web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Demokratët kur i pyet “me kë je, me Bashën apo Berishën”/ Evi Kokalari publikon pamjet

13 Shtator 2021, 09:50, Politikë CNA

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka komentuar në një formë epike, vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar, Sali Berishën.

Kokalari nuk është zgjatur me fjalë. Aktivistja është mjaftuar me një pyetje të shoqëruar me video, si për dhënë epilogun e kësaj çështjeje që është kryefjalë në të gjithë skenën politike dhe kryesisht në Partinë Demokratike.

?PD-istët, kur i pyet ?Me kë je, me Lulzim Bashën apo Sali Berishën??, shkruan Kokalari në rrjete sociale, ndërsa poston edhe videon nga Kuvendi Kombëtar i PD.

Në pamje shihet ish Kryeministri Sali Berisha, i cili  kur hyn në sallë i rezervohet një pritje madhështore me brohorima.

E gjithë salla e ish-pallatit të Kongreseve, ku është mbajtur Kuvendi Kombëtar i PD, janë ngritur në këmbë duke duatrokitur Berishën.

Dhe mjaftojnë këto pamje sipas Kokalarit për të parë se kë duan demokratët, Bashën apo Berishën./CNA.al





Lajmet e fundit nga