Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxha, i riu piktor dhe karikaturist, mjaft i veçantë për Korçën, e mbase nga mbiemri të gjithëve do t?u duket i njohur. Ardi është djali i piktorit të njohur korçar Roland Karanxha, por që në stilin profesional nuk janë aspak të ngjashëm si babë e bir. Ai është 33 vjeç, dhe ka studiuar pranë liceut artistik ?Tefta Tashko Koço? në degën e pikturës, më konkretisht në vitin 2006, kur pas përfundimit të studimeve në lice ka vazhduar studimet e larta në degën e Filozofisë dhe Historisë.
E pyetja që na vjen natyrshëm në mendje është pse pikërisht në një degë ndryshe nga arti? Ardi përgjigjet kështu : ?E shikoja zgjedhjen e këtyre degëve si një formë plotësuese në planin intelektual, i ndihmuar edhe nga fakti që ndërkohë që studioja, punoja paralelisht në atelienë e babait tim. Nga arti nuk heq dorë kurrë, por edhe filozofia është pjesë e tij, ndaj të dyja degët janë të ndërthurrura me njëra tjetrën.?
Arti i pikturës kërkon një talent të lindur tek çdo njeri, e këtë talent Ardi e kuptoi që në moshën 5 vjeçare, kur piktura u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.
?Duhet të kem qenë rreth 5 vjeç kur realizova portretin e gjyshit tim, duke kapur një pjesë të tipareve të tij. Kuptohet për aq mundësi teknike sa zotëroja në atë moshë. Zhgaravisja edhe përpara kësaj moshe si të gjithë fëmijët, por do evidentoja momentin e mësipërm si atë që më ndërgjegjësoi mua dhe të afërmit e mi për një lloj talenti të mundshëm në fushën e vizatimit. A ka qenë babai im shtysë për mua? Babai im në fakt është një tip jashtëzakonisht liberal dhe nuk ka tentuar kurrë të më imponojë apo orientojë të ardhmen time, por njëkohësisht ai ka qenë gjithmonë present për të më ndihmuar në planin teknik dhe profesional kur e ka vërejtur vullnetin tim për të ndjekur këtë rrugë. Karakteri liberal I babait tim vihet re edhe në faktin se mëgjithëse ai ka qenë mentori im për gjatë gjithë jetës, influenca dhe ngjashmëria e stilit të tij me timin është thuajse zero.? ? tregon Ardi duke kujtuar me nostalgji fëmijërinë e tij të ndryshme nga fëmijët e tjerë.
Gjatë bisedës me Ardin, e pyesim me shumë kureshtje se sa vite ka tashmë që nuk i ndahet pikturës, dhe normalisht duam të dijmë edhe pikturat që ai i veçon nga të tjerat në bazë të vështirësisë apo kohës që marrin deri në realizimin përfundimtar. Duke qeshur ai thotë se ka filluar të pikturojë që në momentin që në dorën e tij u gjend lapsi i parë.
?Përtej shakasë, gjithmonë e mbaj mend veten time duke zhgaravitur apo vizatuar diçka, diku, që nga muret e shtëpisë te librat e shkollës, telajot dhe për t’iu rikthyer mureve po kësaj here në formë më të organizuar. Më pëlqejnë më tepër tematikat që komunikojnë diçka përveç shkaktimit të një ndjenje. Nuk parapëlqej të punoj natyra të qeta ose peisazhe. Piktura ime zakonisht orientohet më tepër rreth tematikave simbolike ose portreteve dhe mimikës së tyre si një formë e shfaqjes së shpirtit . Gjithsesi kjo është një zgjedhje personale që varet nga secili artist, nuk ka të vërtetë apo të gabuar në të. Nuk besoj se pikturat mund të ndahen në të vështira dhe të lehta, por më tepër në vepra që të frymëzojnë më tepër dhe më pak. Të parat, sado të jenë të ngarkuara me detaje dhe të kërkojnë një përsosmëri teknike janë më të thjeshta pasi rëshqasin mbi dallgën e frymëzimit, e cila e bën gjithçka më të thjeshtë. Të dytat, ose veprat ku gjendesh më pak i frymëzuar kërkojnë një dozë më të lartë vullneti për t’u realizuar pashkas se teknikisht mund të jenë më të thjeshta.? ? shprehet Karanxha.
