LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pandemia po përshkallëzohet”/ 9 hapat e Petrit Vasilit që mund të ndalojnë katastrofën e Covid 19

22 Gusht 2021, 12:31, Politikë CNA
“Pandemia po përshkallëzohet”/ 9 hapat e Petrit Vasilit

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur se situata pandemike po përshkallëzohet. Vasili ka zbuluar 9 hapat që mund të ndalojnë katastrofën nga Covid-19.

?Pandemia po pershkallezohet keqas, nente hapa per te ndalur katastrofen, qe na kanoset! Eskalimi i situates se Pandemise eshte fakt,eshte teper i rende dhe shume i qarte. Edhe dje rritja vazhdoi pa u ndalur me plot 658 raste te reja.

Mund te konsiderohet pa hezitim se vaksina dhe imuniteti natyror mbrojne nga vdekja dhe zbutin komplikacione, por nuk kane arritur asesi te sigurojne imunitetin lidhur me  variantin Delta shpejtesia e perhapjes se te cilit eshte vertet shume problematike.

Shqiperia nuk mund te ece më ne rrugen e vjeter aprofesionale dhe te politizuar, qe solli nje vit tragjik, ndaj hapat e domososhme per te ndalur katastrofen do te ishin:

1.Rikonceptimi ne themel i strategjise lidhur me variantin delta sepse strategjia me perzierje vaksinash te certifikuara dhe me te tjera me efekt teper te pasigurte dhe butaforia me oren policore jane handicap serioz per perbalkimin e situates.

2.Vazhdimi i testimeve masive eshte i nje dobie ekstreme ne kete situate te re te perballjes me variantin Delta.

3.Kufizimi dhe kontrolli i hyrjeve ne kufi sipas modeleve te njohura bazuar ne reciprocitetin simetrik te masave te vendeve te origjines nga vijne udhetaret.

4.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimijane hapa kruciale vecanerisht ne kete moment te ri duke izoluar ne menyre efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rrepte kete kete izolim. Nenvleftesimi dhe lenia pas dore i ketyre kater hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shendetesor dhe ka nxjerre situaten nga kontrolli.

5.Ndjekje preferenciale te rasteve te reja, por qe jane pjese e grupeve te riskuara si dhe monitorimi i rasteve te suspektuara per Covid mes ketyre grupeve.

6.Vaksinimi me vaksina te certifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i te gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave te vaksinuar me CoronaVac duke administruar se paku nje doze prej vaksinave te mesiperme.

7.Vendosja perdorimit te maskave cilesore mjeksore ne trasportin publik por edhe ne ambiente te mbyllura.

8.Heqjen dore menjehere nga improvizimet ne menyren e rifillimit te shkolles ne ambientet shkollore duke hartuar nje strategji te qarte, efektive dhe te monitoruar ne nje situate kur eshte vertetuar katerciperisht qe edhe femijet preken nga Covid si edhe mund ta trasmetojne ate

9.Hartimi i parashikimit strategjik per vendosjen ne kohe te masave e kufizimeve te arsyeshme, larg butaforive te meparshme te ores policore e te tjera masa absurde, duke perdorur modele kufizimesh te provuara europiane, qe kane rol pozitiv ne kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid.

Keto hapa jane te nje domosdoshmerie kritike dhe koha nuk pret.

I tere sistemi shendetesor duhet alertuar tani.

Boll propagande kemi pare.

Rezultatet katastrofike te nje viti me pare si dhe parulla qeveritare :”keshtu ndodh ne te gjithe boten”, nuk mund te vazhdojne më, sepse shqiptaret e paguan hidhur me jeten dhe shendetin e tyre kete.

Askush nuk ka nevoje per ngushellime hipokrite dhe lote krokodili te kryeministrit dhe qeverise kur gjëma ka ndodhur.

Kesaj gjëme i duhet dale perpara sot, i duhet dale perpara tani?, shkruan Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga