Connect with Us

Pse Luli nuk shkon për vizitë në SHBA?

Politikë

Pse Luli nuk shkon për vizitë në SHBA?

Publikuar

-

Po bëhet më shumë se një vit që kreu i Republikës së re, Lulzim Basha nuk ka zhvilluar dot ansjë vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në muajin tetor 2019, mediat pranë Lulzim Bashës thanë se Lulzim Basha do të shkonte në SHBA. Për më tepër, thuhej se kishte dhe disa takime, dhe një axhendë të plotë atje, por çuditërisht më pas u njoftua se Luli e anulloi axhendën e tij, pra nuk shkoi në Amerikë.

Por, pavarësisht se në mediat pranë Bashës dhe zyra e shtypit e justifikoi anullimin e vizitës me vendimin e BE-së, për të mos çelur negociatat me Shqipërinë, në fakt kjo ngre shumë dyshime.

Së pari, a mundet që Luzim Basha të anullonte takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, kur atje i kanë plasur skandalet e financimeve ruse dhe është nën hetim nga FBI?

Kjo duket e pamundur dhe Lulzim Basha kurrsesi nuk do ta bënte një veprim të tillë.

Nuk kishte një ftesë zyrtare. Nuk kishte një axhendë të qartë dhe ambasada me shumë gjasa mund, po e theksojmë edhe një herë mund ti ketë refuzuar vizën. Pasi që Luli të anullojë vizitën në SHBA dhe takimet me senatorë e kongresmenë për çështjen e negociatave të Shqipërisë është totalisht e pabesueshme. Ashtu siç duket totalisht e pabesueshme edhe që Luli të ketë anulluar vizitën në SHBA për shkak të një tjetër axhende në Tiranë.

Më pas u tha se vizita ishte shtyrë për në muajin dhjetor, por iku dhjetori, iku edhe janari dhe ai nuk ka zhvilluar ende asnjë vizitë në SHBA, gjë që të çon në dyshime se ka një arsye madhore se pse Lulzim Basha nuk ikën dot në SHBA.

LEXO EDHE:  I ofruan para për tu bërë deputet?/ Sazan Guri nuk e ka emrin në listë

Por, një tjetër detaj që bie në sy është fakti se kjo ka ndodhur pasi Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet e deputetëve, duke lënë demokratët të papërfaqësuar në parlament., një veprim ky që pati kritika të forta nga ndërkombëtarët.

Për më tepër SHBA në atë kohë paralajmëronte Bashën se nëse do të pengonte zgjedhjet vendore të 30 qershorit, do të futej në listen e personave “non grata” në SHBA.

“I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA”.-tha në atë kohë, zyrtari i lartë amerikan Matheë Palmer.

Por, mesa deklarata e Palmer ishte më shumë sesa thjeshtë një paralajmërim për Lulzim Bashën, pasi që prej shkurtit të vitit të kaluar ai nuk ka mundur të marrë një vizë për të udhëtuar përtej oqeanit. Kjo të çon në dyshime të forta se SHBA po e ndëshkon Lulzim Bashën për veprimet e tij të paprecedenta në historinë demokratike të vendit.

Prandaj e gjithë kjo heshtje në PD dhe asnjë sqarim nga selia e Republikës së re tregon qartësisht se ka një faktor madhor se pse Basha prej një viti nuk udhëton dot në SHBA./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Fermerët drejt falimentimit/ Qeveria haxhon 95 milion dollare cdo vit për luks dhe bileta avioni

LEXO EDHE:  Basha: Kauzat politike të ngritura nga opozita janë të fituara

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Tërmeti/ Basha në Krujë: Duhen hapa konkretë, gjendja po rëndohet

LEXO EDHE:  Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet "laku" për mikun e Lulzim Bashës?

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE