Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Data 10 Korrik 1914!
Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka të ngulitur thellë në memorie. Në atë ditë, 374 banorë të fshatit janë masakruar barbarisht nga ushtarët grekë. Burra, të rinj e të moshuar, gra dhe fëmijë janë vrarë barbarisht brenda në fshat, e kjo ngjarje e njohur si ?Masakra e Panaritit?, ka sjellë shumë dhimbje për pasardhësit e fiseve të fshatit.
Ushtarët grekë, aq gjakftohtë, vrisnin e digjnin të gjallë anëtarët e disa fiseve panaritase, pa marrë parasysh se mes tyre kanë qënë edhe gra shtatzëna. E arsyeja që flitet se ka ndodhur kjo masakër është pikërisht mosnënshtrimi i popullsisë vendase ndaj grekëve, goditja e tyre e vazhdueshme, ngritja e flamurit të Pavarësisë në Panarit dhe së fundi, fakti që zona e Panaritit banohej kryesisht nga popullsi myslimane.
Festa e organizuar në Panarit, krahas qëllimit për të bërë bashkë banorët e zonës duke përfshirë Vithkuqin, Shtyllën, Treskën etj, ishte për të rikujtuar ngritjen e flamurit të Pavarësisë, e ku tjetër më mirë se në Panarit do të organizohej një aktivitet i tillë?
Pjesëmarrësit ishin të shumtë, atmosfera e ngrohtë dhe festive, dhe po ashtu ajri i pastër mes gjelbërimit dhe maleve përreth e bënin akoma më të veçantë qëndrimin në fshat. Është dashur më pak se dy orë që të mbërrinim në Panarit, pjesa më e madhe e rrugës e asfaltuar, e pjesa tjetër rrugë dheri, por që nuk ndihej e vështirë për faktin se na priste një festë e madhe.
Zona e Vakëfeve siç quhet ndryshe, ka mbledhur anëtarë të fiseve panaritase, të cilët me këngë e valle kanë festuar për dy ditë me rradhe, nën shoqërinë e njëri tjetrit, e me një organizim fantastik që vetë banorët kanë qenë iniciatorë. Jo vetëm burrat e fshatit, por edhe gra e fëmijë kanë kaluar natën e 24 korrikut deri pasditen e 25 korrikut në fshat, duke gatuar shqerrë në hell, gatimin tradicional të zonës, dhe me mjaltin bio të prodhuar nga vetë ata, me bletët që i mbanin në oborret e shtëpive.
Historiani Petrit Zeneli, njëkohësisht shkrimtar dhe organizatori i shumë festave në këtë zonë, në fjalën e tij ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit duke sjellë në vëmendje historinë e Panaritit.
?Për herë të parë në historinë e qarkut të Korçës, është ngritur këtu në Panarit flamuri ynë kombëtar, në këtë tokë të pushtuar nga grekët. Një sakrificë e madhe e shumë patriotëve shqiptarë. Ka qenë koha kur djemtë e Panaritit luftonin rrugicave të Korçës për ta shpëtuar fshatin, ndërkohë që fatkeqësisht një pjesë e qytetarëve të saj mbyllnin qepenat të shpëtonin kokën ose pasurinë. Kjo luftë e bën me nder të madh Panaritin, ndaj duhet vlerësuar si zonë. Ky takim i sotëm është një moment shumë i bukur për tu bashkuar të gjithë, për të vlerësuar jo vetëm 135 patriotët e Rilindjes tonë Kombëtare, jo vetëm 271 partizanët që dolën nga Lufta e Dytë Botërore, por edhe ata njerëz që sistemi i la në harresë. E këtu dua të bëj një nderim të veçantë për katër panaritas, djem të rinj që u vranë në Lubonjë. I Paharruar Qoftë kujtimi i tyre!
Në 11 Janar flamuri u ngrit në Panarit, në 12 Janar në Trebickë, në 13 Janar në Treskë, në 14 Janar në Katund, në 15 Janar në Stratobërdhë, e në 16 Janar në Qesarakë e cila u bë vatra e nisjes së vendosmërisë para luftës së madhe. Mbi këtë bazë, kur panaritasit vepruan gjithmonë për flamurin, ndodhën ngjarjet e mëdha të djegieve, masakra e Panaritit. Të gjitha këto ngjarje po i kujtojmë sot, në këtë festë kaq të madhe, që na bashkoi të gjithëve.? ? u shpreh Petrit Zeneli.
Më tepër se 200 persona janë bërë pjesë e festës së Panaritit, me shpresën se zona e tyre do të mbetet gjithmonë në mendjen e çdo qytetari korçar, çdo banori të zonës së vakëfeve, e çdo vizitor që e do historinë të njihet me ngjarjet e këtij fshati./CNA.al
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Për herë të parë pas 70 vitesh Pjetër Rraboshta fotografi i ...
MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij t...
Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizj...
Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gj...
Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardh...
Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues ...
Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. R...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxh...
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit ...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli B...
Nga Skender DemolliIku dhe Vladimir Toroveci, te limani i pë...
Jonuz Delaj është lahutari më i rrallë në Malësinë e Madhe....
Në qershor të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë Haxhi M...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...