Shehaj kundër Bashës/ "Pranoj rezultatin e zgjedhjeve, gabuam rëndë në dy drejtime"
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ...
Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, do të shënonin një kthesë në reformën në drejtësi, nëse kjo e fundit do të merrej me ta.
Jo se e kërkojmë ne, por janë bëmat e tyre që ulërasin përgjatë këtyre 30 viteve demokraci.
Mbarë opinioni publik pret që drejtësia të hedhë dritë mbi pasurinë e tyre, mënyrën si e kanë krijuar, vetëm me një pagë shtetëtore pa pasur as biznes dhe asgjë tjetër.
Apo se si i kanë shkolluar fëmijët jashtë shtetit, vetëm me një pagë shteti.
Presidenti Meta është shenjëstruar për shkeljet Kushtetutese, por ai dyshohet se është përfshirë edhe në korrupsion, duke përdorur si trampolinë politikën.
Institucioni më i ri i reformës në drejtësi, Struktura e Posaçme Antikorrupsionit, veçse duhej të kishte filluar nga hetimet mbi dyshimet për korrupsion nga Presidenti dhe për krijimin e pasurisë.
Asgjë tjetër mos t?ju kujtohet shqiptarëve, vila e Gjirit të Lalzit me 13 tualete, ku kishte një edhe për macen, nuk do të harrohet.
Pamjet e vilës dhe zonës përreth saj, të cilat bënë bujë në një emision televiziv u zhdukën nga qarkullimi dhe sot nuk gjenden përveçse tek tuk ndonjë foto, që ka shpëtuar rastësisht.
Nëse s?do të kishte asgjë për të të fshehur, video e vilës së Gjirit të Lalzit nuk do të zhdukej.
Të paktën të kishte një hetim, që të hidhte dritë mbi pasuritë marramendëse të çiftit Meta-Kryemadhi, për të vërtetuar nëse ishte një pasuri e vënë me djersë dhe me pagën shtetërore,apo me burime të dyshimta financiare.
Nëse kemi parasysh këtu të gjithë bëmat e çiftit në fjalë, për të gjithë akuzat publike që janë lishur me emrin e tyre, si me rastin e floririt të Krrabës, me rastin e bllokut të zi e të tjera, dosja për në SPAK do të ishte voluminoze.
Janë dy njerëz, që s?kanë ndonjë meritë tjetër në jetën e tyre, veçse janë marrë me politikë, që s?kanë bërë asgjë tjetër, ndërkohë që jetojnë në luks si sheikë.
Janë dy njerëz, të cilët janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe si President.
Shqiptarët paguan luksin e çiftit
Qyetarët shqiptarë me taksat e tyre, kanë paguar luksin e çiftit Meta-Kryemadhi, pa pasur ndonjë meritë.
Falë taksave të qytetarëve, ata kanë sot një pasuri që nuk ia dinë fundin.
Qyetarët shqiptarë kanë paguar me taksat e tyre, një Kryeministër si Ilir Meta që sulmonte gratë në Kuvend
Ka edhe më tej. Qytetarët shqiptarë kanë paguar me taksat e tyre një zëvendëskryeministër që doli me zë dhe figurë me bllok në dorë duke folur për 7%.
Taksat e qytetarëve, dyshohet se kanë shkuar për Ilir Metën, për të cilin 21 janar 2011 u përgjak bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?.
Taksat e qytetarëve shqiptarë, dyshohet se kanë shkuar edhe për të krijuar shpk e Ilir Metës, LSI që sot ka falimentuar.
Nuk kanë fund skandalet që lidhen me çiftin në fjalë.
Por, është SPAK,që duhet të merret me këto skandale. Është SPAK, prej të cilit qytetarët presin drejtësi.
Pasuria e sheikëve Meta-Kryemadhi
Pasuria kreut të shtetit, Ilir Meta, të paktën ajo e deklaruar në ILDKPKI arrin një vlerë prej miliona eurosh.
