Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku do ta kalojmë atë, me familjen, por edhe me shoqërinë.
Korça mbetet top destinacioni i fundjavës, për të gjithë që kërkojnë një vend malor dhe ndryshe nga ditët në bregdet.
Ne sot do t’u sugjerojmë ku të qëndroni për një ditë të këndshme në qytetin juglindor që ofron shumë atraksione turistike për pushuesit.
“Vila Ekrem” është risia e këtij viti në Korçë, me një vendndodhje shumë favorizuese e lehtësisht të dallueshme, me një arredim fantastik deri në detaj, e me një shërbim cilësor që do t’iu bëjë të riktheheni sërish.
Ky hotel u inagurua në datën 24 Dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht data që përkon me Krishtlindjen dhe që priti dhjetra turistë që iu drejtuan Korçës për festime.
Ndërtesa e cila u vendos të kthehej në hotel, bar e restorant, është tepër e vjetër, gati 100 vjeçare, dhe sapo e shohim, vemë re që e gjitha është e përbërë nga guri.
Për të ruajtur vlerën arkitekturore dhe traditën korçare, ky hotel në vetvete mbart një ndërthurrje të tradicionales me modernen dhe vjen si një risi për qytetin.
Ai që mbizotëron në arredim është pikërisht druri që ze pjesën më të madhe të dyerve dhe dritareve karakteristike, por edhe kangjëllat që të shoqërojnë prej hyrjes në oborrin e hotelit e deri brenda në bar.
Me një stil shumë të veçantë janë krijuar edhe dhomat e hotelit, përkatësisht 9 të tilla, ku mund të gjejmë 7 dhoma dopio dhe 1 suitë moderne, të mobiluara dhe stiluara nga një arkitekt grek.
Thuajse të gjitha dhomat kanë një ballkon të vogël ku mund të konsumohet kafeja e mëngjesit pas zgjimit, dhe ku mund të shijohet ajri i pastër, natyra dhe pamja e rrugës kryesore të qytetit me ndërtesa karakteristike përreth.
Në hotel mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta, e bardha e tavaneve me shumëllojshmëri formash e modelesh, që i japin më shumë hijeshi ambjentit, por edhe ngjyra e kaftë e gurëve dhe pllakave që të përcjellin stilin tradicional të ndërtesës shumëvjeçare.
Vila Ekrem ofron për të gjithë vizitorët, krahas ambjentit çlodhës, edhe një risi në gatime.
Fillimisht, gatimet tradicionale zënë një pjesë të menusë, gatime të cilat nuk mund të mos mungonin në restorant dhe që janë të shumëllojshme.
Lakrori, petullat, qoftet e Korçës, lepuri i egër por edhe mishi i sorkadhes janë më të kërkuarat nga vizitorët që zgjedhin qytetin për fundjavë.
Në menu nuk mungon as kuzhina mesdhetare me një sërë prodhimesh deti që rrallë herë mund ti gjejmë në qytet, përmendim këtu oktapodin, karkalecat, aragostën dhe gaforren që ashtu si i quajnë korçarët janë “taze” (të freskëta).
E ajo që mbetet risi për këtë hotel, dhe që smund të gjendet në asnjë restorant në të gjithë qytetin, është “Sushi Tomahawk”, një gatim tradicional japonez që përbëhet nga orizi, peshku e perimet.
Ndërsa për sa i përket pijeve, në restorantin e Vilës Ekrem mund të gjejmë një seri të verërave të ndryshme, rreth 90 lloje që i përkasin viteve të ndryshme dhe që e bëjnë akoma më cilësore si pije.
Turistët shqiptarë janë ata që e vizitojnë më së shumti Korçën në këtë sezon turistik, dhe normalisht zgjedhin të qëndrojnë pranë Vilës Ekrem.
Për këtë sezon, stafi i hotelit ka menduar që çmimin e dhomave ta vendosë të njëjtë përgjatë muajve të verës. Nëse në ditë të zakonshme apo gjatë festave, dhomat varionin nga 70€ -100€, këtë verë çdo dhomë do të kushtojë 50€.
Vizitorët janë më së shumti nga Shqipëria, përfshirë qytete si Tirana, Shkodra, Vlora por edhe Kukësi.
Por nuk mungojnë as turistët kosovarë dhe ata nga Maqedonia që për çdo festë i drejtohen qytetit juglindor për të kaluar një apo 2 ditë të këndshme me familjen dhe shoqërinë.
E ndërsa në restorantin e hotelit organizohen darka të ndryshme, me muzikë live nga këngëtarë korçarë të ftuar, këtu mund të shijoni gatimet por edhe serenatat korçare që pëlqehen aq shumë në Shqipëri./CNA.al
Adresa : Bulevardi Republika, Korçë
Numër kontakti : 0677387116
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të ...
“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëviz...
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka shprehur ngushël...
I ka bashkuar i njëjti pasion, por edhe misioni që ka qendra...
Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineast...
Në Shkodër përfundoi edicioni i 59-të i Festivalit Mbarëkom...
18 fëmijë janë ngjitur të shtunën në skenën e Festivalit Mba...
Ky është Paulin Ndoj. Ai u kthye nga Greqia 12 vite më parë....
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga vlerat e qyt...
Në këtë reportazh po ndalemi në qytetin verior, Pukë. Vetëm ...
Dritan Onjea, është 50 vjeçari artizan që vjen nga Saranda n...
Malësia e Madhe mban peshën kryesore të prodhimit të bimëve ...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por m...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bi...
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Me kalanë, muzeun e famshëm dhe historinë e lavdishme të Gje...
Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...