52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Kryeministri dje ka përsëritur në retorikën e tij politike, qëndrimet e mbajtura që në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet me LSI, në krah.
Pra, një qasje tjetër ndaj opozitës. Më të hapur, më të qetë, të mos kalojnë caqet, e të tjera si këto.
Opozita nuk pati hapësirën që duhej. Deputetët e saj u goditën. Mes grupit parlamentar të PS pati persona të inkriminuar, pati përplasje. Në të vërtetë nuk pati asnjë lëshim apo tolerancë, sikurse pretendon Rama në artikulimin e tij politik.
Betejat parlamentare ishin të ashpra. Gjithësesi këto i shërbenin politikës së ditës.
Nga ana tjetër do të ishte çadra e 2017-ës që do të ndryshonte skenën politike. Një marrëveshje Rama-Basha. Më tej djegia e mandative, e padëgjuar më parë dhe tani pas dy vitesh rikthimi i Opozitës në parlament. Pasi kaloi një dy vjeçar të pafrytshëm, një dështim total. Pasi për dy vjet bëri gjithçka për pushtet dhe në fund nuk mori asgjë. Thjeshtë dhe vetëm u kthye në parlament, aty ku i takonte vendi, dhe tani duhet të përballet me mazhorancën.
Pra, Rama është i qartë se në parlament do ketë problematika. Do ketë një Opozitë grindavece, më të shumtë në numër, më të ashpër dhe ndoshta edhe më konfliktual.
Prandaj dhe paralajmëroi që të tolerohen. Pra, të lihen ata në zullumet e tyre.
Gjithësesi kjo është për t?u parë.
Nga ana tjetër, Rama pati një qëndrim të drejtpërdrejtë, duke thënë se Opozita kishte një ?dhëmballë? të prishur, e cila po i nxinte dhe fytyrën.
Në fakt, një qëndrim i drejtpërdrejtë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së pari, Lulzim Basha nuk shpëton dot nga Sali Berisha. Në çdo lloj krahu, Lulzim Basha nuk është i djegur, por i ?përvëluar?.
Në rast se do të përballet me Sali Berishën brenda partisë, kjo e fundit do ti copëtohet edhe më keq, do i bëhet edhe më e vogël, për të mos thënë që Berisha mund ta heqë me një ?fërshëllimë? nga lart.
Më tej, Lulzim Basha duhet patjetër që të mbajë një qëndrim edhe ndaj amerikanëve.
E ka mjaft të vështirë. Tani mes tyre ka një problematikë.
Deri dje duke e ekspozuar Berishën dhe duke thënë se i merrte ai vendimet. Sot i kërkohet që të jetë Luli që të marrë vendimet. Të marrë vendime të qarta dhe të ecë përpara.
Dhe në rast se do ta marrë atë, sërish do ketë probleme. Sepse partia mund ti përçahet. Berisha mund të marrë një grup deputetësh dhe kështu që Lulzim Basha është në një rrugë pa krye.
Edi Rama nga ana e tij e përdor Berishën për retorikë politike dhe konsum të Opozitës. Patjeter që do të bëjë atë që i duhet.
Por, gjithësesi goditja që i është bërë Berishës, më shumë se çdo kënd tjetër duhet të ?shkundë?, Edi Ramën. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Gjithçka është me radhë dhe goditjet që bëhen në politikë mund të shkojnë edhe në derë të kryeministrit.
Qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shumë aferave dhe skandaleve të qeverisë kanë qënë konsekuente.
Mbështetja e SPAK për hetimet ndaj inceneratorëve. Skandalet e dosjeve 184, 339 apo dhe arrestimet e zyrtarëve të lartë. Të ministrisë së Brendshme, kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, e të tjerë njerëz. Shumë politikanë në krah të ministrave apo ish-ministrave, në hetim nga SPAK, të cilët duket se do ta kenë mjaft të vështirë vjeshtën dhe dimrin politik.
Pra, ?dhëmballa? e prishur, Sali Berisha, e artikuluar nga kryeministri, nuk e shpëton dot as Lulzim Bashën, as Edi Ramën nga ato çka po ndodhin dhe nga ujërat që po rrjedhin në politikë.
Pra, edhe Rama në vjeshtë do të vazhdojë të ketë probleme të mëdha me qeverisjen e tij. Me skandalet, me goditjet që mund ti vinë nga SPAK, nga hetimet që po zhvillohen.
Dhe nga ana tjetër është Lulzim Basha që ndryshe nga kryeministri, i cili mund t?i lëshojë të tijët rrugës në rast se do kenë probleme me drejtësinë, Luli ka në ?tepsi? kokën e vet.
Pra, në çdo rast karriera e tij politike nuk ngrihet, por shkon më tej drejt fundit.
Basha ka shpresuar se fundi i oqeanit është prekur në 2013 dhe Partia Demokratike mund të ngrihet shumë shpejt dhe do të vijë në pushtet.
Por, pa se në 2017-ën u bë më keq. Pa se në 2021, pas dy vitesh braktisje të parlamentit, dështoi dhe megjithëse ka më shumë numra se në 2017, është më i vogël dhe ka më shumë probleme brenda partisë. Pikët e saj në opinion janë minimale.
Basha vetë në rast se do të përplaset dhe do të kishte konflikte me ?dhëmballen? e prishur, apo do të tentonte ta hiqte atë, përfundimisht do të kishte një ?infeksion? të pashërueshëm në gojë dhe aty do të vinte ?vdekja? e tij politike./CNA.al
Rama mesazh të koduar Bashës/ Çfarë i ofron për ?kokën? e Berishës
Pushimet e verës po mbarojnë, ndërsa shtatori duket se do të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e djes...
Deputetja e zgjedhur e PD-së, Flutura Açka ka dalë hapur në ...
Gazetari Nikoll Lesi ka komentuar vendimin e profesor Mark M...
Kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme ka zhvilluar një ta...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,...
Pas deklaratave të kryeministri Edi Rama nga takimi me socia...
Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do vazhdojnë të jenë në po...
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur mbrëmjen e sotme grupin e...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetët e vjetër dh...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Sali Berishën gjatë ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme deputetët...
Kryeredaktori i RD (gazeta Rilindja Demokratike) Bledi Kasmi...
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka hedhur akuza n...
Lulzim Basha pritet të mbledhë të hënën Këshillin Kombëtar t...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca e ka quajtur muajin Gusht si m...
Edi Rama pritet të shpallë ditën e enjte në datën 2 shtator ...
Sot një deputet i Partisë Demokratike, një intelektual, një ...
Anëtari i Grupimit për PD, Ibsen Elezi ka paralajmëruar sot ...
Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...