LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër pyetje për Monika Kryemadhin, përpara hetimit nga SPAK

7 Shtator 2019, 09:27, Aktualitet CNA
Katër pyetje për Monika Kryemadhin, përpara hetimit nga SPAK

Dje LSI festoi 15-vjetorin e themelimit të saj me një festë luksi organizuar në hotel Rogner, në praninë e qindra të ftuarve.

Monika Kryemadhi, kryetarja e deleguar nga Presidenti në detyrë Ilir Meta, mbajti një fjalim ku qante hallet e të varfërve dhe si gjithmonë betohej për ndershmërinë dhe përkushtimin e saj dhe LSI-së ndaj shqiptarëve.

Përtej çdo debati politik ka një fakt, Monika dhe Meta janë aq të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj shqiptarëve, sa mund të jetë një hajdut bankash, një hajdut tenderash, një hajdut politik, apo dhe një hajdut xhepash, të gjithëve ju ndryshojnë vetëm dënimi që u jep ligji.

Këto më lart nuk janë thjeshtw akuza që thuhen nga shumica e shqiptarëve, por fakte që duhet të provohen nga SPAK, i cili pritet pas disa javësh të fillojë detyrën dhe çifti Meta ? Kryemadhi pritet të jenë një nga TOP 10 dosjet e fillimit të punës.

Duhen provat për të gjitha akuzat dhe për Monën dhe Liken e LSI, ato i gjen kudo dhe kurdo, jo me fjalë por me vepra.

Monika dhe Iliri, nuk kanë pasur kurrë prona private apo biznese, përveç justifikimit me një tokë në unazë ku është ndërtuar një pallat përpara shumë vitesh, ku 20 apo 30 % e vlerës totale nuk do i mjaftonte të blinte banjot e vilës në Gjirin e Lalzit, e cila kushton të paktën 2 milionë euro.

Do e vlerësojë SPAK do e hapë dosjen e plotë, larg çdo manipulimi apo fshehje edhe të pronave e pasurive të tjera?!

Ata janë paguar këto 30 vite, vetëm nga taksat e shqiptarëve, me rroga shteti qofshin këto edhe të ardhura 15 apo 20 milionë lekë në vitet e fundit dhe disa qindra mijë në vitet e shkuara.

Por, a mjaftojnë rrogat për të shkolluar të tre femijët në Angli dhe blerë vila?

Nga informacionet e thjeshta të mbledhura në rrugë zyrtare, shkollimi i një fëmijë në Londër apo Kembrixh, shkon minimalisht 20 deri në 30 mijë paund në muaj.

Kjo shifër si tarifë shkollimi dhe jetese, pra duhen gati 300 mijë paund në vit. Monika dhe Iliri po i studiojnë të tre fëmijët në Angli. Pra, minimalisht ju duhet një vlerë prej të paktën 500 mijë paund në vit, edhe sikur të jetojnë bashkë e paguajnë qeratë bashkë do ju duhet të paktën gjysma e kësaj shifre.

Ku i gjen Monika 250 mijë paund në vit për shkollimin e fëmijëve në Londër?

Janë me miliona paund po ti llogarisësh për të gjithë periudhën e studimeve, por sa është vlera totale dhe cili është burimi?!

Këtë mund të na e thotë SPAK-u shumë lehtë. Mona dhe Iliri nuk i fshehin dot shkollimet e femijëve dhe kostot e tyre.

Një pyetje tjetër për Monën dhe që SPAK që fillon punë së shpejti është sa janë shpenzimet mjekësorë të paguara nga çifti Meta-Kryemadhi jashtë Shqipërisë. Sepse flasin për shëndetësinë e shqiptarëve, por vetë shpenzojnë qindra mijë euro.

A dalin rrogat e shtetit për spitale me shpenzime maramendëse?!

Dhe për ta mbyllur sa kanë kushtuar udhëtimet, hotelet, pushimet e çiftit në 10 vitet e fundit? Një pyetje që SPAK ja gjen kollaj përgjigjen, ka disa gjëra që nuk I fshehin dot.

SPAK duhet të ketë një nga TOP-dosjet, atë të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, dhe kështu shpresojnë shumica e shqiptarëve.

Me ato pak fakte që shkruam me lart dhe përgjigjen e pyetjeve e gjen menjëherë. Tek vilat dhe luksi, hotelet dhe udhëtimet, tek shkollimi i fëmijëve, shpenzimet shëndetësore dhe rrogat në shtet të dyshes Meta-Kryemadhi./ CNA.al

15 vjet LSI, parti e hajdutëve

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro

Dosja Meta-Kryemadhi/ Një sprovë për Reformën në Drejtësi

Lajmet e fundit nga