web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Antiamerikanizmi i Lulzim Bashës

13 Shtator 2021, 11:27, Politikë CNA

Tre katër ditë pas përjashtimit të Sali Berishës, në një vendim personal nga Lulzim Basha, për shkak të një justifikimi të tij që kjo ishte kërkuar nga SHBA, mjafton të analizojmë ato që janë thënë këto ditë për të kuptuar se sa proamerikan është Lulzim Basha. Po ashtu të shohim a e ka bërë këtë vetë për interesin e vetë demokratëve, apo për interesin e tij, të bizneseve të tij, të parave të tij, të familjarëve të tij, të skandaleve të tij dhe të korrupsioneve të tij.

Nuk ka rëndësi fakti e përjashtoi apo jo, ne do të shohim detajet e sjelljes së Lulzim Bashës me Amerikën. Basha prej vitit 2017 nuk zhvillon më asnjë vizitë zyrtare në SHBA, nuk ka takuar më asnjë kongresmen apo senator. Takimin e fundit e ka në fillimin e vitit 2018, me një OJF, një takim që s?ka aspak lidhje me një vizitë zyrtare në SHBA.

Pra ka pasur probleme në marrëdhëniet e tij me SHBA. Kjo ka filluar pas fotove me ish-presidentin Donald Trump, ku skandali u thellua edhe me dosje, të cilat treguan se kishte para ruse, lekë të ardhura nga offshore, dollarë që derdheshin lumë në mënyrë të dyshimtë.(Lexo ketu)

Më pas Lulzim Basha, ky njeri që deklaron se është proamerikan sot edhe se ka bërë një akt të kërkuar nga SHBA-ja, është njeriu që urdhëroi djegien e mandateve.

Kujtojmë këtu sulmet e çmendura të Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij në vitin 2019, kur dogji mandatet dhe historinë që tregonte mbi telefonin e tij, pasi ishte telefonuar nga Mathew Palmer,zëvendesndihmësi sekretari amerikan i shtetit, të cilit Luli i kishte thënë se nuk ka më hap pas, nuk ka më zgjidhje, vendimin e ka marrë.

Këtë e tregonte me trimëri, biles në atë kohë mediat shkuanin se Palmeri ishte Sorosian, se e kishte blerë Edi Rama, se Palmeri nuk e donte Shqipërinë, se ishte me serbët, se Luli ishte heroi, se Rama do të ikte, e kështu me radhë, derisa mbërritëm tek zgjedhjet lokale.(Lexo ketu) 

Këtu Basha mori vendim të mos hynte, të kundërshtonte ambasadën e SHBA-ve, kundërshtonte departamentin e shtetit, zyrtarë të lartë, të cilëve i mbante një qëndrim të fortë, jo vetëm për aktet politike që kryente, por edhe duke i sulmuar në rrjetet sociale dhe në mediat e tij. (Lexo ketu)

Sot padashur na u shfaq një njeri që ishte në krah të aleatit dhe partnerit strategjik dhe ishte njeri pro amerikan. Pra përjashtimin e Berishës, nëse Lulzim Basha do ta kishte bërë zyrtarisht me strukturat, pikërisht duke sqaruar se ishte ky qëndrimi i amerikanëve, ky do të ishte një hap në mbështetje të interesave dhe kërkesave të partnerit strategjik.

Por kur hyn si skuth në zyrë dhe lexon një deklaratë të fshehur dhe pastaj u thua të tjerëve se ky është vendimi dhe këtë e di unë sepse kështu mendoj unë, nuk i shërben as partnerit strategjik, as SHBA-ve, askujt.

Thjesht dhe vetëm tregon se je një njeri i vogël, se ke disa pazare dhe halle personale, tregon se je i pabesueshëm edhe për faktin edhe se nuk është se ke kryer një përjashtim, nuk është se vërtetë Sali Berishën e ke larguar, por Sali Berisha është aty anëtar i Këshillit Kombëtar, për më tepër më vonë i kërkon edhe takim.

Pra Lulzim Basha nuk është ai proamerikani që duket, në fakt ai ka qenë më i shfaqur si antiamerikan dhe këtë e ka bërë sistematikisht që nga fakti i parë i shkeljes së rregullave të SHBA-së duke bërë pis deri tek figura e presidentit të SHBA, për një foto, me para të paguara nga shtatë mënyra që siç tha Luli një herë donacione, pastaj dolën kontributet e partisë, e kështu me radhë derisa në finale u zbula se ishin para të pagura me offshore me ortakë rusë.

Pra Lulzim Basha nuk është ai proamerikani që do të flasë, por është një antiamerikan edhe në sjellje. Sa i shërben pro mekanizmi gjoja i stisur i tij, sepse një njeri që mbështet partnerin strategjik, e respekton partinë që drejton, zbaton rregullat, nuk përjashton njerëz, i mbyllur i vetmuar në zyrën, se nuk është vetëm Sali Berisha, tani po bëhet zhurma se ra në kurriz të Sali Berishës, por janë me dhjetëra qindra të tjerë.

Hiq nga lista, vendos në lista, mos respekto rregullat, mos respekto votën. Nuk është proamerikan Lulzim Basha. Lulzim Basha është një antiamerikan e i paepur dhe nga ana tjetër është edhe një frikacak, që në panik, për lëkurën e tij bën çdo lloj çmendurie dhe të tillë palaço nuk besojmë se ka njeri në SHBA që i do t?i ketë aleatë apo t?i mbajë si partnerë.

Fytyra si Lulzim Basha që jo vetëm nuk i duhen kujt në politikën e SHBA, por edhe që i kanë bërë dëm asaj të fundit, e kanë sulmuar e kanë anatemuar, dhe e kanë akuzuar.

Ky është Lulzimi, antiamerikani që drejton sot Partinë Demokratike./CNA.al

Palmer sulmon Bashën/ Djegia e mandateve nuk është zgjidhje

Lobimi kundër Kavalec/ Palmer “rrëzon” Bashën

Palmer, kryearmik i Partisë, popullit dhe më gjërë

Mesazhi i fortë i Palmer/ Si përfaqësuesi i SHBA ?kryqëzoi? Lulzim Bashën

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Faktet/ Pse Lulzim Basha nuk shkel dot në SHBA

Përjashtimi i Sali Berishës/ Si po tallet Lulzim Basha me amerikanët?

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Pse Luli nuk shkon për vizitë në SHBA?

Palmer sulmon Bashën/ Djegia e mandateve nuk është zgjidhje

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

Një pyetje publike për Lulzim Bashën





Lajmet e fundit nga