LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-“Biblioteka në natyrë”/ Nisma frymëzuese e të rinjve Korçarë

31 Korrik 2021, 07:48, Kulturë CNA

?Biblioteka në natyrë? është nisma e disa të rinjve korçarë, që kanë sjellë një risi për qytetin e Korçës.

Pikërisht në Pazarin e Vjetër, aty ku bëhen bashkë qytetarët dhe vizitorët, u vendos një kënd librash që do të sjellë një frymë të re për adoleshentët, studentët dhe jo vetëm, me mesazhe që do të përcillen tek çdo njeri që do të marrë një libër pranë këtij këndi.

?Njerëz të vegjël së bashku mund të arrijnë gjëra të mëdha? është motoja nën të cilën katër të rinj, Dhimitri, Sofia, Gloria dhe Hrisa punuan për një periudhë 3 mujore për të sjellë më pranë të rinjve botën e librit.

Ky projekt social rinor ?Upshtift?, u mundësua nga UNICEF dhe Korça ishtë qyteti i parë dhe i vetëm deri më tani që ka finalizuar me sukses këtë projekt.

Gloria Andoni është njëra prej anëtareve të grupit e cila me shumë kënaqësi na ka treguar se ku e ka krijuar idenë për të sjellë një bibliotekë në qendër të Pazarit të Vjetër.

?Një ditë ishim mbledhur bashkë si grup, jemi 4 veta dhe e kemi quajtur grupin Minions, dhe kemi parë që të gjithë bashkëmoshatarët tanë ishin të fokusuar në telefonat e tyre. Duke qenë se ne jemi lexues shumë aktivë, po mendonim PSE adoleshentët janë larguar nga librat, dhe menduam për të sjellë projektin tonë që të nxisnim leximin tek të rinjtë. Është një bibliotekë që do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës, dhe këtu njerëzit mund të marrin  një libër për të lexuar e në vend të tij të lenë një libër tjetër. Shpresojmë që ky projekt të zhvillohet edhe në qytete të tjera pasi është një risi që do të afrojë këdo me librin,? ? shprehet Gloria.

Një tjetër themelues i këtij projekti është edhe Kushtrim Shala, i cili me anë të Qendrës Laboratorike të Inovacionit ICTSlab, ka qenë një nga institucionet që janë bërë pjesë e finalizimit të këtij projekti.

Në fjalën e tij, ai ka treguar se ka qënë një kënaqësi bashkëpunimi mes UNICEF dhe Ambasadës Holandeze dhe Angleze, për të sjellë këtë projekt risi për të rinjtë korçarë.

?Pjesëtarët e grupit Minions kanë punuar me shumë pasion për të sjellë një kontribut social, një problem komunitar që e kanë parë të gjithë, pra mungesën e leximit nga nxënësit e të rinjtë.

Kjo është një risi pasi biblioteka do të jetë pa recepsion, pa çelës, pra do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Korçës dhe turistët që do të vizitojnë këtë qytet.

Ata mund ta marrin një libër dhe ta shkëmbejnë me një libër tjetër të sjellë prej tyre. Kushti I vetëm është që ata duhet të shkruajnë një mesazh për lexuesin pasardhës. Kjo gjë do të realizohet me disa tickets të gatshme që mezashin ta shkruajnë e ta vendosin brenda librit dhe kjo do të shërbejë si një motivim për lexuesit e ardhshëm,? ? tregon Shala.

Krahas të rinjve që vendosën të bëheshin pjesë e këtij inagurimi, mes tyre kanë marrë pjesë edhe mësues të shkollave të ndryshme të qytetit, si edhe të apasionuarit pas librave.

Njëra prej mësueseve që shkëmbeu një libër në këtë bibliotekë ka dhënë një mesazh të fortë për të rinjtë.

?Ngritja e një biblioteke në natyrë është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë të rinjtë sot. Marrja dhe dorëzimi I një libri është pasurimi I bibliotekës. Unë mora një për ta lexuar dhe këtë punë do ta vazhdoj derisa të jetë hapur biblioteka. Mesazhi im për të rinjtë : Lexoni sa më shumë! Një libër është një dritare për jetën, një botë më vete. Kush nuk lexon e ka të varfër botën e brendshme,? ? thotë mësuese Liljana.

Libri e ka humbur ?vlerën? viteve të fundit, pasi të rinjtë janë fokusuar drejt teknologjisë, telefonave e kompjuterave, duke lënë pas një tjetër lloj argëtimi shpirtëror siç është leximi i një libri.

Ai të ofron një tjetër mënyrë të të shikuarit të gjërave në jetë, një mënyrë tjetër të përjetimit të ngjarjeve, dhe të bën akoma më të përgatitur për të përballuar situatat që mund të sjellë jeta.

Ndaj dhe thirrja jonë për gjithë të rinjtë është ?Mos hiqni dorë nga librat. Jeta është shumë më e bukur me to!? /CNA.al

Lajmet e fundit nga