Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas 54 vitesh kambanat e kishës së Shën Kollit në Shkodër bien sërish. 54 vite më parë u shembën nga regjimi i egër monist në tentativë për ta kthyer Shqipërinë në vendin e vetëm në botë ateist.
Kambanorja u ngrit edhe njëherë ashtu si më parë duke thirrur besimtarët.
Kompanjeli dhe këmbanat u dëmtuan në vitin 1967, nga regjimi komunist me mjete të artilerisë së rëndë për të ndaluar përhapjen e fesë së krishterë.
Pas 54 vitesh ranë për herë të parë këto këmbana që thërrasin për bashkim të besimtarëve. Bekimin e kambanores e bëri arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra.
Arqipeshkëvi Massafra e quajti rënien e kambanave si thirrje e Zotit për bashkimin e besimtarëve të krishterë.
?Në këtë kremtim kaq solemn, si në të gjitha kremtimet e tjera të Kishës, pranuam ftesën për t?u mbledhur në emër të Zotit për të shprehur fenë tonë, për të dëgjuar Fjalën e Zotit dhe për të bashkëndarë Bukën Eukaristike, prani e gjallë e Krishtit në mes të popullit të tij dhe në ne, besimtarët e tij, që e marrim me respekt dhe devocion.
Por në zanafillë të të qëndruarit tonë së bashku ekziston, si gjithmonë, nisma e Hyjit.
Është Hyji ai që e thërret popullin e tij, e thërret që ai ta dëgjojë Atë, e fton që t?i zbatojë mësimet e tij dhe e dërgon në mision, që është dëshmimi i tij.
Është domethënëse sesi në leximin e parë Zoti e urdhëroi Moisiun që të bënte bori për ta thirrur popullin dhe se si duhej t?u binin atyre, në mënyrë që në varësi të tingullit populli të kuptonte edhe arsyen e thirrjes.
Nga ky fakt para së gjithash kuptojmë se Hyji nuk përdor gjithmonë fuqinë për të hyrë në marrëdhënie me ne, por zgjedh mjete të thjeshta që janë pjesë e gjuhës njerëzore, të tilla si simbolet.
Simbolet mund t?i quajmë edhe ?sakramente?, domethënë shenja të dukshme të një realiteti të padukshëm. Kështu, tingulli i kambanave të kishës kryen një veprim simbolik, sepse është një sinjal dëgjimor që na bën të kuptojmë vlerën e asamblesë së krishterë, por edhe vlerën e lutjes për ne të krishterët.
Kjo është arsyeja pse i kemi bekuar kambanat: pikërisht sepse janë një simbol (sakrament) që shpreh vlerën e takimeve tona dhe të lutjes për të cilën ato na thërrasin.
Me të drejtë, pra, kur bien kambanat, besimtarët bëjnë shenjën e kryqit: një traditë që absolutisht nuk duhet ta humbasim dhe që duhet ta mbajmë dhe t?ua mësojmë edhe fëmijëve tanë?, shprehet arqipeshkvi Massafra.
Për arqipeshkëvin e Shkodrës simbolika e kambanave është edhe një ftesë për lutje.
?Te kambanat ne njohim zërin e vetë Hyjit që na thërret: një zë i fuqishëm, siç kënduam në psalm.
ZËRI I HYJIT, jo një shenjë e madhështisë sonë si qenie njerëzore. Shumë shpesh kemi bërë që madhësia e kambanareve tona të përkojë me madhësinë tonë si të krishterë.
Por kambanaret nuk na përfaqësojnë ne, pasi ata janë ZËRI I HYJIT; prandaj ato nuk duhet të jenë arsye krenarie ose madhështi, por një nxitje për ta njohur parësinë e Hyjit në jetën tonë.
Por, ndërsa simbolika e kambanave për ne të krishterët është një ftesë për lutjen personale apo bashkësiore, për të gjithë të tjerët duhet të japë idenë e një bashkësie të krishterë që mblidhet, e një populli të thirrur për të hyrë në një marrëdhënie me Hyjin e tij dhe që do të dalë prej kësaj kishe me një mandat misionar shumë specifik të marrë nga vetë Zoti: atë të dëshmimit të tij me fjalë dhe vepra.
E dëgjuam në Ungjill: Jezusi i dërgon nxënësit e tij për t?ua shpallur lajmin e mirë të Ungjillit të gjithë popujve, duke përçuar mësimet e Mësuesit, në mënyrë që të gjithë të besojnë në të. Por kemi dëgjuar edhe që Jezusi i qorton ata që nuk besojnë se ai është ngjallur.
Po, sepse mund të ndodhë që ne ta quajmë veten të krishterë, por pastaj me jetën tonë tregojmë të kundërtën?, thotë arqipeshkvi Massafra.
Rënia e kambanës së parë i kushtohet martirëve të kishës vijon më tej arqipeshkëvi i Shkodrës që dhanë jetën për fe dhe atdhe.
?Ia vlen të kujtojmë këtu atë që na thotë Shën Pali, themeluesi i Kishës sonë në Iliri: ?Po t?i flisja gjuhët e njerëzve e të engjëjve, por po të mos kisha dashurinë, do të isha porsi bronzi që kumbon e porsi cimbali që tingëllon? (1 Kor 13, 1).
Shën Pali thotë se veprat tona duhet të pasurohen me dashuri, përndryshe janë të padobishme. Dhe përdor imazhin e bronzit që kumbon, si ai i kambanave tona.
Prandaj, sa herë që dëgjojmë të bien kambanat, nuk mjafton të bëjmë shenjën e kryqit si një gjest mekanik dhe nuk mjafton as të vijmë në kishë për t?u lutur, nëse e gjithë kjo dhe veprimet tona të tjera të përditshme nuk bëhen me dashuri.
Dashuria është kripa që u jep shije ditëve tona, i bën të lehta vështirësitë e jetës, bën që t?i kapërcejmë konfliktet dhe na çon drejt paqes.
Tani e tutje, kur të dëgjojmë tingullin e kambanave do të kujtojmë se kemi marrë vetëm një urdhërim nga Zoti Jezus: atë të dashurisë dhe do ta ripërtërijmë angazhimin tonë për të qenë dëshmitarë të dashurisë.
Po e përfundojmë reflektimin tonë duke i ripërtërirë falënderimet tona ndaj Hyjit për realizimin e kambanares: e vetmja gjë që mungonte në rindërtimin e njërës prej kishave historike të Shkodrës të shkatërruar nga komunizmi.
Rektori, Dom Kristjani, na kujtoi se kambana e parë u kushtohet Martirëve të Lumë të Shqipërisë të shekullit XX dhe në kujtim të Dom Ndoc Nogës, i cili, së bashku me besimtarët, mori këtë copë tokë dhe i shërbeu Shën Kollit për shumë vite në një barakë llamarine dhe në kishën e rindërtuar dhe të rishuguruar më 29 nëntor 2008.
Personalisht, e konsideroj rindërtimin e kësaj kishe 13 vjet më parë dhe ndërtimin e kambanares sot, monumentin që ne, katolikët e sotëm, i ngrejmë ?Kishës Martire? në Shqipëri.
Dhe përveç Zotit, ripërtërijmë falënderimet tona për të gjithë ata që kanë kontribuar financiarisht në realizimin e saj, emrat e të cilëve do të kujtohen me një pllakë të madhe që do të bëjmë më vonë në kujtim të kësaj dite.
Gjithçka qoftë për lavdi të Hyjit, të cilit i lartësohet lavdi ynë, dhe të cilit i shkon nderi dhe lavdia në shekuj të shekujve. Amen?, përfundon kremtimin e tij arqipeshkvi i Shkodrës.
Në meshën e shenjtë mori pjesë edhe Nunci Apostolik i Shqipërisë Luigi Bonazzi i cili e quan këtë moment historik.
?Jam i lumtur që sot mundem të jem pjesëmarrës për të kremtuar këtë meshë të shenjtë ku bekohet dhe inagurohet kompanjeli dhe kambana e kësaj kishe.
Arqipeshkëvi jonë tha se ky inagurim do të ecë dhe është edhe një nder që i bëhet martirëve tonë prandaj jo vetëm ne marrim pjesë në këtë inagurim por edhe vëllezërit dhe motrat tona që janë në qiell janë pjesë e këtij kremtimi.
Është me rëndësi dhe dua të theksoj faktin që kremtimi dhe përkujtimi i martirëve nuk i përket thjeshtë vetëm të kaluarës por është diçka e gjallë, e pranishme e dashur.
