Connect with Us

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro

Aktualitet

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro

Publikuar

-

Shqipëria mund të konsiderohet vendi më i varfër në Evropë, por me politikanët më të pasur.

Disa prej tyre janë derdhur rrugëve, të tjerë bëjnë sikur janë të interesuar për institucione dhe ligje, ndërkohë që pasurohen çdo ditë e më shumë në kurriz të qytetarëve.

Kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi, vajton e bërtet për varfërinë e shqiptarëve, ndërkohë që vetë nuk ka ndonjë dallim me biznesmenët e mëdhenj.

Vetëm se këta të fundit e kanë krijuar pasurinë jashtë politikës, ndërsa Kryemadhi, e ka shtuar luksin gjatë viteve që është përfshirë në politikë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë, së Kryemadhit që nga vitit 2003 deri në vitin 2018, ku vërehet se si ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, janë shndërruar në sheikë.

Deklarimet e saj pranë ILDKPKI-së, kanë dhe njëfarë hije dyshimi, pasi nëse i shikojmë me kujdes, duket se vila e famshme në Gjirin  e Lalzit ka avulluar.

Në lidhje me banesën dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit, nuk ka të dhëna të qarta se çfarë ka ndodhur.

“Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2”, kështu deklaron Kryemadhi pranë ILDKPKI-së.

Çifti Meta-Kryemadhi, kanë tentuar të fshehin të zhdukin vilën me 11 banjo në Gjirin e Lalzit, vilën e przantuar nga vetë Kryemadhi tek Sonila Meço.

Por,  sado që të fshihen dokumentet vila është  aty.  Aty jeton Ilir Meta, aty kalon çdo fundjavë Ilir Meta,  aty jeton Monika Kryemadhi dhe aty kalon çdo fundjavë, gjatë gjithë verës.

Dhe Iliri nuk quhet më vetëm Presidenti i shqiptarëve por edhe kryeplaku  i Gjirit të Lalzit, pasi të gjithë e dinë, ku është vila  e tij dhe si mbretëron ai atje.

Ajo që bie në sy nga vëzhgimi i deklaratave të pasurisë së Kryemadhit, është fakti se në vitin 2016, kohë kur ziente reforma në drejtësi, Kryemadhi është shndërruar në agjenci imobiliare, duke shitur pasurinë patundshme.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me paratë e përfituar nga këto pasuri, por dyshimet janë se paratë janë nxjerrë jashtë vendit në kompani offshore apo dhe banka të nivelit të dytë.

Në vitin 2003, Kryemadhi deklarom një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2, për të cilën thotë se ka kushtuar 60 mijë dollarë.

Gjithashtu ajo deklaron 120 M2 katror truall, dhe banesë 50 m2,  dhuruar nga vëllai si dhe një apartament banimi me sipërfaqe 99.5 m2.

Ndërsa në vitin 2004 ajo deklaron një banesë, 2 katëshe me papafingo me sipërfaqe 295 m2 si dhe tokë truall, 2 000 m2 dhe tokë arë 1 000 m2.

Më tej në vitet e mëvonshme  ajo ka deklaruar  ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi.

Ndër të tjera çifti Kryemadhi-Meta deklarojnë një banesë në Tiranë me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Në deklarim përfshihet dhe një patundshmëri 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë.

Kryemadhi që vajton varfërinë e fëmijëve shqiptarë, për vajzën e saj paguan 192 milionë lekë për shkollimin në Londër.

Një element tjetër i dyshimtë që konstatohet është edhe deklarimi i over drafteve, që ajo deklaroj, pavarëisht të gjithë pasurinë e madhe që posedon.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë deklaruar nga Kryemadhi.

 Viti 2003

120 M2 katror truall, dhe banesë 50 m2,  dhuruar nga vëllai.

Apartament banimi me sipërfaqe 99.5 m2.

Banesë me sipërfaqe 327 m2, me verandë dhe lulishte në shumën 60 000 dollarë.

Kredi me 31.12.2003, kredi në shumën 52 420 dollarë për blerje banese.

Shlyer kredi  7580 dollarë

Interesa bankare, në shumë 2 160 dollarë.

Hua bankare 60 000 dollarë për blerje banese.

Viti 2004

Banesë , 2 kat me papafingo, 295 m2.

Tokë truall, 2 000 m2 dhe tokë arë 1 000 m2.

Dimes/ kartë, 1 024 dollarë dhe 108 euro.

Apartament, banesë.

Shitur makina golf, 700 000 lekë.

Paga nga Kuvendit,1 294 154 lekë. Viti 2005

Autoveturë Volsvagen, 34 620 euro.

Hua personale, 14 000 euro.

 

Viti 2013

Apartament me sip. 200 m2, vlerë 400 000 euro, në Rr. “Brigada 8”, Tiranë. Burimi: 200 000 euro është financuar nga shitja e një shtëpie pushimi në Qerret, pjesa tjetër me kredi.
Apartament me sip. 99.5 m2, përfituar me privatizim, pa vlerë të specifikuar ku Znj. Kryemadhi zotëron 1/3, marrë me trashëgimi.
Apartament me sip. 75.5 m2, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.Tokë me sip. 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.
Kontratë sipërmarrje lidhur në vitin 2008 me kompaninë Agi-Kons shpk, pa vlerë të specifikuar, për ndërtimin e një godine në tokën me sip. 1900 m2.
Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2.
Bashkëshorti, Z. Ilir Meta, deklaron se zotëron një apartament 2 dhoma e kuzhinë, përfituar nga privatizim, pjesa e Z. Meta 25%.

Llogari bankare me vlerë 234 930 lekë.
Gjendje cash 21 000 euro.
Depozitë bankare 2 190 dollarë.

Kredi bankare me vlerë detyrimi të pashlyer 175 400 euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.
Detyrimi për kartë krediti minus 600 euro.

Automjet me vlerë 33 954 euro, blerë në vitin 2005.

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe mbeten për t’u arkëtuar dhe 5 455 euro.
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur sipas kontratës së datës 26.02.2016 ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar në vitin 2016 dhe 245 000 euro mbeten për t’u arkëtuar në vazhdim. Blerësi merr përsipër dhe detyrimet e kredisë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 155 000 euro.

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Bashkëshorti, Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.
Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -155 000 euro për kredi bankare për blerje ap., me marrëveshje për zëvendësim debitori dhe të ardhura nga shitja apartament, pjesë e regjimit martesor.
Shlyer në vitin 2016 -1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

 

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 295 826 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 1 964 421 lekë.

Pronare me 100 % e 13 ap. të banimit me sip. totale 1444.8 m2.
Të ardhura nga shitja e e ap. të banimit, 57 798 euro.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, vlera e palikuiduar 64 020 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 778 euro.
Gjendja e llogarisë bankare dy emërore, në një bankë të nivelit të dytë, 2 336 669 lekë.
Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 82 086 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 163 506 euro.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 269 524 lekë.

Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 24.03.2014, 1 822 400 lekë.

Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 629 956 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 14 609 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesa bankare, 182 euro.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.

Vlera e kontratës së shitjes së ap. të deklaruar vitin e kaluar për vlerën 64 020 euro, është likujduar për 60 818 euro pas zbritjes së komisioneve.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 12 175 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 14 609 lekë, së bashku me vajzën,
Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 182 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 35 915 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 815 082 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -12 036 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 1 993 076 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Kuvend, 1 955 743 lekë.

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe mbeten për t’u arkëtuar dhe 5 455 euro.
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur sipas kontratës së datës 26.02.2016 ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar në vitin 2016 dhe 245 000 euro mbeten për t’u arkëtuar në vazhdim. Blerësi merr përsipër dhe detyrimet e kredisë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 155 000 euro.

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Bashkëshorti, Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.

Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -155 000 euro për kredi bankare për blerje ap., me marrëveshje për zëvendësim debitori dhe të ardhura nga shitja apartament, pjesë e regjimit martesor.
Shlyer në vitin 2016 -1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017

Shitje ap banimin me sip. 101 m2 në shumën 55 550

Shitje ap banimi me sip.166.2 m2 në shumën 58 806 Euro,

Në total është arkëtuar shuma 102 523 Euro.

