LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizjet e fundit në PD/ Rushaj dhe Tabaku nënkryetarë, Bardhi ruan postin

28 Gusht 2021, 10:05, Politikë CNA

Pushimet e verës po mbarojnë, ndërsa shtatori duket se do të sjellë edhe zhvillime të forta politike, në të dyja kampet.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka parlajmëruar se javën e ardhshme do të shpallë kabinetin e ri qeverisës, edhe në Selinë blu paralajmërohen ndryshime.

Ditën e hënë, Partia Demokratike pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet pasuesi i Bujar Nishanit, Kryesia e re, Sekretariatet, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar edhe disa nga lëvizjet që pritet të ndodhin në mbledhjen e së hënës.

Dy persona që pritet të lëvizin, janë dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Vendin e tyre me shumë gjasë do ta zënë Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku.

Nga ana tjetër një emër që nuk lëviz, është besniku i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi.

Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik KuvendiKy i fundit, mesa duket do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, pavarësisht humbjes katastrofike që shënoi në Elbasan, si drejtues politik.

Lëvizje ?surprizë?, pritet që të ketë edhe në Departamente, ku Basha mund të bëjë edhe ?qokat? e tij.

Do ketë shumë emra që do rivalizojnë që nga Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gazmend Koduzi, Bardh Spahia, Fitim Zekthi, Ina Zhupa, Orjola Pampuri e deri tek Flamur Noka apo Oerd Bylikbashi dhe Ivi Kaso. Shumë nga emrat do jenë edhe personazhet që kanë pasur vullnetin më të madh dhe që kanë mbeshtetur Lulzim Bashën në çdo aksion dhe dështim të tij politik, me shumë gjasë do marrin ?shpërblimin? e tyre.

Po ashtu pritet të ketë, largime në të gjitha sekretariatet dhe kënaqësitë mund të plotësohen me departamente apo pozicione që mund të shpikë Lulzim Basha rrugës siç ishin këshilltarët e tij që shpalli ditën e nxjerrjes së listës të kandidatëve për deputetë.

Edhe Kryesia e re pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Fakti i ndryshimeve që do bëhen në sekretariat, departamente etj do sjellë që shumë nga emrat aktualë të kryesisë të largohen, si Fatbardh Kadilli, Eno Bozdo, Florjon Mima, Endri Hasa etj. 

Basha këtë herë do luajë me formatin e kryesisë të madhe dhe të vogël për të pasur më shumë kontroll në një rreth të ngushtë individësh që do jenë në sekretariate./CNA.al

Basha kthehet nga Hollanda/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe shkel statutin e PD

Ndryshime të forta në PD, largime nga Gaz Bardhi tek nënkryetarët

Lajmet e fundit nga