LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhri i dytë anulon të parin/ Boçi: Arsimi është bërë si kapanon ushtrie

20 Gusht 2021, 12:09, Politikë CNA
Urdhri i dytë anulon të parin/ Boçi: Arsimi është

Pas deklaratës së deputetes së partisë Demokratike, Albana Vokshi, lidhur me shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor, reagimet kanë ardhur radhazi.

Luciano Boci, është deputeti tjetër, që ka reaguar në median sociale ?Facebook?, ku thotë se nisja e vitit të ri shkollor është shtyrë pa asnjë argument bindës dhe me justifikime banale. Boci e cilëson asriminin në Shqipëri si një kapanon ushtrie, i cili thjesht magazinon nxënës me ose pa uniformë, por pa dijen e duhur.

?Nisja e vitit të ri shkollor është shtyrë. Pa asnjë argument bindës. Madje pa argument fare. Ashtu kot. Si përherë, siç është bërë në këto vite me çdo vendim për arsimin, me justifikimin banal e infantil: ‘e duan prindërit dhe nxënësit?, shkruan ai.

?Tek e fundit arsimi si kapanon ushtrie është bërë. Thjesht magazinon nxënës me ose pa uniformë, por pa dijen e duhur! Dhe si në ushtri, urdhëri i dytë anulon të parin e me rradhe deri në injorancë totale?, shton më tej Boci./CNA.al

Lajmet e fundit nga