Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ?The World Tonight? të BBC, ka treguar arsyet se pse ka pranuar strehimin e afganëve në Shqipëri.
?Sepse kjo është ajo çka ne jemi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë dhe është një nga faqet më të bukura të historisë sonë. Së dyti, ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por, në thelb, u mirëpritëm. Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t?ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër?, tha kryeministri Rama për BBC.
Gjithashtu Rama është shprehur se Shqipëria e ka parë luftën dhe jo shumë kohë më parë ka strehuar refugjatë, gjysmë milioni nga Kosova .
?Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të ofrojmë strehë në Shqipëri jo shumë kohë më parë. Asokohe, unë isha ministër i Kulturës, kur strehuam rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po i iknin spastrimit etnik. Mbijetuam, ja ku jemi. Nuk jemi vend i pasur, por ja ku jemi sërish, kështu që financiarisht, moralisht e në gjithçka nuk mendoj se u dëmtuam. Mendoj që ajo përvojë na pasuroi më shumë moralisht?, është shprehur Rama.
Kryeministri e cilëson si të paarsyeshme fajësimin e SHBA, për të mos pranuar afganët.
?Më duket sinqerisht e paarsyeshme që fajësimi i ShBA-së po përdoret për t?iu kthyer kurrizin afganëve që kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e kështu me radhë. Sigurisht që tërheqja ishte vendim i njëanshëm i ShBA-së, por jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj?, ka thënë ai.
Intervista:
BBC: Një vend i vogël evropian, që nuk është në BE, por është anëtar i NATO-s, ka rënë dakord t?u ofrojë strehim afganëve që do të shkojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi i parë pritet të mbërrijë këto ditë dhe në vijim mund të strehohen deri në 3 000 prej tyre. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, na tregoi se pse vendi i tij ishte ofruar t?i pranonte.
KM: Sepse kjo është ajo çka ne jemi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë dhe është një nga faqet më të bukura të historisë sonë. Së dyti, ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por, në thelb, u mirëpritëm. Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t?ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër.
BBC: Siç po thoni, ju nuk jeni vend i pasur. Mund t?ju duhet t?i strehoni këta njerëz për një farë kohe. A do të jetë barrë e madhe për Shqipërinë në aspektin praktik?
KM: Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të ofrojmë strehë në Shqipëri jo shumë kohë më parë. Asokohe, unë isha ministër i Kulturës, kur strehuam rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po i iknin spastrimit etnik. Mbijetuam, ja ku jemi. Nuk jemi vend i pasur, por ja ku jemi sërish, kështu që financiarisht, moralisht e në gjithçka nuk mendoj se u dëmtuam. Mendoj që ajo përvojë na pasuroi më shumë moralisht.
BBC: Sot, është zhvilluar një debat mjaft i fortë në parlament, këtu në Uestminister, rreth pozicionit të Mbretërisë së Bashkuar, asaj çka duhet të ndodhë dhe pse vendet e tjera nuk ia dolën të parashikonin sa shpejt do ta merrnin kontrollin talebanët dhe janë ngritur pikëpyetje lidhur edhe me vetë NATO-n, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të vepronin të vetme në thelb dhe vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, që kishin trupa atje, ndjenë se nuk patën zgjedhje tjetër përveçse të tërhiqeshin edhe ata. A mendoni se kjo e ka vënë në një farë mënyre në pikëpyetje qëllimin e NATO-s?
KM: Më duket sinqerisht e paarsyeshme që fajësimi i ShBA-së po përdoret për t?iu kthyer kurrizin afganëve që kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e kështu me radhë. Sigurisht që tërheqja ishte vendim i njëanshëm i ShBA-së, por jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj.
BBC: Po a nuk është e drejtë që disa prej nesh të pyesin a jemi pjesë të gjithë bashkë, nëse Amerika tërhiqet në mënyrë të njëanshme?
KM: Po, është e vërtetë, keni të drejtë, por, tani, kjo nuk është arsye për t?iu kthyer kurrizin këtyre njerëzve, e kam fjalën, njerëzve që kanë nevojë për strehë. Unë e kam diskutuar këtë në samitin e NATO-s dhe jam shprehur se e di për çfarë flas, pasi ne kemi jetuar në një regjim që ishte si ai i talebanëve. Na duhet të mendojmë për të nesërmen e njerëzve që kanë punuar për ne, pasi ata do të etiketohen si tradhtarë e do të trajtohen si tradhtarë dhe trajtimi i tyre si tradhtarë në atë regjim nënkupton vdekjen.
BBC: Atëherë, edhe një mendim të fundit fare për refugjatët. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot se do të pranojë 20 000 persona brenda disa vjetëve, duke filluar me 5 000, por do të ketë disa vende evropiane, të cilat mund të vendosin se nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Ju dhatë argumentin moral se pse vendi juaj vendosi të bënte atë që bëri. Çfarë mesazhi do të kishit për aleatët evropianë që janë skeptikë, që janë të pasigurt lidhur me pranimin e refugjatëve nga Afganistani.
KM: Nuk e di. Nuk e di çfarë do të thotë 20 000 veta brenda shumë viteve, pasi ne duhet t?u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t?u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç?të duan.
BBC: Ky ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat italiane...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ndonëse me 70 vite mbi supe dhe 5 vitet e fundit pa drejtuar...
Shqipëria është një nga vendet që ka pranuar strehimin e sht...
E mërkura e 18 gushtit do të shohë në Shqipëri mbërritjen e ...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta për...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Rinas ku dhe po i...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj kryebash...
Krenohuni me instinktet tuaja ushqyese. Merrni një rol më ak...
Modelja shqiptare, Ada Deda ka zbuluar se është në një lidhj...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhv...
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publi...
Një ditë më parë u raportua se një shtetase shqiptare e cila...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zjarrit të vendosur tek ...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, në deklaratën e saj...
Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka ururar ish presidenti...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje n...
Në një intervistë për rubrikën ‘Opinion”, ai tha se ardhja e...
Shtatori pritet të jetë i nxehtë, shumë i nxehtë për politik...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...