E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Është thuajse qesharake, deri në neveri ajo që ka ndodhur dje, si një reagim i një sekti të caktuar inidividësh, kryesisht, mbështetës të Lulzim Bashës, pas deklaratave të zëvendës ndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, në lidhje me situatën politike në Shqipëri, zgjedhjet e të tjera.
Është e neveritshme kur i shikon se si gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike”, sot hapet me z. Palmer, ofron mesazhin e tij, të interpretuar apo keqinterpretuar, kjo pak rëndësi ka, pasi është lexim politik.
Por, qesharake është dhe fakti se njerëzit që vëzhgojnë dhe ndjekin median nuk harrojnë. Nuk harrojnë Lulzim Bashën, Genc Pollon, drejtuesit e gazetës “RD”, militantët e Lulzimit, të cilët pikërisht gati dy tre muaj më parë, me 26 Qershor, kur z. Palmer bëri një qëndrim të fortë kundër Bashës dhe pro zgjedhjeve në Shqipëri, po në Zërin e Amerikës, iu vërsulen si të ishte armiku i partisë dhe i popullit në kohën e diktaturës, si një njeri që duhej vrarë e internuar.
Iu vërsulën me shpifje, sharje, quhej maskara, hajdut, i korruptuar, i blerë nga Edi Rama, bandit, qelbësirë, fytyrë e shmëtuar, një zagar i Rilindjes e të tjera si këto të cilat shkruheshin nga Lulzimsat, mbështetësit e Bashës, të cilët për të disatën herë iu vërsulën si kafshë zëvendës ndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit Matheë Palmer, vetëm e vetëm, sepse mbështeste datën e zgjedhjeve, 30 Qershorin, si një proces demokratik, duke dalë në mbrojtje të hapur të institucioneve shqiptare.
Por, kjo nuk u pëlqeu në atë kohë Lulzimsave, të cilët filluan sulmet, por dje ndodhi çudia.
Pas reagimit të të z. Palmer, po në të njëjtën frymë duke mbështetur institucionet, duke thënë se nuk mbështeste Edi Ramën, por isntitucionet e Shqipërisë, duke thënë se është drejtësia shqiptare ajo që duhet të vendosë, duke mbështetur reformën në drejtësi dhe të tjera qëndrime të përsëritura prej tij.
Luli, Genc Pollo por edhe disa të tjerë, e kanë lexuar ndryshe, deri tek kryeredaktori i RD Bledi Kasmi, i cili pak kohë më parë i vërsulej me sharje, ofendime, z. Palmer në rrjetet sociale dhe me shkrime publike. Tani kishin ndryshuar të gjithë qëndrim.
Përtej faktit, se të gjithë kanë fshirë postimet, duke i hequr nga rrjetet sociale, të gjitha fjalët dhe sharjet më të neveritshme ndaj, z.Palmer, dje kanë filluar lëvdatat në mbështeje të zëvendës ndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit dhe qëndrimeve të tij, deklaratave që ai jepte dhe këtë të fundit e quanin një fitore dhe për më tepër kërkojnë edhe ripërsëritje të zgjedhjeve.
A thua se Lulzim Basha do t’i fitonte këto zgjedhje në rast se përsëriteshin, se po i kërkonte z.Palmer, në rast se do të ndodhte ashtu, pas një vendimi të mundshëm gjykate. Por, gjithsesi dumbashistët e Lulzimit, edhe njëherë me qëndrimet e tyre, dje dhe sot, pas deklaratave të z.Palmer, provuan se sa infantilë, të paaftë dhe mediokër janë në politikë.
Se në çfarë rruge pa krye e ka futur Lulzim Basha, Partinë Demokratike, e cila përpara dy-tre muajsh u kthye në partinë më anti-amerikane, duke sulmur në mënyrë të egër zyrtarët e SHBA-së, administratën e SHBA-së, thjesht dhe vetëm se mbështesnin zgjedhjet e lira, me 30 Qershor në Shqipëri.
Dje, po të njëjtat deklarata përsëriti Palmer, por në një tjetër kontekst dhe frymë dhe Lulzimsat i lexuan ndryshe.
U dashuruan me z.Palmer, e harruan sharjen, i harruan shpifjet, fyerjet dhe armikun e popullit, të cilit duhet ta kishim dënuar me varje, duhej ta kishin pushkatuar dhe familjen e tij ta kishin internuar. Por, dje Lulzimsat e shpallën hero.
Këta në fakt janë të çuditshëm, të vrasin natën dhe të qajnë ditën, ashtu siç ndodhte dje në diktaturë dhe këtë e bën Lulzim Basha nga paaftësia e tij, jo, nga injoranca e tij, jo, por me një qëllim.
Qëllimi i vetëm është të bëjë gjithçka në çdo lloj mënyre, thjesht dhe vetëm për të siguruar pak pushtet, gjë e cila duhet të vijë nga vota, nga zgjedhja e demokratëve, nga zgjedhja e shqiptarëve. Por, Lulzim Basha është ai që nuk hyn në zgjedhje dhe fajin ia ka rreziku anglo-amerikan, ia kanë zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit dhe fajin ia kanë ata që mbrojnë institucionet dhe reforma në drejtësi në Shqipëri.
Ndërsa Luli s’ka asnjë faj, Luli ka vetëm një detyrë të shajë kur e kritikojnë dhe t’i shpallë heronj, kur mendon se ka pasur edhe një fjalë të vetme pro tij dhe opozitës. Në fakt, deklarata e djeshme e z.Palmer nuk kishte asnjë fjalë të vetme në mbështetje të Lulzim Bashës, për më tepër e injoronte atë dhe se përmendte askund. Armiku tashmë nga i dënuar me vdekje, nga dje dhe sot është shpallur hero dhe shpersëmadh për Lulzimin dhe dumbashistët e tij./CNA.al
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim në P...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e grupit të ...
Qesharake pamja e Kryetares së LSI-së e shoqëruar nga tre de...
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë në Tiranë g...
Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka komentuar në një formë...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, ka ...
Gazetari Klodian Tomorri, situatën në PD pas vendimit të Lul...
Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka zbuluar lëvizje të mëd...
Edith Harxhi, nga grupimi “Për PD”, ka deklaruar se asgjë nu...
Në orën 17:00 , sot do të mblidhet Kuvendi, i drejtuar nga L...
Kreu i LDSH, Muslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë n...
Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për ...
Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër në Prokurori, nëpë...
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupimi “Dhjetor 90”, kanë...
Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupimi “...
Shumica e mediave pro qeveritare që janë të lidhura direkt m...
Gazetari Nikollë Lesi ka botuar një editorial ku flet për si...
Ish kryeministri-Sali Berisha, ka publikuar një video në rrj...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj, ka s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar Azem Hajdarin, n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...