
“PD një parti me talebanë”/ Mustafa Nano: A kanë gra këta njerëz
Gazetari Mustafa Nano ka komentuar fotografinë e deputetit t...
Flamur Hoxha, deputeti i Partisë Demokratike, ka publikuar fjalimin e udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alisë që i përket vitit 1989.
Pra, është pjellë e komunizmit.
Në letër thuhet se partitë e reja që do të lindin, do të kontrollohen nga ata, drejtuesit do të vendosen nga ata, dhe çdo hap do të hidhet me miratimin e tyre.
?Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre?, thuhet në letrën e Ramiz Alisë, i cili ndërsa zbardh strategjinë siguron ata që do të krijojnë parti kundërshtare dhe rivale do t?i kishin nën kontroll.
Në kujtesë, për miqtë që kanë jetuar ato kohë dhe që kanë memorie, që e kanë menduar të lehtë përmbysjen e regjimit komunist, po publikoj fjalën e udhëheqësit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia të vitit 1989, fjalë program se si komunizmi të bëhej zingjire e pranga në këmbët e duart e sistemit të ri demokratik ku po hynte Shqipëria.
Lexojeni miq:
?Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s?bën.
Kundërshtarët tanë do t?i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre partive do t?i formulojmë dhe do t?i miratojmë Ne.
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre.
Këta do t?i afrojmë dhe do t?u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t?i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t?u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t?i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t?u japim nga një letër në dorë, që ??t?u njihet prona?, por asnjëherë nuk do t?ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t?i ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për ?defekte teknike?, do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t?i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t?ua mbyllim gojën dhe do t?u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t?u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t?u japim nga një minipension dhe do t?u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tonë.
Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, ?Ne, Komunistët Reformatorë?, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t?i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur.
Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica.
Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t?jua përmend./CNA.al
Gazetari Mustafa Nano ka komentuar fotografinë e deputetit t...
Pasi e kundërshtoi dhe sulmoi Festën e Birrës, Ervin Salianj...
Kjo është një kohë e rëndësishme për të reflektuar mbi veten...
Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, me premti...
Pas deklaratës së deputetes së partisë Demokratike, Albana V...
Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor me dy javë, ka s...
Sipas të dhënave zyrtar,e CNA.al sjell më poshtë emrat pritë...
Javën e fundit të Gushtit, Partia Socialiste do të mbledhë A...
Shqipëria është ende nën pushtetin e zjarreve, sa fiken diku...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “The World Toni...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat italiane...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ndonëse me 70 vite mbi supe dhe 5 vitet e fundit pa drejtuar...
Shqipëria është një nga vendet që ka pranuar strehimin e sht...
E mërkura e 18 gushtit do të shohë në Shqipëri mbërritjen e ...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta për...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Rinas ku dhe po i...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një person është vënë në pranga nga policia e Kurbinit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë. ...
Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara në qytetin e Kor...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...