Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Miron Çako ? Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës
Dy protokorifenjtë të parët e apostujve, Kisha Orthodhokse i kremton më 29 Qershor.
Të kremtet e këtyre apostujve janë kombinuar në një, për shkak të traditës së vjetër së krishterë që të dy kryeapostujt u martirizuan në Romë në të njejtën ditë.
Nuk kemi informacion të saktë për aktivitetin e apostull Pjetrit dhe apostull Pavlit pas periudhës që është përshkruar në Librin e Akteve të Apostujve me autor apostull Luka. Qëndrimi dhe vdekja e tyre në Romë nuk është një çështje e dogmës së krishterimit, por e historisë.
Në shek. IV e kremtja e apostull Pjetrit (Petros) dhe Palit (Pavlit) kremtohej më 29 qershor në Romë, në të kundërtën Kostandinopoja ?Roma e Re? dhe lindja e kremtonte më 28 dhjetor por tradita romake u përgjithësua me kalimin e kohës dhe më 29 qershor e gjithë bota e krishterë feston martirizimin e dy protokorifejve, të parët midis apostujve.
Ekziston një lidhje shpirtërore midis kësaj te kremteje të apostujve dhe asaj të Pentikostisë, sepse vetë dëshmia e apostujve është fryt i Shpirtit të Shenjtë që u dërgua tek ata në ditën e Pentikostisë,(Veprat e Apostujve 2) prandaj nderimi i tyre fillimisht kremtohej të dielën pas Pendikostisë ditën që kremtohen gjithë shenjtorët por më vonë u bë një e kremte e veçantë.
Në ciklin liturgjik të festave të Kishës Orthodhokse rëndësia e të kremtes së Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit bazohet në faktin edhe të mbajtes së kreshmëve që i përgatit besimtarët për këtë të kremte. Kjo periudhë kreshme praktikisht e lehtë fillon të hënën mbas të kremtes së Gjithë Shenjtorëve dhe perfundon më 29 qershor, prandaj është e lëvizshme sipas datës së Pashkës.
Kisha në këtë ditë këndon: “Le te lartësojmë Petron dhe Pavlin, këto dy drita të mëdha të Kishës që ndriçojnë në lartësinë e besimit”
Zoti tha për apostull Petron :”Dhe unë po të them gjithashu se ti je Petro-gur- dhe mbi këtë shkemb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë” (Mateu 16:18)
Të gjithë e dimë se rreth ketij vargu ka patur me shumë debat se pothuajse të çdo varg tjetër në Ungjill.
Kjo pjesë siç dihet pati interpretime te ndryshme nga të tre rrymat e mëdha të krishterimit.
Kisha e Romës thotë se me këto fjalë që Krishti iu drejtua apostull Pjetrit, i caktoi atij një rol të posaçëm të përfaqësimit të tij në mbarë kishën e krishterë, duke e cilësuar si gur themelor të saj dhe meqënëse Kisha e Romës është themeluar nga apostull Pjetri, këtë rol parësor absolut duhet ta ketë ai mbi tërë Kishën Katholike Apostolike. Në këtë interpretim që është i pa pranuar për Kishën Orthodhokse të Lindjes është mbështetur në Kishën Romane Katolike dogma e “primatit papal”.
Kishat Protestante shprehen krejtësisht me argumente të ndryshme kundër një interpretimi te tillë. Disa teologë të tyre madje insistojnë se apostull Pjetri nuk ka qënë fare në Romë dhe Kisha e Romës është organizuar prej apostull Pavlit.
Kisha Orthodhokse interpretimin e Kishës Romano Katolike se emri i apostull Pjetrit përbën ?gurin? mbi të cilin do ndërtohej Kisha nuk e quan të drejtë, sepse guri themel i kishës dhe i kryes së vendit në mënyrë krejt personale dhe të pa trashëgueshme është vetë Zoti ynë Jisu Krisht, për të cilin apostull Pavli thotë: “Asnjë nuk mund të vërë themel tjetër veç atij që është vendosur i cili eshtë Jisu Krishti (I Kor. 3:11).
Fraza e Mateut mbi këtë shkëmb do të ndërtoj kishën time, duhet kuptuar ashtu siç e pranon dhe Shën Joan Gojarti: ?fjalët i referohen pohimit të Pjetrit për Jisu Krishtin, pra që: ?Ti je Krishti Biri i Perendisë së gjallë?, kjo përbën pohimin themelor dogmatik të Kishës Apostolike. Petroja është një gur i parë i vendosur mbi shkëmbin (Krishtin)?
Vetë apostull Petro nuk tha asnjëherë për vetveten së ai është themeli i Kishës Apostolike, përkundrazi dy herë ai i referohet Krishtit si gur dhe thotë për Jisuin : “Ky është guri që ju ndërtuesit e hodhët poshtë dhe u bë guri i qoshes” po ashtu në letrën e tij të dytë thotë: “duke iu afruar atij, si te guri i gjallë i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë, edhe ju si gur të gjallë ndërtoheni për të qënë një shtëpi frymore, një priftëri e shenjtë për të afruar flijime frymore që i pëlqejnë Perendisë me anë të Jisu Krishtit sepse në shkrimet lexohet : “ja unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak, sepse për ju që besoni Ai është i çmuar, por për ata të pabindurit guri që u hoq mënjanë nga ndërtuesit u bë guri i qoshes, gur pengesë dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen” (2 Pj. 4:8)
Po kështu dhe fraza tjetër e Mateut që i drejtohet po apostull Pjetrit: ?ty do të jap kyqet e parajsës, atë që do të lidhesh mbi dhe do të jetë e lidhur në qiell?, në fakt u referohet të gjithë apostujve që u pyetën dhe në emër të të tyre u përgjigj Pjetri. Më vonë vetë Krishti i ngjallur i shfaqet të gjthë apostujve edhe u jep të njëjtin autoritet si apostull Petros: ?pastaj Jisui u tha atyre përsëri “paqja me ju”. Ashtu si me ka dërguar mua Ati ashtu po ju dërgoj ju, dhe si tha këto fjalë hukati mbi ta dhe tha, merrni Frymën e Shenjtë, kujt do t’i falni mëkatet do t’i jenë falur, kujt do t’ia mbani do t’i jenë mbajtur. (Joani 20:23)
Në këtë shfaqje ngjallësore, Zoti iu jep apostujve, të njëjtën gjë që i dha apostull Pjetrit, çelësat e Mbretërisë dmth administrimin e Hirit të Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet mistereve të Kishës Apostolike për shpëtimin e njerëzve që do besojnë nëpërmjet tyre tek Krishti. Kjo tregon se apostujt ishin të barabartë në funksionin e tyre, dhe apostull Petro nuk kishte diçka që nuk e kishin të tjerët.
Të 12 apostujt u zgjodhën nga Jisui gjatë jetës tokësore, por Pavli u zgjodh nga Krishti i ngjallur dhe i lavdëruar . ( Veprat e Apostujve 9 3-6) Ai u thirr nga Zoti Krisht i lavdëruar i cili i tha: ‘të kam zgjedhur dritë për kombet, që të jesh ti për shpëtimin, deri në anët e dheut”.(Veprat e Apostujve 13:47)
Disa të krishterë eterodoks ( jo orthodhoks) mendojnë se ata mund t’i afrohen Perëndisë me anën e Krishtit vetëm dhe jo nga një religjion i organizuar pra nga Kisha Katholike, Apostolike, Orthodhokse, që është një dhe e vetmja kishë e vërtetë.
Zoti nuk e lejoi Saulin të ushqehej nga iluzione të tilla. Kështu Sauli nuk do te jetë kurrë në gjendje të thotë që u afrua te Perëndia nga Krishti vetë dhe jo nga Kisha e organizuar.
Në të vërtetë pasi Jisui e identifikoi veten te Sauli që po ecte kryelartë të arestonte të krishterët e Damaskut , ashtu si na thuhet tek Libri Veprat e Apostujve:? Por ndodhi ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe si u rrëzua përtokë dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul përse më përndjek?Dhe ai tha: Kush je Zot? Dhe Zoti tha: Unë jam Jisui që ti e përndjek,është e rëndë për ty të godasësh me shkelma kundër gjembave.
Krishti nuk i dha asnjë udhëzim të mëtejshëm atij. Kur Sauli e pyeti atë : ?Zot çfarë dëshiron që unë të bëj?? Jisui e dërgoi atë të kërkonte të njëjtën gjë te Kisha: “Çohu dhe hyr në qytet dhe do të thuhet ç’duhet te bësh”?
Ishte Anania një nga të 70 dishepujt i dha atij shpëtimin me anë të Misterit të Pagëzimit dhe dhuratën e Shpirtit të Shenjtë duke shtrirë duart mbi të.(Vepra e Apostujve 9. 17 -18)
Duhet thënë se apostull Pavlit pikërisht në çastin e kthimit nuk iu lejua te bashkëpunonte me Jisuin vetëm per vetëm. Kontura dhe forma e pendimit të tij, duhej të përcaktohej nga një religjion i organizuar, dmth nga Kisha Apostolike. Pavil nuk mund të kishte marëdhënie me Jisui si Zot dhe Shpëtimtar vetëm nëpërmjet bindjes në doktrinë, disiplinë dhe adhurim sakramental në jetën e përbashkët të Kishës. Ai nuk mund të kishte një marrëdhënie personale me Krishtin me termat e veta, i ndarë nga Kisha. Ai ishte i detyruar më tepër i përulur për ta nënshtruar zemrën dhe ndërgjegjen e tij, nën autoritetin hyjnor, të Kishë Apostolike si trupin e Krishtit që ai vetë e kishte persekutuar deri tani.
Mëkatet Pavlit, nuk iu hoqën tutje thjesht duke i kërkuar Jisuit duke hyrë ne zemrën e tij. Nuk ka asgjë në tekstin biblik që të sugjerojë që të bëjë një gjë të tillë në rrugën për në Damask.
Në të kundërt mëkatet e Pavlit u hodhën tutje nga nënshtrimi i matur tek disiplina sakramentale (misterore) e Kishës. Dishepulli Anania i thotë: “çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit”(Veprat e Apostujve 22:16) ashtu si urdhëroj Zoti apostujt :?Ai i cili beson dhe është i pagëzuar në emer të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë do të shpëtojë?.(Mark 16:16)
Dhe ashtu si apostull Petro thoshte turmave në ditën e Pendikostisë: “Pendohuni dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jisu Krishtit për faljen e mekateve?. ( Veprat e Apostujve 2:38)
Apostull Pavli e kuptoi rëndësinë e madhe të Kishës si një organ i Shpirtit të Shenjtë prandaj ai i shkruan apostull Timotheut: “Që Kisha e Perëndisë së gjallë është shtylla dhe mbështetja e se vërtetës” (I Tim 3:15)
Pavli nuk kishte dijeni për ndonjë krishtërim jo insitucional, ai nuk ishte i familjarizuar me asnjë ?Krisht? tjetër përveç Krishtit të Kishës Apostolike që është trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj, ashtu siç ju thotë edhe Kolosianeve “Krishti është kreu i trupit, pra i Kishës”(Kolos 1:18)
Sipas traditës së vjetër të dy apostujt, Pjetri dhe Pavli, ndodheshin në Romë rreth viteve (67-68 ps.K,) kohë kur Neroni ky perandor famëkeq dhe antikrisht i bëri fajtorë të krishterët për djegien e Romës, së cilës ai vetë i vuri flakën që të përmendej në histori dhe të ndërtonte pallatet e tij mbi rrënojat.
