
Shën Maria, një historik mbi dy kishat më të vjetra në Korçë dhe Voskopojë
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet nga UNESCO, mjeshtëritë tradicionale po rikthehen së bashku edhe me prurjen turistike. Pandemia e koronavirusit ka rritur disa prej aktiviteteve artizanale për shkak se mjeshtërit kishin më shumë kohë për të punuar nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Lizeta Hatika dhe bashkëshorti Aureli punojnë në studion e tyre për të rikthyer kostumet shekullore të qytetit, por edhe krahinave më gjerë.
?Me kostumografinë kam kohë që merrem mbi 20 vite, por shtysa ka qenë pandemia. Qëndrimi mbyllur më dha kohë që ëndërrën që kisha në sirtar ta realizoja?,thotë Lizeta
Studiuesi Ilir Lluri thotë se ?Pazari mbi 300 vjeçar i Gjirokastrës e ka element të vecantë punimin e kostumit kombëtar sepse fatkeqësisht sipas tij një pjesë e dyqaneve janë mbushur me element të zejtarisë të fabrikuar dhe jo të punuar nga duart e mjeshtrave. Mendoj që kjo të jetë dallëndyshja e parë që të tërheqë dhe zejtarë të tjerë për të sjellë prodhimet origjinale?.
Në nderim të punuesve të kostumeve mbi 100 vite më parë, ku tregëtorja në pazarin historik quhej ?Arbërore? edhe Lizeta i vendosi studios së saj të kostumeve emërtimin ?veshje arbërore?. Ajo thotë se ka arritur të plotësojë kostumet për të gjitha grupmoshat në Gjirokastër duke ruajtur motivet e vjetra.
?Plotësova të gjitha që duheshin për veshjet e Gjirokastrës duke nisur me etapa të ndryshme pasi në qytet nuk visheshin njëlloj të gjitha shtresat. Në atelienë time i kam sjellë të gjitha etapat që nga fëmijët, tek një vajzë e re, tek një meso grua dhe deri tek moshat më të vjetra. Po kështu edhe kostumet e djemve dhe burrave.?
Studiuesi Ilir Lluri thtoë se puna e mjeshtërve është një mision fisnik që duhet vlerësuar dhe mbështetur.
?Është një nga gjestet më fisnike që mund të bëjnë mjeshtrat e punimeve të kostumeve pasi prej vitesh pazarit i mungonte elementi i vet identitar kostumi kombëtar. Ne kemi fotografi të hershme që flasin si ka qenë pazari dikur dhe sa rëndësi i kushtohej veshjeve që dikur quheshin arbërore?.
Lizeta thotë se po ripërtërin traditën e kostumeve 100 dhe deri 200 vjeçare duke ruajtur me fanatizëm elementët e kostumeve.
?Në bazë të atyre që kam punuar kam kostume të 1900 -tës . Ky është një jelek dhe i nxorra me fanatizqm detajet e modelit. Kemi kostume edhe të 1820 -tës ku kam nxjerrë të gjitha detajet, ishte një kostum shumë i vjetër dhe madje i kishte mbaruar edhe copa.?
Ndërsa studieusi Ilir Lluri thotë se e vlerëson thellimin e mjeshtërve në punimin e kostumeve.
?Ajo që më tërheq vëmendjen është përpjekja për t`u futur në detaje në kostumin origjinal. Mjeshtrat, sidomos një pjesë e tyre janë, të interesuar për të studiuar elementë të rëndësishëm të kostumeve, të dhëna nga botimet Institutit të Studimeve të Folklorit.?
Kostumet shekullore shqiptare që po rikthehen po nxisin edhe tregun turistik. Lizeta thotë se turistët i pëlqejnë t`i veshin dhe bëjnë fotografi , por edhe t`i blejnë.
Ndërsa studiuesi Ilir Lluri thotë se në traditën shqiptare kostumet dhuroheshin si një vlerë e çmuar miqësie. Ai vlerëson se shumë fëmijë kanë nisur t`i veshin këto kostume dhe kjo tregon se vlerat e identitetit shqiptar po transmetohen më së miri.
?Shqiptari ka pasur një traditë shumë të ve çantë. Për miqtë e tij të rrallë dhurata më e shtrenjtë që mund të bënte ishte kostumi popullor apo elementë të tij. Ajo që më tërheq vëmendjen është edhe dashuia që kanë nisur të tregojnë fëmijet për kostumin kombëtar. Jo në pak raste fëmijët, veçanërisht ata të klasave të para, festën e abetares e shoëërojnë me kostumin kombëtar. Kostumi kombëtar ka filluar të jetë edhe në syrin e turistëve të huaj që pozojnë me kostumin kombëtar.?
Kostumografia e pasur e Gjirokastrës, këtij qyteti historik shkon së bashku me një vlerë të pranuar në kryeveprat e pasurisë botërore të UNESCO-s siç është iso-polifonia. Kostumet dhe polifoniabëjnë që qyteti i gurtë të admirohet edhe më shumë nga mijëra turistët që e vizitojnë çdo vit./voa
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tre...
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të...
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Data 10 Korrik 1914!Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka...
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Për herë të parë pas 70 vitesh Pjetër Rraboshta fotografi i ...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
Ish-Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, i cili sh...
Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më...
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënje...
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Su...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...