"Nuk kemi asnjë pikë takimi me Librazhdin"/ Qyetarët e Prrenjasit në protestë kundër planit për "Territorialen"
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...
Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia janë në konkurrim në edicionin e 11-të të ?Balkan Film Food Festival? që ka hapur siparin një ditë më parë në Pogradec.
Më anë të një shënimi në rrjete sociale, ata shprehen se se askush si Baxhaku nuk dinte të përcillte filozofinë e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, të cilin shpesh kishte qejf ta quante Festivali i Miqësisë!
?Për të tretin vit radhas, në këtë edicion na mungon miku ynë dhe shpirti i këtij festivali, Fatos Baxhaku, i cili për 8 vite rresht mirëpriste dhe frymëzonte me mençurinë dhe thjeshtësinë e fjalëve të tij, të ftuarit e Festivalit.
Askush si ai dinte të përcillte filozofinë e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, të cilin shpesh kishte qejf ta quante Festivali i Miqësisë!?, thuhet në shënimin e tyre.
‘Thjesht ballkanas’
“Gjithnjë kam menduar se Pogradeci është vendi ideal për të ndejtur me miq e shokë. Mbase është magjia e liqenit që ua bën njerëzve zemrat më të hapura, mendjet më të kthjellta dhe sytë më të qeshur e vezullues. Mbase është ai tisi i hollë i legjendave të vjetra që sillet rrotull mbi qytet sa herë që dielli del në krah të Malit të Thatë, mbase? ka plot mbase ky qytet.
Porse një gjë e vetme është fakt historik: Pogradeci dhe krahinat rreth tij kanë qenë gjithnjë vende që banoheshin nga njerëz punëtorë dhe me mendje të hapur. Njerëz të të gjitha besimeve dhe kombësive ballkanike kryqëzoheshin këtu duke marrë e dhënë në paqe me njëri-tjetrin.
Që prej kohësh që nuk mbahen mend, liqeni, njësoj si ?vëllai? i tij më i madh Mesdheu, e kishte vendosur me kohë ekuilibirn mes njerëzve që flisnin gjuhë të ndryshme. Nga jeta e gjatë e përbashkët, pak nga pak, këta nisën të bëhen të ngjashëm, aq të ngjashëm saqë pjesa tjetër e botës nisi t?i quajë me një emër të vetëm: ballkanas.
Dhe ja ku jemi sot ne, pasardhësit e atyre njerëzve me kapele të leshta dhe me mustaqe të stërmëdha, të mbledhur sërish bashkë, të ndryshëm në disa gjëra, por të ngjashëm fund e krye në shumë të tjera, të bashkuar sërish me atë emrin e vjetër, i cili i kapërcente mëritë, cmirat, zemërvogëlsinë dhe injorancën. Dikur na bënin bashkë perandoritë e mëdha, të jetuarit nën të njejtën peshë të rëndë të pushtetit. Sot na bën bashkë të jetuarit në një ?perandori? tjetër, ajo e artit.
Një javë mbase është mjaftueshëm, por mbase është edhe pak për të njohur njëri-tjetrin nëpërmjet filmave tanë. Këtë mund ta themi veçse në fund të këtij festivali. ?Balkan Film & Food Festival? do të mbledhë rreth vetes shumë miq, të vjetër e të rinj. Këto ditë do të kemi rastin të shohim nëse regjisorët, aktorët dhe prodhuesit e sotëm ballkanas janë duke ecur në gjurmët e legjendarëve të tillë si Kostas Gravras, Teo Angelopulos, Bekim Fehmiu, Emir Kusturica dhe shumë të tjerëve.
Por jo vetëm kaq, duke parë filmat në konkurim do të kemi rast të bëjmë një udhëtim imagjinar nëpër vendet tona, një udhëtim të munguar që prej shumë kohësh.
Thotë një kompozitor i njohur ballkanas: Nëse nuk ia vemë veshin muzikës së tjetrit, atëherë askush nuk do t?ia verë veshin muzikës tonë. Unë këtë shprehje të mënçur do ta përshtasja për filmin: Le të shohim filmat e njëri-tjetrit, vetëm kështu, duke u njohur me njëri-tjetrin do të na shtohet stima reciproke. Dhe vetëm kështu do ta meritojmë plotësisht atë emrin e vjetër ballkanas, të cilin dikur e mbanin me dinjitet stërgjyshërit tanë me mustaqe të stërmëdha ”
Gerta Qurku Eno Milkani Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) ART IM PULSE Bunker Film #balkanfilm Action Production
Ilir Vrenozi është korçari më i famshëm, i cili nëpërmjet fo...
Presidenti Ilir Meta ka ndarë mesazhe ngushëllimi për humbje...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen n...
Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh She...
Refit Rezhda, 64 vjeçari nga Korça, është një nga tifozët më...
Lamtumirë Mjeshtër!Shkodra i dha lamtumirën e fundit mjeshtë...
Aktivitetet sportive janë ato që mbajnë gjallë të rinjtë të ...
Fundjava në një fshat çlodhës, larg zhurmës së qytetit, mund...
Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar një nga rilindasit, A...
Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëti...
Nëse doni të përballoni temperaturat e larta, Razma është nj...
Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. ...
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin...
Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të histor...
Julian BALAKam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut ...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në ...
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...