Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Mjeshtri i Madh Paulin Preka, një gur i çmuar i gjerdanit të humorit shkodran, ka ndërruar sot jetë në moshën 86 vjeçare.
Paulin Preka ka lindur në Shkodër më 2.02.1935 në një familje të varfër.
Në moshën 8 vjeçare, fare i vogël, u bë pjesmarrës në shoqërinë artistike të Kishës Katedrale të qytetit të Shkodrës, e cila aktivizoi fëmijë dhe të rinj, jo vetëm në aktivitetet fetare, por edhe në aktivitete kulturore dhe edukative, ku tematikat i afronin këta fëmijë me kryeveprat e letërsisë botërore të interpretuara në skenat e vogla të qytetit të Shkodrës. Pikërisht në këtë kohë dhe në këtë moshë, daton edhe interpretimi i parë i Paulin Prekës, i cili në melodramën ?Shtatë Xhuxhmaxhuxhat?, interpretoi rolin e tij të parë ?Knapsi?. Melodrama u pëlqye së tepërmi nga publiku artëdashës shkodran dhe bashkë me bashkëmoshatarin Çesk Jubani u vlersuan me çmim të parë.
Ky djalë simpatik, i shkathët dhe i zgjuar, e mbi të gjitha i talentuar do të bënte që rreth viteve 1945-1946 në moshën 11 vjeçare, mësuesi Lec Sekuj ta sillte në skenë me dramën ?Djemtë e Rrugës Pal? të shkrimtarit hungarez Ferenz Molnar e cila u interpretua nga nxënësit e shkollës ?Pashko Vasa?. Në këtë dramë Paulini interpretoi një ndër rolet kryesore.
Kështu në vitet ?50 në këtë qendër kulturore u shfaqën tri drama për fëmijë të autorit rus Arkadi Gaidar, ku Paulini në një moshë fare të re shpalosi talentin e tij të lindur.
Janë vitet e para pas Çlirimit të cilët ndikuan edhe në gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, ku shpesh edhe në moshë të re, rinia do të ishte pjesëmarrëse në çdo ndërmarje ekonomike. Kështu, që në vitin ?52 për këto arsye edhe Paulini në moshën 17 vjeçare filloi punë në një ndërmarje të qytetit të Shkodrës.
Në vitin 1953, falë pasionit dhe vullnetit që e karakterizonte Paulinin, u aktivizua pranë Shtëpisë së Kulturës dhe po në atë kohë nën drejtimin e regjisorit të mirnjohur Andrea Skanjeti, u shfaq e para premierë estrade amatore ?Estradë në Penxhere? ku protagonistë ishin Tano Banushi dhe Paulin Preka, të cilët sollën një frymë të re në skenën e teatrit të humorit në qytetin e Shkodrës.
Në fund të vitit 1954 u mobilizua në shërbimin e detyrueshëm ushtarak ku aktivizohet në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë pranë Esradës së Ushtarit në role të ndryshme si, konferencier, recitues e pso jo edhe si aktor deri në fund të shërbimit në vitit 1956.
Ndër pjesët më brilante të repertorit 40 vjeçar të estradës interpretuar nga Paulin Preka, aktorët e mësipërm, si dhe një brezi më të ri mund të veçojmë: ?Fotografi?, ?Kola i dritave?, ?Familja-A, familja-B?, ?Tuçi e Lokja?, ?Dasme e Refikut?, ?Mini e Minusha?, ?Ëikend 96-76? etj.
Që nga viti 1967 e deri më sot janë shkruar nga aktori dhe autori Paulin Preka me qindra skeçe, parodi, dialogje e monologje. Materialet e tia janë pëlqyer dhe janë kërkuar e luajtur nga trupat profesioniste të rretheve të ndryshme si ajo e Peshkopisë, Kukësit, Estradës së Ushtarit, Durrësit, Beratit, Elbasanit, Pogradecit si dhe nga lëvizja amatore e qëndrave të punës të qytetit të Shkodrës, nga Mirdita, Lezha, Puka etj.
Aftësitë e tia si aktor, por dhe si autor libretesh, deri te gjinitë e vogla të humorit: skeçe, parodi, kuplete, pantonima, monologje e dialogje, grimca humoristike etj., kanë një vazhdimsi deri në këto ditë që po flasim, sepse plotësojnë figurën e këtij artisti të kompletuar si interpretues dhe shkrimtar.
Pas viteve 1990 janë një sërë premierash të shkruara si librete të vëna në skenë, si ajo e të shtundeve gazmore në RTSH në vitin 1994, ku spikasin materialet e ?Ndihmave humane?, ?Liçensa?,, ?Dasme e Refikut? e mandej në këto vite materiale që kanë mbetur në kujtesen e spektatorëve si ?Krapi?, ?Kena harru baben?, ?Urgjenca?, ?Pikniku 1977 e 1997?, materiale në vargje si ?Eksodi?, hapja e recitalit të Sandër Ruçit ?Çka t?tha? e shumë e shumë të tjera, si ?Operacioni i dajës?, ?Udhëtim me mikrobuz? etj.
Paulini i përket dy zhanreve skenike: teatrit të dramës dhe atij të humorit, rreth 9 vite në dramë dhe 37 vite në estradë, karrierë plotësisht e mjaftueshme për të krijuar personalitetin e tij. Nuk mund të mos mbahen mend nga publiku shkodran interpretimet brilante të Paulinit përkrah gjigandëve të skenës: Tinka Kurti, Roza Xhuxha, Prengë Lëkunda etj. në rolin e Murrashit tek drama ?Toka jonë? shkruar nga Kol Jakova, si dhe rolet kryesore tek ?Një tragjedi amerikane? shkruar nga Teodor Drajzer, ?Familja e peshkatarit? shkruar nga Sulejman Pitarka, ?Bileta e lotarisë? shkruar nga Gjergj Vlashi, Niqiforin në komedinë ?Shoku Niqifor? shkruar nga Pëllumb Kulla, si dhe freskinë që solli gjatë pjesmarrjes në tri operata. Me keqardhje mund të themi që kjo pjesë e karrierës artistike të këtij artisti është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe është detyra e studiuesëve të teatrit ta fshijnë këtë pluhur.
Në vitin 1996 pak muaj përpara se të mbyllte marrëdhëniet e punës me teatrin ?Migjeni?, në takimin e trupave Profesioniste në Tiranë, u vlerësua si ?Aktori më i Mirë i Karrierës?, ?Krenaria e qytetit? në vitin 2009 dhe ?Nderi i Komunës? Bushat në vitin 2012.
Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqip...
Ilir Vrenozi është korçari më i famshëm, i cili nëpërmjet fo...
Presidenti Ilir Meta ka ndarë mesazhe ngushëllimi për humbje...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen n...
Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh She...
Refit Rezhda, 64 vjeçari nga Korça, është një nga tifozët më...
Lamtumirë Mjeshtër!Shkodra i dha lamtumirën e fundit mjeshtë...
Aktivitetet sportive janë ato që mbajnë gjallë të rinjtë të ...
Fundjava në një fshat çlodhës, larg zhurmës së qytetit, mund...
Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar një nga rilindasit, A...
Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëti...
Nëse doni të përballoni temperaturat e larta, Razma është nj...
Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. ...
Fshati Zogaj ndodhet 15 km larg qytetit të Shkodrës. Prej sh...
Festa e Birrës është evenimenti më i rëndësishëm për sezonin...
Kulla e ngujimit është një nga monumentet e rralla të histor...
Julian BALAKam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut ...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në ...
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...