Për tu arkëtuar në vitin në vijim shuma 8490 Euro.

Llogari bankare dy emërore Bora Metaj ose Monika Kryemadhi shtuar në vitin 2017, në shumën 8 037 leke.

Llogari bankare pakësuar shuma 131 053 Euro.

Llogari bankare në Paund me vlerë 140 000 ,konvertuar nga Ilogaria e mësipërme bankare në Euro, vetem me të drejtë pagese për shkollën e  Bora Metaj.

Të ardhurat neto nga paga dhe të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2017, në shumën 1 993 386 Lekë.

Over draft, kartë krediti, 264 239 lekë.

Bashkëshorti: Pakësimi i llogarisë në leke për vitin 2017, në shumën 538 824 Lekë

Llogari dyemërore, shtuar për vitin 2017, në l 702 Lekë.

Te ardhurat nga paga dhe te tjera nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2017, në shumën 1 720 734 Lekë.

Të ardhura nga paga neto në Presidencë për vitin 2017  dhe të ardhura të tjera nga Presidenca për vitin 2017, në shumat 982 830 Lekë dhe 2 500 Euro.

Llogari Bankare dyemërore në emër të Bora Metaj ose Monika Kryemadhi shtuar për 2017, në shumën 8 037 Lekë.

LLogari Bankare në emër të Bora Metaj shtuar nga komisionet bankare, në shumën 71 Euro.

Overd draf, 2010 208 lekë.

Viti 2018

Kontratë premtim shitje për apartament me sip. 76.88 m2, (deklaruar në 104 me vlerën 42 284 euro,, arkëtuar  38 901 euro.

Kontratë me premtim shitje apartament sip. 133.7m2 me vlerën 64 103 euro.

Llogari  me të  ardhura nga paga në Kuvendin e Shqipërisë, arkëtuar 787 171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës me likujdim i këstit të dytë,  vlera në lekë dhe në euro  është 17 864 000, konvertuar në euro në shumën 145 000.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës, arkëtuar në vlerën 5500 euro 5500 euro.

Llogari Bankare e shtuar me 57 665 euro.

Të ardhurat nga paga dhe të ardhura të tjera si Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, në shumën 2, 238 923 lekë.

Over draft nga Banka për Master cart, 761 euro.

Over draft nga Banka për Visa cart, 2 243 127 lekë.

Shtim i llogarisë me 1 319 680 lekë.

Llogari dyemërore në emër të  Besar Metaj dhe llir Metaj. Shtuar komisione, 28 409 lekë.

re ardhurat Neto np,a paga ne Presidence

2 250 183 lek

Bashkëshorti: Të ardhurat nga dietat jashtë vendit  në cilësinë e Kryetarit të ish Këshillit të lartë të Drejtësisë, të ardhura nga honorare për mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumat 6 480 euro, 2 340 dollarë,  85 000 lekë dhe 42 500 lekë.

Over Draft, 133 854 lekë.

Llogari bankare dyemërore, Bora Metaj dhe Besar Metaj, 11 940 GBP.

Debit në kartën Visa, 158 357 lekë.

Llogari bankare dyemërore, Bora Metaj dhe Monika Kryemadhi, 8 065 lekë.

Viti 2019

Llogari bankare në lekë, pakësuar me 775 647 lekë.

Llogari bankare, pakësuar 3000 euro nga 31 dhjetori 1018

Kontrate premtim shitje për apartamentin me sip. 117,5m2 (deklaruar ne 2014  )në vlerën 64 625 euro e palikuiduar .

Të ardhurat nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 382 254 lekë.

Over Draft master card, 761 euro.

Overt Draft, Visa Cart, shlyer 526 163 lekë, ndërsa pa shlyer,1 814 964 lekë.

Bashkëshorti: Llogari bankare shtuar me 242 192 lekë.

Të ardhurat nga paga si President, 379 192 lekë.

Over Draft, shlyer me atë ardhurat nga paga në shumën 133 854 lekë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: