, për ta përmbyllur me zonën turistike të Shirokës. Jemi të kënaqur nga reagimi juaj, dhe falenderoj artistin i cili u bë njësh me idenë tonë?.
Në vendlindjen e tij Roberti zgjodhi të sjellë një interpretim me çifteli, sepse jo më kot ai njihet edhe si artisti që eksperimenton me tingujt. Vetë artisti e quan privilegj rikthimin në vendlindje, ndërsa shpreson që ky rrugëtim të rikthehet në traditë.
?Për mua është e rëndësishme fakti që unë kam mundur që t?i shërbej kësaj zone nëpërmjet artit tim. Do doja shumë që të rikthehej në traditë, në mënyrë që unë një herë në vit të rikthehem tek bashkëqytetarët e mi?.
Shiroka ishte destinacioni i fundit i rrugëtimit të tij. Në të perënduar të diellit dhe flladin e liqenit, ai solli një mbrëmje të veçantë muzikore nën tingujt e pianos.
Artisti udhëton me muzikën e tij, duke e nisur nga Shkodra për t?u shtrirë tek pjesë muzikore të vendeve të ndryshme të botës, që ai i ka studiuar por edhe përpunuar. Liqeni i Shkodrës dhe zona turistike e Shirokës ngjante më bukur nën tingujt e pianos së artistit me famë botërore.
Robert Bisha është autori i muzikës për dokumentarin ?Anija?, fitues i çmimit të filmit David di Donatello. Ai ka bashkëpunuar me artistë të tillë si: Vinicio Capossela, Roy Paci, Michel Godard dhe ka luajtur në disa punëtori për Terry Riley.
Ai ka qenë disa herë mysafir i festivaleve puliane, përfshirë Notte della Taranta. Protagonist i disa festivaleve evropiane me projektin e fundit ?Frymë? (Respiro), një projekt transversal që bashkon gjuhët bashkëkohore të pianos personale me dinamikën nëntokësore të këndimit iso-polifonik shqiptar, një trashëgimi e Unesco-s?.
Rrugëtimi i tij mund të jetë vetëm një piknisje bashkëpunimi dhe rikthimi sa herë që spektatori ka mall për tingujt e tij.
Robert Bisha lindur në Vau e dejës (Shkodër) në vitin 1984. Pianist,improvizues kompozitor dhe poli instrumentist. Kritika e ka vlerësuar si improvizues i veçant, virtuoz i pianos. Zhvendoset në Itali ku kryen studimet dhe diplomohet në pianoforte. Nis karrierën e tij artistike duke propozuar kompozimet origjinale të tijat dhe duke kompozuar për kinema dhe teatër.
Fiton çmime të para, Premio Pertini, si kompozitor dhe ekzekutues. Për disa vite ka qenë pjesë e kompanisë teatrale eksperimentale Aion Teatër me bazë në Rome. Kompani në të cilën Robert Bisha kishte kryesisht rolin e kompozitorit. Ka përfaqësuar në disa raste Shqipërinë në skenat ndërkombëtare duke u bërë për elitat intelektuale të Evropës perëndimore shpesh herë një pike riferimi artistike.
Në Shqiperi është një figurë poliedrike që nuk ka ?ekzistuar? më parë dhe njëkohësisht e vështirë për ta kanalizuar vetëm në një zhanër muzikor. Kërkimet e tija muzikore gjejnë interes në shumë dimensione; duke u nisur nga mekanizmat bazike të folklorit deri tek linguazhet e muzikës bashkëkohore evropiane.
Në piano solo projekti i tij ‘Ritual Moods’ sjell elemente kompozitive nga më të ndryshmet duke i dhënë një identitet të fortë dhe unik dhe duke e veçuar atë. Elementet e eposit verior dhe ato jugor; Përkthimi i instrumentave të folklorit të instrumentin Piano; ritmet e pasura ballkanike, mesdhetare; janë vetëm disa nga elementet që Robert Bisha përpunon duke iu referuar folklorit të tokës së tij.
I pari që propozon një koncert tërësisht të improvizuar në historinë e Shqipërisë në Teatrin e operas dhe të baletit në Tiranë duke konsideruar improvizimin si kompozim istantan, i çastit. Dhunti kjo vetëm e improvizuesve të një niveli të lartë të perceptimit muzikor.
Përveç koncerteve në Evropën perëndimore rëndësi politike ndërgjegjësuese ka spostimi i tij për një koncert në Shkup ku, larg reflektorëve të mediave dhe të politikës vendim marrëse, përfaqëson Shqipërinë në festivalin ?White night Fest?. Po ashtu, në 2018 në festivalin me të rëndësishëm të shtetit fqinj Maqedonia e Veriut, Ohrido Leto është i pari kompozitor shqiptar që luan në piano solo me kompozime e tija, duke thyer kështu një rregull shume vjeçar që festivali mban.
Ka luajtur në skenat më të rëndësishme të Evropës si në festivalin Les nuits de fourvière Les në Lion të Francës. I ftuar në festivalin SponzFest të kantautorit më të rëndësishëm Italian Vinocio Capossela me të cilin edhe ka bashkëpunuar në skena të rëndësishme. Në workshop-et e tija që mban në konservatorët e Evropës shpesh ka përfaqësuar edhe traditën e kompozitorëve shqiptare.
Në drejtimin artistik të festivalit Fustanella Festival që mbahet çdo vit me bazament në Gjirokastër ka ftuar përkrah tij instrumentistë si Michel Godard, tubist i orkestres intercontemporaine të drejtuar nga Pierre Boulez. Aktualisht bashkëpunon me korin albanianIso-polyfonich choir me projektin ‘Frymë’ i cili konsiderohet nga kritika si një projekt krejtësisht i veçantë dhe origjinal.
“Muzika është kombinim tingujsh brenda shumë formave. Forma pasi gjindet duhet eliminuar për të ardhur tek tingulli në mënyre direkte. Njeriu ka nevojë për formën statike, fikse vetëm kur nuk është gjithnjë në kërkim të vetvetës ; kjo ndodh edhe kur format janë të shumta” deklaron Robert Bisha. Një frazë nga Robert Bisha është : “Il suono è, vive tra due silenzi” që do të thotë “Tingulli është, jeton midis dy heshtjeve”./ CNA.al
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tre...
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të...
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Data 10 Korrik 1914!Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...