Të dy protokorifejtë kapen nga pushteti romak dhe dënohen me vdekje.
Një traditë thotë që të dy apostujt u takuan dhe u përqafuan përpara martirizimit. Apostull Petro u dënua me kryqëzim, ashtu si Zoti ja kishte parathënë: ?Me të vërtetë, me të vërtetë po të them: Kur ishe më i ri, ngjishje veten tënde dhe ecje ku të doje, por kur të plakesh do të shtrish duart e tua dhe një tjetër njeri do të të ngjeshë ty dhe do të të shpjerë aty ku ti të mos duash. Dhe e tha këtë duke shënuar me çfarë vdekje kishte për të lavdëruar Perëndinë?. (Joani 21:18-19)
Apostull Pjetri nuk pranoi të kryqëzohej me kokë lart, por kërkoi të kryqëzohej me kokë poshtë duke thënë: “Unë nuk jam i denjë të kryqëzohem si mësuesi im. Ai u kryqëzua me kokë lart që të më shikoje mua poshtë në Ferr dhe të më shpëtojë, kurse unë do kryqëzohem me kokë poshtë që të shikoj nga poshtë lavdinë e tij”.
Kryqëzimi i apostull Petros u krye mbi kodrën e Vatikanit, më vonë aty nga perandor Kostandini i madh në ( shek IV), u ndërtua një kishë bazilik për nder të apostullit Petros dhe mbi atë u ndëtuar bazelika e re e apostull Petros, që sot është qëndra e shtetit të Vatikanit.
Edhe apostull Pavli e mbylli jeten e tij si martir, meqënëse ishte shtetas romak dhe nuk i lejohej tortura,atij ia prenë kokën në një rrugë të Romës, në Ostiensës.
Të dy lipsanët e shenjta të protokorifejve gjenden në katakombet e Vatikanit dhe janë mbrojtës të Kishës së Krishtit dhe të popullit të Perëndisë në te gjithë botën.
Kisha Orthodhokse këtë ditë këndon: “O parafronës të apostujve dhe mësonjës të tërë botës, ndërmjetoni pranë Zotit të gjithësisë, t’i dhurojë paqe botës dhe shpirtrave tona përdëllimin e madh?.( Përlëshorja e apostujve )
Apostull Petro edhe apostull Pavli nderohen nga Kisha Orthodhokse si të parët e apostujve, sepse ata më shumë se gjithë të tjerët apostujt e deshën më shumë Zotin Jisu Krisht, ashtu si Zoti i tha apostull Petros: ?A më do ti më shumë se këta??.(Joani 21:15)
Por edhe apostull Pavli nga dashuria për Zotin u mundua më shumë se të gjithë, tha se këto të treja mbeten:” besa, shpresa edhe dashuria, por më e madhja është dashuria”. ( 1 Korintasit: 13-13)
Dashuria është kriteri i nderimit nga Zoti dhe Kishës Apostolike për çdo punëtor besnik i vreshtit të Zotit në këtë jetë edhe në përjetësi.
Kisha do të shoqërojë në nderim të gjithë apostujt e tjerë në 30 qershor dhe është dedikuar perkujtimit të të dymbëdhjetëve, ashtu si thuhen në himnin e ditës: ?Në kujtim të tyre sot lavdërojmë Atë, Jisu Krishtin, që i lavdëroi ata?. Amin.
Arti i gurgdhendjes është një nga profesionet e vjetra por m...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bi...
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Me kalanë, muzeun e famshëm dhe historinë e lavdishme të Gje...
Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri ba...
Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së M...
Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndaj dhe ata që ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar personazhi...
Shkodra këtë sezon turistik është gati për të pritur turistë...
Një nga shfaqet më të mira dhe më të vlerësuara, “Doktor Shu...
Ekspozitat artistike duket se kohët e fundit kanë ringjallur...
Qyteti i Pogradecit mbetet një nga qytetet e preferuara që ç...
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonë...
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...