LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Palmer sulmon Bashën/ Djegia e mandateve nuk është zgjidhje

9 Prill 2019, 11:05, Aktualitet CNA
Palmer sulmon Bashën/ Djegia e mandateve nuk është zgjidhje

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, në ambjentet e ambasadës amerikane në Tiranë, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, ndër të tjera ka komentuar edhe vendimin e opozitës, për të djegur mandatet e deputetëve.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, djegia e mandateve nuk është zgjidhje, ndërsa apeloi opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 ëershorit.

?Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet? -tha Palmer ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga