“Humbje e pazëvendësueshme”/ Meta: Sherif Merdani iku duke lënë pas shumë dhimbje
Presidenti Ilir Meta ka ndarë mesazhe ngushëllimi për humbje...
Ilir Vrenozi është korçari më i famshëm, i cili nëpërmjet fotove dhe statuseve të tij në Facebook, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe të mediave. Video e parë që ka pushtuar portalet dhe televizionet, ka qenë në Dhjetor të vitit 2015, atëherë kur Vrenozi spikati si personazh me sarkazmën e tij.
Video u bë për kryeministrin Rama, i cili në atë fundvit dha shpërblime për administratën dhe pensionistët, ndërsa ironia e Vrenozit ishte për njerëzit e papunësuar që u lanë pa shpërblim.
Urimi i veçantë që i drejtoi Ramës ishte ?Gëzuar Vitin e Ri. Të zëntë tartakuti!?. U desh vetëm kjo video që Vrenozi të kthehej në personazhin e rrjeteve sociale, i cili që prej atij viti nuk është larguar nga Facebooku dhe qëndron aktiv për çdo zhvillim politik.
Për ata që se njohin, Iliri është me origjinë përmetare, i ardhur familjarisht në Korçë në 1950, dhe është i djathtë i flaktë. Kjo lidhet me faktin se gjatë komunizmit gjithë pronat e gjyshit të tij kaluan në pronësi shtetërore.
Familja Vrenozi u kthye nga një familje aristokrate në një familje të thjeshtë. Videot në rrjetet sociale, Iliri i bën krejt natyrshëm në ambjentet e banesës së tij, duke dhënë mesazhe të kuptueshme për këdo që i sheh, dhe duke denoncuar çdo padrejtësi të qeverisë.
?Në 2017 kam patur 5000 shokë në facebook dhe 20 mijë ndjekës, por atë adresë ma vodhën ?rilindasit? për shkak të videove ironike që hidhja. Hapa adresë të re dhe tashmë kam 10 mijë ndjekës, dhe 12 mijë në grupi që kam krijuar. Nuk mund të rri pa reaguar ndaj padrejtësive që i bën kjo qeveri shtresave të pambrojtura dhe të varfëra.
Për shembull, kryeministri Rama nuk më pëlqen fare për shkak të arrogancës së tepruar që tregon ndaj njerëzve. Dhe që vazhdon çdo ditë të rrënojë mirëqënien e shqiptarëve, duke rritur së fundmi edhe çmimin e bukës, qumështit dhe kosit.
Foton me Ramën e kam bërë në vitin 2015, gjatë inagurimit të parkut, dhe pasi i kërkova për një foto më tha OK, duke mos e ditur se çfarë do ndodhte më pas. Në atë kohë ende nuk më njihnin njerëzit.? ? thotë Vrenozi.
Iliri ka pasion fotografinë, ai ?shfrytëzon? rastet për të bërë foto me politikanë, sportistë, dhe personazhe publikë nga të gjitha fushat. Dhe kjo për të krijuar koleksionin e tij të fotove.Ne zgjodhëm disa nga personazhet më të njohur që Iliri ka takuar për foto.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha është një nga politikanët që Vrenozi ka mbështetur por edhe kritikuar disa herë.
?Basha më ka pritur në Janar të 2017 në zyrën e tij, një ditë para se të ngrihej çadra në kryeqytet. E mbështeta idenë e tij për këtë lloj proteste por e kundërshtova direkt kur ai bëri marrëveshjen në Maj të atij viti me Ramën. Kjo tregoi që të gjithë demokratët me shpirt u zhgënjyen nga ky veprim i kryetarit të opozitës.
Në Qershor të 2019 sërish kam patur pakënaqësi nga kryetari për shkak të ndërprerjes së protestave, ku e fundit që duhej të ishte protestë e fortë ndaj zgjedhjeve lokale një partiake, Basha zgjodhi të dilnim në protestë me familjet dhe buqeta me lule. Unë isha krejt kundër këtij vendimi.
Dhe e fundit që i ka dhënë ?goditjen? Bashës, ishte zhgënjimi i të gjithë votuesve që mbështetën Partinë Demokratike, dhe humbja që pësuam në këto zgjedhje.
Unë jam i mendimit se pas humbjës së zgjedhjeve, Basha duhet të jepte dorëheqjen si kryetar. Gjithsesi unë e mbështes si liderin e opozitës, por më ka humbur besimi që Lul Basha mund të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës.? ? shprehet Iliri.
Të preferuarit e Vrenozit nga deputetët e opozitës janë Tomorr Alizoti, Dashamir Shehi dhe Grida Duma. Arsyen e tregon vetë ai për të gjithë lexuesit.
?Tomorr Alizoti më pëlqen sepse është nga të vetmit familje puro e persekutuar. Historia e tij është e dhimbshme dhe unë mendoj se do të ishte një nga figurat më të denja për të udhëhequr të djathtën në vazhdim.
Dashamir Shehin unë e thërras ?daja?, dhe e vlerësoj si figurë pasi fjalimet e tij në parlament janë gjithmonë të goditura. Edhe pse është i moshuar, sërish ka një kontribut të veçantë në politikë. Ndërsa Grida Duma është ndër të paktat femra që mund ta konsideroj me plot gojë ?sherbetin e opozitës?. Krahas bukurisë femërore, e vlerësoj edhe për inteligjencën dhe artikulimin e saj.? ? tregon Vrenozi.
Suprizën më të bukur që Vrenozi ka marrë gjatë këtyre viteve ishte vizita e presidentit Meta në shtëpinë e tij.
?Ishte supriza më e bukur që më kanë bërë. Presidenti Meta më vlerëson shumë për kontributin tim si zëri i qytetarëve të thjeshtë. Nuk e mendoja që do vinte për vizitë në shtëpinë time, pasi unë e kam goditur shumë LSI-në e Ilir Metës.
Dhe me këtë vizitë ai tregoi qytetarinë dhe mirësjelljen e tij ndaj meje. Nuk biseduam asnjë gjë lidhur me politikën. Qëndroi rreth 30 minuta me ne.
Besoj se me përvojën që ai ka gjatë këtyre 30 viteve në politikë dhe goditjen që i jep Edi Ramës, më duket më lider i opozitës krahasuar me Lul Bashën. Pra, Edi Rama më shumë ja ka frikën Ilir Metës si politikan se sa Bashës që i thotë ?Rritu, rritu se je i vogël akoma? ? thotë Iliri.
?Unë mendoj se ky popull është në gjumë, sa më shumë ta keqtrajtosh aq më shumë të do, sepse është popull me mentalitet komunist. Me sa kam kuptuar, ky popull është lodhur nga kjo politikë 30 vjeçare, duhet me patjetër një ?revolucion?.
Duhet të ndryshojë sistemi dhe të krijohet fryma e re e shpresës që të gjithë shqiptarëve u ka vdekur. Unë si prind, kam rritur dy fëmijë dhe s?dua ta mendoj që e ardhmja e tyre të jetë jashtë vendit. Është vërtet e dhimbshme që fëmijët që kam rritur me sakrifica të mëdha, t?iu them të ikin nga ky vend. Dhe kjo ndodh jo vetëm tek unë, por tek të gjitha familjet shqiptare.? ? shprehet me keqardhje Vrenozi.
Së fundmi, Ilir Vrenozi shprehet se politika e ka marrë peng Shqipërinë, aq sa nuk mund të shihet drita në fund të tunelit. Partitë duken si ndërmarrje të cilat marrin pas vetes militant dhe servila./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka ndarë mesazhe ngushëllimi për humbje...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen n...
Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh She...
Refit Rezhda, 64 vjeçari nga Korça, është një nga tifozët më...
Lamtumirë Mjeshtër!Shkodra i dha lamtumirën e fundit mjeshtë...
Aktivitetet sportive janë ato që mbajnë gjallë të rinjtë të ...
Fundjava në një fshat çlodhës, larg zhurmës së qytetit, mund...
Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar një nga rilindasit, A...
Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëti...
Nëse doni të përballoni temperaturat e larta, Razma është nj...
Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. ...
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin...
Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të histor...
Julian BALAKam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut ...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në ...
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...