Martirët janë të parët që interesohen atje në qiell në mënyrë që kjo kishë sidomos në Shqipëri të jetë vazhdimësia e atij shembulli që ata kanë dhënë gjatë kohës kur ishin gjallë derisa sa dhanë jetën për fe dhe atdhe?, shprehet
Foto Luigi Bonnazi, Nunci Apostolik në Shqipëri Nunci Apostolik i Shqipërisë Luigi Bonazzi.
Në 30 tetorin e vitit 1938 përfundoi ndërtimi i kishës së Shën Kollit, shugurimin e së cilës e bëri arqipeshkëvi imazot Gaspër Thaçi i cili shoqërohej nga Atë Gjergj Fishta.
Kjo kishë është ndër më madhështoret në qytetin e Shkodrës me një kompanjel që u rrafshua nga regjimi komunist e që sot pas 54 vitesh është vënë edhe një herë në funksion të kishës dhe besimtarëve të krishterë.
Sa punë të mëdhaja e mrekulli/ Qi ka bâ Shejti Shën Kollë,/ Difton qiella me lumni/ E gjithë bota s?pranë tue folë?: kush nuk i njeh këto vargje kushtuar Shën Kollit apo Nkollit, që katolikët shqiptarë i këndojnë shpesh në ditën e kremtimit të tij, më 6 dhjetor.
E kësaj radhe, Shenjti Shën Kollë bën një tjetër punë të madhe në Shkodër, ku më 19 qershor u përurua kambanorja e re, bashkë me sahatin, në kishën kushtuar atij.
Kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra e bekoi dhe e përuroi kambanoren, në praninë e besimtarëve, në një kishë, që iu rikushtua shenjtit, 13 vite më parë, me një meshë të kryesuar nga kardinali Salvatore De Giorgi, aktualisht, kryeipeshkëv nderi i Palermos.
E rindërtuar, pasi u prish gjatë komunizmit, kisha, tashmë ka edhe ?kompanjelin?, siç e quajnë shkodranët.
Me tingujt e saj, kambanorja i fton besimtarët të luten e të mendojnë për Zotin, por edhe të impenjohen për ta dëshmuar dashurinë e Krishtit në jetën e përditshme.
54 vite më parë kisha e Shën Kollit në Shkodër u shemb nga regjimi monist bashkë me shumë objekte të tjera të kultit. Ndërkohë para 13 vitesh kjo kishë u ndërtua sërish nga e para dhe u bë shugurimi i saj në vitij 2018.
Në kishën e Shën Kollit, në 10 vjetorin e ndërtimit të saj që ishte në vitin 2018 u kremtua edhe mesha e shenjtë.
I pranishëm gjatë meshës ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri në atë kohë imzot Charles John Broën i cili tha se kishën nuk duhet ta shohim vetëm si ndërtesë por të jemi edhe në brendësi të saj.
?Pas shembjes së kësaj kishe dhe objekteve të tjera të kultit nisi edhe pushtimi i Shqipërisë dhe sot ja ku jemi në 10 vjetorin e ndërtimit të kishës së Shën Kollit.
Ne, kishën s?duhet ta shohim vetëm si ndërtesë por të jemi në brendësi të saj. Rilindja shqiptare kontribuoi dhe ruajti fort fenë pavarësisht vështirësive të mëdha dhe për këtë duam t?i falenderojmë?, u shpreh Nunci Apostolik i mëparshëm Brown.
Nga ana e tij arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra në 10-vjetorin e ndërtimit të kësaj kishe, në predikimin e tij dha një mesazh duke thënë se duhet t?i kujtojmë të rinjve të kaluarën e errët të sistemit komunist që ndaloi fenë në Shqipëri./CNA.al
Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallë...
Me kalanë, muzeun e famshëm dhe historinë e lavdishme të Gje...
Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri ba...
Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së M...
Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndaj dhe ata që ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar personazhi...
Shkodra këtë sezon turistik është gati për të pritur turistë...
Një nga shfaqet më të mira dhe më të vlerësuara, “Doktor Shu...
Ekspozitat artistike duket se kohët e fundit kanë ringjallur...
Qyteti i Pogradecit mbetet një nga qytetet e preferuara që ç...
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonë...
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Në qytetin e Korçës vazhdon të ruhet tradita e punimit të th...
Shenjtoren Nënë Tereza e njeh e gjithë bot. Ajo ka vend në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...