LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi nuk vjen nga LSI/ A duhet SPAK t’i “tundë prangat” Monika Kryemadhit?

4 Shtator 2020, 09:14, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së fundi po zhvillon një sërë takimesh me të rinjtë, nën moton ?Të bëheni pjesë e ndryshimit?.

Në fakt Monika Kryemadhi ka shumë të drejtë, të rinjtë duhet të bëhen vërtetë pjesë e ndryshimit, dhe t?i japin një ?shuplakë? të mirë kastës politike të gati 30 viteve tranzicion në Shqipëri.

Por, a mund të jetë Monika Kryemadhi pjesë e ndryshimi dhe aq më pak promotor i saj?

Monika Kryemadhi, së bashku me bashkëshortin e saj Ilir Meta, janë shembulli më i keq i politikës në Shqipëri. Me një mijë e një bëma dhe gjëma, prej 30 vitesh janë pjesë e politikës shqiptare. Dhe tani Mona thotë se do jetë ndryshimi.

Ku ishte Monika në këto 30 vite?

Monika Kryemadhi është pjesë e politikës që në vitin 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH.

Monika Kryemadhi ka qënë pjesë e Partisë Socialiste, deri në shtator të vitit 2004, kur bashkëshorti i saj Ilir Meta vendosi të themelojë çetën e tij të hajdutëve, të quajtur LSI.Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Meta fton Kryemadhin për konsultime

Dhe prej 5 korrikut 2017, Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, deri në shkurt 2019, kur me ?çmendurinë? e saj dhe të Lulzim Bashës, braktisën Kuvendin, duke djegur mandatet e deputetëve.

Nga ana tjetër është edhe bashkëshorti i saj Ilir Meta, i cili po ashtu në 30 vite ka mbajtur detyra shtetërore. Pra, është paguar me taksat e shqiptarëve.

Që më 1992, Ilir Meta u zgjodh deputet i Partisë Socialiste dhe ka qenë anëtar aktiv i disa komisioneve parlamentare.

Ilir Meta ka qenë ministër, kryeministër, kryetar i partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, kryetar i Kuvendit dhe që me 24 korrik 2017 President i Republikës së Shqipërisë.

Pra, në pothuajse 30 vite çifti Meta-Kryemadhi janë paguar nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe janë pjesë e kastës së korruptuar politike të këtij vendi. Ndërsa sot me pafytyrësinë më të madhe ?kërkojnë ndryshimin?.

E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë.

Shqiptarët panë një Kryeministër të dhunshëm dhe të korruptuar si Ilir Meta. Panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%. Panë se si për te në 21 janar përgjakej bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?. Panë ministrat e tyre hajdutë. Kanë para bandën e LSI-së nga jugu në veri të vjedhë e rrëmbejë çfarë i del para.

Janë po këta të dy, Meta dhe Kryemadhi që sollën Rilindjen në pushtet në vitin 2013, pas një darke me ngjala në Gjirin e Lalzit.

Janë po këta të dy që qeverisën katër vite me Edi Ramën, pasi kishin qënë edhe katër vite të tjera në qeveri me Berishën.

Pra, LSI ka tetë vite në pushtet dhe të qënit në opozitë duket se nuk i pëlqen shumë as Monës dhe as Likes, e tani sigurisht kërkojnë ndryshimin.

Por, po pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi?

Çifti Meta-Kryemadhi, edhe pse pa asnjë biznes të paktën të deklaruar, të paguar prej 30 vitesh nga taksat shqiptare, por rezultojnë me një pasuri maramendëse.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, sipas të dhënave zyrtare të deklaruara nga vetë ata pranë institucioneve shtetërore, të cilët rezultojnë milionerë. (Lexo këtu).

Dosja Meta-Kryemadhi, një sprovë për SPAK

Dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.

E me taksat e tyre shqipatrët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë, do të duhej të ishin përballë drejtësisë.

Shqiptarët i kanë parë dhe dëgjuar të gjitha zullumet e tyre, skandalet, korrupsionin e banditizmin politik, ata vetëm ngjiteshin në karrierë dhe me taksat e shqiptarëve mbushnin xhepat e tyre. I kanë parë vila luksoze, i kanë parë se si i shkollojnë jashtë fëmijët me qindra, mijëra euro kur rrogat e tyre nuk e japin aspak këtë mundësi.

Këto e shumë e shumë të tjera shqiptarët i shohin edhe i dinë, por ka ardhur koha që SPAK t?i provojë ligjërisht.

Jo vetëm t?iu kërcasë dhëmbët, por t?iu vendosë prangat dhe t?i çojë aty ku duhet të shlyejnë çdo qindarkë të vjedhur.

Dhe pas kësaj, sigurisht që një erë ndryshimi do të fillojë, por kjo s’mund të vijë as nga Meta dhe as nga Kryemadhi./ CNA.al

Foto-Flet për varfërinë/ Kryemadhi e mbuluar në luks

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi ?të zhytur? në luks

Lajmet e fundit nga