
REPORTAZH- Piktori i mozaikëve që ngjyrosi Shkodrën/ Myftar Cubi, mjeshtri i pikturave me gurë
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonën e Prespës janë të pakta por tepër të veçanta për të gjithë ata që e vizitojnë për herë të parë. Bashkia e Pustecit është bashkia më e vogël në qarkun juglindor, me rreth 3500 banorë të cilët kanë vendosur të mos e braktisin vendlindjen e tyre. Ndonëse pjesa më e madhe ka emigruar drejt shtetit maqedonas, ka ende banorë që nuk i largohen dot kësaj qyteze të vogël që mbetet ende e papromovuar pavarësisht vlerave të shumta që ajo mbart.
Kjo është arsyeja që vendosëm ta kthenim në destinacionin tonë të fundjavës. Dhe pikërisht destinacioni që do të donim t?ua sugjeronim edhe ju, është ishulli i Maligradit. Një perlë që ndodhet në mes të liqenit të Prespës të madhe, dhe që shpalos një bukuri natyrale dhe shumë tërheqëse që prej së largu.
Sapo mbërritëm në Pustec, kontaktuam kryetarin e bashkisë Pali Kolefski i cili menjëherë na vuri në dispozicion informacionet e duhura, por bëri të mundur edhe vajtjen tonë në ishull. U nisëm së bashku me kryetarin drejt ishullit, me një varkë të vogël, dhe me erën e dallgët e lehta që na shoqëruan për disa minuta deri sa arritëm në destinacion. Pamja që ofrohej atje nuk kishte të krahasuar me asnjë pamje tjetër që jemi mësuar të shohim në Korçë, si qytet malor. Një pamje fantastike ku mbizotëronte ngjyra blu e liqenit, dhe ajo jeshile e pemëve, dhe që të përcillte një qetësi shpirtërore që nuk e gjen kudo. Pemët ishin rreth e rrotull ishullit, dhe në qendër të tij mund të shihje me sy të lirë shkëmbinj të mëdhenj dhe shtigje që të çonin brenda tij.
Sapo mbërritëm në breg, pyetëm kryetarin për historinë e këtij vendi përallor.
?Ishulli përban një histori. Sipër tij ka disa shtigje ku mund të vizitohet pjesa e sipërme, dhe këto shtigje të ccojnë në rrënojat e një ndërtese shumë të vjetër. Sipas gojëdhënave flitet se mund të ketë qenë një banesë që shërbente si shtëpi pushimi nga Car Samoill në shekullin XI. Nga zbulimet arkeologjike kemi mësuar se ishulli ka qenë i banuar prej shekullit XVII p.e.s. deri në periudhën e mesjetës. Po ashtu në këtë ishull janë zbuluar qeramika të ndryshme dhe varre në brendësi të tij. Kjo e bën akoma më të veçantë si ishull. Shumë njerëz mund të kenë dëgjuar edhe për gojëdhënën e gjarpërinjve, sepse këtë ishull e quajnë Ishullin e Gjarpërinjve. Është e vërtetë që ka shumë gjarpërinj uji por janë të parrezikshëm, dhe zakonisht bëhen të dukshëm në fund të pranverës dhe në fillim të verës por nuk përbëjnë rrezik për vizitorët por u shton kuriozitetin për ti parë.? ? tregon kryetari Kolefski.
Pasi ecëm rreth 5 minuta në shtegun kryesor të ishullit, mbërritëm në Kishën e Shën Mërisë, i cili është monument kulture dhe vlera më e madhe e këtij ishulli. Ndonëse tepër e vjetër, kjo kishë i ka mbijetuar kohës dhe vijon të tërheqë vizitorë çdo ditë e më shumë. Kjo kishë përbëhet nga mjedisi i altarit dhe naosi. Këto dy ambjente ndahen nga njëri tjetri nëpërmjet dy ikonostaseve prej druri, ku i pari daton që prej vitit 1345 dhe i dyti prej vitit 1604. E gjithë kisha është mbuluar me strukturë druri dhe e ndërtuar me mure guri ku shohim ikonat fetare por edhe emra të ndryshëm të shkruar në to. Këto emra dyshohet se i kanë shkruar vite më parë ushtarë gjermane por edhe vizitorë të ndryshëm që e konsideronin si fatsjellës faktin që emri i tyre të ishtë i shkruar në muret e kishës.
?Kisha e Shën Mërisë është shumë e vjetër, dhe daton që prej shekullit XIII, dhe ka rruajtur origjinalitetin e saj. Nuk ka pësuar ndryshim të madh që prej kohës që ajo është ndërtuar, edhe pse përpjekjet nga drejtoria e monumenteve kanë qënë të shumta për ta mbrojtur të gjithë strukturën e saj. Një ndërhyrje u bë vitin e kaluar nga një përfaqësi e disa studentëve vullnetarë, të cilët bënë restaurimin e çatisë së kishës. Kjo kishë është arsyeja që tërheq shumë turistë vendas e të huaj, pasi konsiderohet si një pasuri e rrallë kulturore që ndodhet në një ishull me trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore.? ? shprehet Kolefski.
Në këtë sezon turistik pritshmëritë për shtimin e vizitorëve janë të mëdha për bashkinë e Pustecit. Ndonëse kaluam një vit të vështirë pandemie, duket se tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit.
?Në kohën e pandemisë kanë qenë kryesisht vizitorët vendas të cilët kanë vizituar ishullin, zakonisht gjatë fundjavës ku edhe koha ka qenë e ngrohtë dhe pa shi. Por sërish numri ka qenë në rënie për shkak të masave të marra kundër virusit. Në vitet e kaluara mesatarisht në ditë, rreth 30-40 vizitorë vendas bëheshin pjesë e udhëtimit drejt ishullit, ndërsa në fundjavë arrintë numri ditor i tyre deri në 60 persona. Edhe këtë vit ka patur interes, tashmë që u hap sezoni turistik dhe koha është tepër favorizuese, presim që ti rikthehemi vizitorëve vendas por edhe atyre të huaj. Ne planifikojmë të bëjmë disa ndërhyrje, për të mundësuar një mol të dytë lundrues, pasi aktualisht një mol e kemi, por për ta bërë më të lehtësuar lëvizjen e vizitorëve drejt ishullit dhe më të aksesueshëm do të nevojitet edhe një i dytë. Mendojmë që ta realizojmë si bashki lëvizjen e vizitorëve drejt ishullit, pasi momentalisht janë persona të liccënsuar që mundësojnë këtë shërbim.? ? tregon kryetari i bashkisë.
Në Ishullin e Maligradit krahas atraksioneve të sipërpërmendura, gjejmë vlera ekologjike që krijojnë kushtet e përshtatshme për kolonitë, folenizimin dhe ripërtëritjen e shpendëve. Në këtë ishull gjejmë shpendë të ndryshëm si pelikani dhe lakuriqi i natës, të cilët janë karakteristikë për liqenin e Prespës. Nëse po mendoni për të shkuar këtë fundjavë në një udhëtim, u sugjerojmë të zgjidhni Ishullin e Maligradit, do të mbeteni tepër të kënaqur./CNA.al
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Në qytetin e Korçës vazhdon të ruhet tradita e punimit të th...
Shenjtoren Nënë Tereza e njeh e gjithë bot. Ajo ka vend në ...
“Rally Albania” është një event sportiv që organizohet çdo v...
Aktori Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që...
Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës, ka çelur zyrtarisht s...
Shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizo...
Sezoni turistik u çel sot zyrtarisht në Pogradec, qytet i ci...
Maliqi është një nga bashkitë e qarkut të Korçës që nuk i mu...
E ndërtuar rreth vitit 1840, kjo është godina ku u hap shkol...
Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një n...
Edhe në vdekje, Pirro Mani ia del të bashkojë skenën artisti...
Korça, dikur ka qenë një nga qytetet që ka patur shumë ustal...
Për gati 1000 vjet, çdo vit në 22 Maj me Kalendarin Grigoria...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...