Prona, para në bankë, automjet me vlerë 30 mijë Euro, tokë me sipërfaqe 1200m2, kontratë për një apartament me sipërfaqe 317m2.
Janë këto të dhëna në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët asokohe llogarisnin edhe një kredi prej 175 mijë Euro të marrë në vitin 2010 për një blerje apartamenti.
Për çiftin Meta-Kryemadhi ka pasur një rritje të ndjeshme të pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve përfituar nga një kontratë me Agikons në vitin 2008, përcaktimin në natyrë të pjesës takuese për tokën që ajo posedonte.
Nga shitja e gjashtë apartamenteve çifti ka arritur të shlyejë kredinë si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marrë në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë Euro llogarinë bankare.
Viti 2017 përkon me kohën kur fëmijët e çiftit nisen me studime jashtë vendit dhe shihen tashmë llogari bankare në emër të tyre dhe llogaria në Euro konvertohet në Paund vetëm me të drejtë pagese për shkollimin e vajzës Bora dhe djalit Besar.
Deri në deklarimin e vitit 2018 sipas disa përllogaritjeve çifti Meta numëron edhe shtatë apartamente të pashitura nga kontrata e zonjës Kryemadhi dhe më shumë se 100 mijë Euro llogari bankare, ata kanë edhe një overdraft me vlerë 2 milionë lekë
Pra, si e ka shtuar pasurinë Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta ka nevojë për një hetim të mirëfilltë, duke iu referuar të paktën asaj çfarë ka deklaruar nga viti 2003 e deri më sot.
Një pasuri të tillë, rëndom e deklarojnë biznesmenët dhe jo dy njerëz të politikës, që kanë zbritur në Tiranë pa asnjë pasuri.
Ndaj një hetim i mirëfilltë nga SPAK do të sqaronte një herë mirë faktin se si është vënë pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi, por edhe akuzat e tjera që lidhen me ta./CNA.al
Meta-Kryemadhi në panik/ Struken në pritje të vendimit të radhës nga DASH
?I shpërfytyruar, pis burrë, ik mbyllu në Lalëz?/ Si u degjenerua Meta për blerjen e votave
?Nuk dua të ngelem vetëm pas disa vitesh?/ Meta zbulon nëse do i japë votën Kryemadhit
Skandali në Presidencën private të Ilir Metës
Ndryshimi nuk vjen nga LSI/ A duhet SPAK t?i ?tundë prangat? Monika Kryemadhit?
A do t?ia justifikojë dot Mona këtë fakt SPAK-ut?!
Dëshmia e Kryemadhit që e fundos në SPAK
Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Kryemadhi në panik/ Çfarë e lidh atë me KÇK?
Kryetarja e LSI shënon ?autogol?/ Ngushtohet ?laku? për Metën dhe Kryemadhin?
Disa përgjigje, që çdo shqiptar i kërkon nga Ilir Meta
Katër pyetje për Monika Kryemadhin, përpara hetimit nga SPAK
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Hunga...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Hung...
Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ideja e bashkimit...
Kryebashkiakja e Shkodrës Volatana Ademi ka reaguar sërish p...
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar për proce...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh deputeti i zgje...
Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Ma...
Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Ma...
Kryebashkiakja e Shkodrës Volatana Ademi nuk do të jetë më k...
Të dielën në datën 13 qershor, pritet të mbahen zgjedhjet pë...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës me dem...
Kreu i PD, Lulzim Basha në takimin e tij me demokratët e Tir...
Kryebashkiakja e Shkodrës Volatana Ademi nuk do të jetë më k...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ...
Gazeta e Nikoll Lesit, edhe pse më parë mbështeste opozitën,...
Pas vendimit të Kuvendit për moslejimin e mediave në seancat...
Ministri Federal i Punëve të Jashtme Heiko Maas ka çelur sot...
Gazetari dhe analisti Frrok Çupi ka deklaruar se proçesi i s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...