Ardi është i vetmi artist korçar që krahas pikturës, ka treguar talentin e tij të veçantë edhe në karikaturë. Një lloj tjetër arti që nxjerr në pah edhe mënyrën që ai i sheh personazhet, duke u vendosur nota humoristike, gjë që e bën shumë interesant artin e karikaturës në duart e artistit korçar.
?Perfeksionimi im në gjininë e karikaturës ka qene rastesor. Fillimisht duke dashur të kthej në sa më humoristike tiparet e një shokut tim të ngushtë, i ekzagjerova ato dhe feedback-u i personave që e panë ishte shumë pozitiv. Në hapat e para e mora lehtësisht dhe në formë humoristike këtë gjini, por me kalimin e kohës fillova ta perfeksionoj dhe t’i vesh asaj një trajtë më të thellë dhe komunikative. Karikatura përfaqëson një nga format më të vështira të artit pasi veç zotërimit të aftësisë për të kapur tiparet e një portreti ti duhet dhe të fitosh aftësinë për të luajtur, imagjinuar dhe krijuar mbi to duke i deformuar, theksuar apo nënvlerësuar. Kam realizuar dy ekspozita në gjininë e karikaturës, një në ambient privat dhe tjetrën në ambientet e Shkollës së Parë Shqipe. Përshtypjet janë të formave dhe natyrave të ndryshme. Gjithsecili ka një mekanizëm krejt origjinal perceptues që filtron sipas mënyrës së vet atë që sheh ose kupton nga vepra. Ka pasur një pjesë shikuesish që kanë theksuar trajtën humoristike të veprave, një pjesë janë fokusuar tek mesazhet dhe simbolet që kanë evidentuar tek punimet e mija, ashtu si dhe një pjesë që ka pasur si fokus tiparet teknike të realizimit.? ? tregon më tej Ardi.
Ndërsa e pyesim lidhur me vëmendjen që po merr arti i pikturës ditët e sotme, dhe me të rinjtë që mbase mund ta kenë lënë pas dore përfshirjen e tyre në art, Ardi shprehet se dëshira për të vizatuar apo pikturuar, lind me njeriun dhe me të do të vdesë. E mesazhi i tij për këta të rinj është pikërisht pak më poshtë.
?Piktura dhe nëngjinitë e saj nuk besoj se janë të rrezikuara të zhduken, ato thjesht sot kanë marrë trajta të reja dhe i janë përshtatur ndryshimeve të kohës dhe teknologjisë. Ka një përhapje shumë të madhe të artit urban dhe pikturave murale në qendra të banuara apo objekte banimi ashtu si dhe të artit dixhital (sidomos në gjininë e karikaturës) . Unë nuk jam askushi për të dhënë mesazhe, por mund të them që do doja ta jetoja pjesën tjetër të jetës sime në një botë ku të rinjtë shprehin, mendohen dhe konsumojnë energjitë e tyre në gjëra më me thelb dhe me peshë se thjesht shfaqja e formave të trupit të tyre. Arti është një mjet shumë i fuqishëm nëse përdoret në mënyrën e duhur dhe rrjetet sociale mund të jenë arena ideale e përhapjes së tij.?
Me siguri që të gjithë mezi po prisni të shihni punimet e Ardi Karanxhës, dhe këtë gjë ai na e bëri të mundur nëpërmjet fotove të pikturave dhe karikaturave të realizuara kohët e fundit nga artisti korçar. Ju ftojmë ti shihni në galerinë më poshtë.
Kontakt Ardi Karanxha 0683012234/CNA.al
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit ...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli B...
Nga Skender DemolliIku dhe Vladimir Toroveci, te limani i pë...
Jonuz Delaj është lahutari më i rrallë në Malësinë e Madhe....
Në qershor të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë Haxhi M...
Tatuazhet janë një lloj arti që vitet e fundit është kthyer ...
Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qy...
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku ...
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të ...
“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëviz...
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka shprehur ngushël...
I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...