LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 vjet LSI, parti e hajdutëve

6 Shtator 2019, 17:20, Aktualitet CNA

Ilir Meta, është një nga anëtarët e parë të Partisë Socialiste dhe themelues i FRESSH, por njëkohësisht edhe nga ata që më shumë e ka tradhëtuar dhe përdhosur këtë forcë politike.

Hajdutëria dhe pabesia e forte politike fillon kur goditi mikun dhe bashkë luftëtarin e tij Pandeli Majko, për t?u bashkuar me Fatos Nanon, për ta tradhëtuar më pas edhe këtë të fundit.

Pas përplasjes me Fatos Nanon, Ilir Meta u largua nga Partia Socialiste, dhe më 6 shtator të vitit 2004 krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Hija e karriges së kryeministrit dhe milionat e eurove që fitonte, nuk mund ta linin në hije brenda PS, ai donte hakmarrje dhe komandë si i pavarur. Kërkonte llokmën e tij të madhe të cilën e kishte provuar si drejtues i shtetit vetëm 31 vjeç.

Në vitin 2005 u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe Ilir Meta me të tijtë rezultuan vendimtarë në nxjerrjen në opozitë të socialistëve dhe rikthimin në pushtet pas 8 vjetësh të PD-së. Janë 16 zona elektorale që PD fitoi nga të pavarurit e Ilir Metës. Humbja pati edhe një kosto të madhe për Nanon, që u largua dhe në krye të PS-së erdhi Edi Rama, i cili ishte po aq bashkëpunëtor me Metën kundër Nanos dhe vetë socialistëve megjithse të dy ishin në poste të rëndësishme shtetërore, një zv/kryeministër e ministër i jashtëm, tjetri kryebashkiak i Tiranës në mandatin e dytë.

Por luhatjet e marrëdhënieve më Ramën patën një çarje të thellë në 2008 pas ndryshime kushtetuese të atij viti, që kreu i PS i bëri në bashkëpunim me demokratët dhe Berishën.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, LSI-ja e drejtuar nga ish-kryeministri i socialistëve, Ilir Meta, ia doli të merrte katër deputetë. PD doli parti e parë dhe PS u rendit si forcë e dytë. Por, asnjëra prej tyre nuk kishte numrat për të qeverisur më vete. Në korrik të 2009, Sali Berisha del në një konferencë për mediat dhe fton publikisht kundërshtarin Ilir Meta për bashkëqeverisje, pas një qëndrimi publiuk të Dritan Priftit se vota e tij ishte për Berishën dhe jo përt një qeveri me PS-në .

Ftesa u pranua nga Meta, dhe LSI bashkëqeverisi për katër vite me Partinë Demokratike, duke sjellë koalicionin e parë të madh midis dy partive të kundërta të spektrit politik.

Me bëmat dhe gjëmat e tyre, LSI në fakt u konfigurua brenda qeverisë Berisha si banda e hajdutëve të Ilir Metës. Në çdo qelizë të qeverisjes ku ajo ishte future kishte një qëllim, duheshin para për partinë hdse kryetarin, duhet të pasuroheshin pas në 4 vite opozitë dhe lufta më Ramën e Berishën i kishte sakatuar.

Në katër vite bashkëqeverisje, LSI i solli jo pak kosto edhe Sali Berishës. Kujtojmë këtu se gjatë kësaj kohe, Ilir Meta në atë kohë zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm u kap me bllok në dorë, me afera korruptive , me 7% apo shuma që shkonin në 700 mijë euro. ?Blloku? i Ilir Metës i publikuar me video nga ?Fiks ? Fare?, ?u përurua? me gjakun e katër viktimave të pafajshëm më 21 janar të 2011-s në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Por, LSI si bandë hajdutësh nuk mund të rrinte pa tepsinë e pushtetit. Duke harruar 4 viktimat e pafajshme të 21 janarit, abuzimet, vjedhjet skandalet dhe mbështetjen e Berishës për ta nxjerë të pafajshëm nga ngjarja e publikuar në media në 2013-ën, u krijua ajo që Sali Berisha në atë kohë e cilësonte si ?aleanca e qelbësirave?. Ilir Meta braktisi PD-në, për t?u bashkuar në aleancë me Edi Ramën pas disa ngjallash në Gjirin e Lalzit, dhe në zgjedhjet parlamentare të këtij viti PS dhe LSI morën shumicën dhe bashkëqeverisën për katër vite.

Pra, banda e Ilir Metës ia doli të ishte tetë vite në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër vite me Edi Ramën.

Me ish-ministra dhe ish-deputetët apo ish-drejtorë hajdutë, ?banda? e Ilir Metës vodhi e grabiti për tetë vite.

