
Mjeshtëritë që u rritën në pandemi, rikthehen kostumet shekullore shqiptare
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. Ajo mbahet cdo vit në datën 16 gusht. Kremtimet kanë nisur me procesionin tradicional përgjatë Shirokës.
Procesioni përfshinte rrugëtimin e banorëve, të udhëhequr nga kryqi me ikonën e Shën Rrokut, nëpër vendet kur dikur kalonte prifti i tyre i shenjtë për të shëruar të sëmurët.
Pas proçesionit besimtaret marrin pjese ne kremtimin e meshes se shenjte ne kishen kushtuar Shen Rrokut.
Mesha u mbajt nga imzot Angelo Massafra.
Mesazhi iu drejtua besimtarëve, për të qenë më të mirë dhe në ndihmë të njëri tjetrit. Monsinjori u lut edhe për të infektuarit me Covid 19
?Po kremtojmë një festë të rëndësishme. Shën Rroku ishte symbol i të mirës, dhe sakrificës. Ashtu sikurse e tregojnë edhe pamjet tek statuja e tij, ai ishte i i prekur nga murtaja. Mirëpo asnjeherë nuk u ankua dhe u shërbei të tjerëve që ishin të sëmurë.
Ai nuk mundi as te ushqehëj, dhe Zoti tregoi një ndër mrekullitë e tij, teksa i dërgoi një qen i cili mbante ushqim. Ne duhet të përngjasojmë me Shën Rrokun, duhet të jemi më të mirë me njeri-tjetrin dhe t?i gjendemi në nevojë. Po jetojmë një situatë të vështirë dhe kemi nevojë per solidaritet. Një lutje të veçantë e drejtoi edhe për të infektuarit me covid 19, që kjo pandemi të kalojë sa më parë.?
Historia e Shën Rrokut shkon edhe më tej. Banorët pas datës 16 gusht nuk lahen më në liqenin e Shkodrës në respekt të priftit.
Gojëdhëna thotë, se para dy shekujsh ky prift ndaloi vdekjet masive nga mortaja.
Banorët e lagjes ?Shirokë? po vijojnë traditën e nderimit të përvitshëm të Shën Rrokut, duke ndërprerë plazhin në ujërat e Liqenit të Shkodrës, buzë së cilit ata jetojnë.
Pavarësisht se uji i liqenit është ende mjaft i ngrohtë, përsëri banorët e ?Shirokës? nuk lahen më aty deri sezonin e ardhshëm veror, në respekt të një gojëdhëne shekullore, sipas të cilës nuk është mirë të lahesh në ujërat e Liqenit të Shkodrës pas datës 16 gusht.
Nga ana tjetër, banorët e vjetër të lagjes ?Shirokë? shprehen se ndërprerja e larjes në ujërat e liqenit është një shenjë nderimi dhe sakrifice për shenjtin e tyre Shën Rrokun, një prift francez, i cili, sipas gojëdhënës së trashëguar brez pas brezi, para rreth dy shekujsh kishte shpëtuar banorët e kësaj zone nga mortaja.
Në atë periudhë Shiroka ishte përfshirë nga sëmundja e kobshme dhe vdekjet po shfarosnin popullsinë.
Të ndodhur para kësaj situate, banorët e mbetur të Shirokës kishin filluar që t?i luteshin për shpëtim Shën Rrokut, një prifti Françeskan nga Monpellie e Francës, i cili shekuj më parë kishte qëndruar për disa kohë në këtë vend dhe kishte lënë mbresa të pashlyeshme tek banorët.
Po sipas gojëdhënës edhe emrin Shiroka e kishte marrë nga Shën Rroku. Pas kësaj lutje, që përkon më datën 16 gusht, vdekjet u zhdukën si me dorë dhe banorët vendosin që këtë datë ta kishin festën më të madhe të tyre me emrin e priftit.
Që nga ajo ditë, për rreth dy shekuj, shirokasit jo vetëm që nuk lahen në ujë, por e festojnë si ditën më të shenjtë të tyre, duke organizuar dreka të bollshme, ku dyert janë të hapura, si për banorët e zonës, ashtu edhe për të ardhurit nga qyteti i Shkodrës.
Por përveç festimit, shirokasit bëjnë edhe ritualet fetare për shenjtërimin e kësaj dite dhe respektimin e Shën Rrokut.
Shën Rroku, lindi në Francë, ndërmjet viteve 1346/1350 dhe vdiq në Voghera(Itali), natën ndërmjet 15 dhe 16 gushtit 1376/1379.
Ai qe një pelegrin francez dhe nderohet si shenjtor i Kishës Katolike. Është mbrojtës i shumë qyteteve dhe vendeve. Është shenjtori më i njohur, që nga Mesjeta e këtej, si mbrojtës nga murtaja e tmerrshme dhe semundjeve infektive.
Legjenda tregon se Shën Rroku ka qenë edhe në Shqipni, në Shirokë, e këtu asht ruajtur deri vonë një man i cili rridhte prej pemës që vetë shenjti, simbas rrëfimit legjendar, kishte mbjellë dikur.
Mungojnë të dhanat historike për këtë vizitë të tijën, bile ato që jan e përjashtojnë nji gja të tillë. Por asht fakt, që nji shenjt i tillë që mbronte popullsinë e gjysmës së Europës prej sëmundjeve të randa virale, nderohej edhe tek ne.
Sot përvec kremtimit të meshës së shenjtë dhe lutjës së Besimtarëve, Shirokasit vijojne me ndalimin e shfrytëzimit të Liqenit të Shirokës për t?u larë. Deri në Maj të vitit të ardhshëm askush nuk lahet në Liqen./CNA.al
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tre...
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të...
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Data 10 Korrik 1914!Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka...
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....