Kujtojmë këtu kohen kur Ministria e Drejtësisë ishte në duar të LSI. Ish kreu i këtij institucioni Nasip Naço, përgjatë kohës që ka qenë ministër, në vitet 2013 dhe 2015 ka pasur një sërë përplasjesh me gjyqtarët. Në vitin 2015 Naço dha dorëheqjen, por kjo gjë nuk u sqarua asnjëherë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Nasip Naços, ku ndryshimet më të mëdha, sipas të dhënave të Open Spending Albania, vërehen në vitet 2012 dhe 2014. (lexo këtu)

Më pas vendin e tij e zuri, Ylli Manjani. Ky i fundit ka qenë ish-shef kabineti me Nanon, më pas shkoi me Edi Ramën, për të përfunduar më tej tek Meta, i cili edhe ai hodhi në rrugë.

Manjani ka shënuar një sërë skandalesh gjatë kohës që ka qenë Ministër i Drejtësisë, një ndër të cilët është ai i licensave të noterëve.

Në atë kohë u dhanë licensa noteresh për persona të dënuar, dhe në vend që të sqaronte, t?i jepte zgjidhje çështjes dhe t?i frenonte, Manjani e kaloi gjithçka në heshtje.

Më vonë shpërtheu skandali i byzylykëve, për të cilin Manjani është thirrur edhe në Prokurori.

Bëhet fjalë për pesë tendera, përfshirë këtu edhe atë të byzylykëve të zhvilluar në vitet 2016-2017 nga Ministria e Drejtësisë me vlerë rreth 550 milionë lekë apo 4.4 milionë euro, të cilët dyshohet se janë kryer në shkelje të procedurave.

Përveç Manjanit për skandalin me tenderat nën verifikim nga Prokuroria është vënë dhe ish ministri tjetër i LSI, Petrit Vasili.

Të dy ish-ministrat që po verifikohen nga Prokuroria si Ylli Manjani ashtu edhe Petrit Vasili kanë udhëhequr nën logon e LSI-së. (lexo këtu) 

Shkojmë më tej tek ish-ministri i Transportit në Qeverinë ?Rama 1? dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë ?Berisha 2?, Edmond Haxhinasto, i cili mban mbi supe një sërë skandalesh.

Risjellim në vëmendje, përfshirjen e tij në skandalin me tenderin e  koncensionit të Rrugës së Kombit apo dhe me tenderin për qindra ton naftë bruto. Ish-ministri Haxhinasto, ka kaluar në ?duar? të prokurorëve të  Krimeve të Rënda  për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Por, bëmat e tij nuk mbarojnë këtu, ato shtohen nëse vëzhgojmë pasurinë e tij. Nga një profesor i thjeshtë, Haxhinasto u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

CNA.al ka raportuar më parë, se Haxhinasto dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit. Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI. (lexo ketu), por prokuroria nuk e hetoi dhe  nuk e verifikoi kurrë.

Skandaleve nuk iu ka shpëtuar edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Pas kapjes së 613 kilogramëve drogë të llojit kokainë nga Policia e Shtetit, e cila ishte magazinuar në Maminas në kompaninë ?Arbi Garden?, në pronësi të Arbër Kuliçi (Çekaj), një tjetër detaj doli në dritë. CNA.al ka mësuar se ?Arbi Garden?, ka përfituar në vitin 2015 një grant prej 264 mijë dollarëve, për ndërtimin e dhomave frigoriferike. Ky grant është dhënë nga Ministria e Bujqësisë, që në atë kohë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti. (lexo këtu)

Dhe nuk mbarojnë me kaq. Edhe i ashtuquajturi ?Eskobari i Ballkanit?, Klement Balili i cili tashmë ndodhet pas hekurave është një ndër ish-drejtorët e emëruar nga LSI. Balili Ky i fundit ka qenë zyrtar i LSI-së në Sarandë, gjatë bashkëqeverisjes së Ilir Metës me Edi Ramën.

Për më tepër në media është raportuar se vetë Balili ka treguar se ka qenë pjesë e LSI dhe në zgjedhje ka bërë fushatë për të. Po ashtu është shprehur se ka marrë postin e drejtorit të Transportit Rrugor si shpërblim për votat që siguroi.

Emrat e sipërpërmendur janë vetëm një pjesë e ?Bandës? së Ilir Metës, e cila sot feston 15-vjetorin, një përshkrim i shkurtër sepse po të vazhdonim me hajdutëritë e skandalet e Metës e LSI do duheshin disa muaj e vite punë, aq ditë sa kanë në pushtet aq ditë banda ka hajdutëri. Banda e LSI sot ka kryetare bashkëshorten e Ilir Metës, i cili tashmë është president, nga frika se Petrit Vasili merrte më shumë sesa duhej nuk e la më shumë se një muaj në krye të partisë.

Kjo është banda e LSI, me në krye Monën dhe Likën, pa i thënë kurrë mirmëngjes punës apo pa u paguar kurrë në punë tjetër veç politikës në jetën e tyre, profesioni i dytë është të rrjepin nga qytetarët shqiptarë.(lexo këtu)

Banda e Monës dhe Likës, kaq e vogël në moshë dhe kaq shumë hajdute, po kur të rritet çdo bëhet vallë ?!/ CNA.al 

Lajmet e fundit nga