LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Presidencën private të Ilir Metës

5 Shtator 2020, 12:12, Politikë CNA

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar disa takime me partitë politike, për konsultimet për datën e zgjedhjeve.

CNA.al ka bërë një vëzhgim se cilat janë partitë dhe personat që ka takuar dje, presidenti Ilir Meta.

Së pari ka thirrur nëntë apo 10 parti, për të cilat ai mendon se janë aktor apo faktor politik në Shqipëri, megjithëse në fakt janë më shumë.

Ndërsa nuk ishin në takim parti si Balli Kombëtar, Legaliteti, PSD, Aleanca Demokratike etj, të cilat janë parti historike, kanë marrë vota, kanë përfaqësi në parlament, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit, etj.

Pra, Ilir Meta dje ka shkelur ligjin, duke thirrur në Presidencë kë i ka dashur qejfi atyre dhe nuk ka thirrur të gjitha partitë politike.

Por, pse ka ndodhur kjo?

Ilir Meta ka thirrur dje në takim vetëm Partinë Socialiste dhe jo aleatët e tyre. Pra, jo partitë e majta, në politikën shqiptare.

Dhe më qesharakja është se nga opozita i ka thirrur gjithë të tjerët. Të gjithë aleatët e gruas së tij.

Dje në Presidencë ka qënë PD-ja, dhe aleatët e gruas së Ilirit, bashkë me gruan, e cila në vend që të hante drekë në shtëpinë e saj, hëngri drekë në Presidencë.

Dje ka gatuar Ilir Meta, në Presidencë për Monën dhe nuk gatoi Mona, për Ilirin.Zoti President, ju lutem sqarohuni në shtrat me gruan

Më i neveritshëm akoma është fakti se përveç PS-së dhe aleatëve të Monës dhe Lulit, në takim ka qënë edhe Rudina Hajdari, e cila është quajtur faktor politik, megjithëse nuk është aspak e tillë. Por, Rudina Hajdari është thirrur nga Meta sepse është pjëse e Nismës Thurje, partisë së hajdutëve të kaluar në rrugën e themelimit, nga Ilir Meta.

Fillimisht si një lëvizje dhe tani një parti politike, që qartazi, siç CNA.al ka deklaruar kohë më parë, po konfigurohet si aleatja apo besnikja e Ilir Metës dhe pas tij fshihet hajduti Besian Pesha. Ky i fundit tashmë ka përfaqësuesen e tij në parlament, Rudina Hajdarin.

Por, le të thellohemi në detaje. Çfarë na rezulton?

Ilir Meta mund të ftonte PS-në dhe PD-në, dy forcat e mëdha, dhe partitë aleate të tyre mund të lidheshin dhe të konsultoheshin mes tyre. Sepse fakti është se shumica e aleatëve të Lulit në dy palët e zgjedhjeve të fundit nuk kanë kandiduar.

Në zgjedhjet e 2017, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule, e të tjerë ishin pjesë e listës së Lulzim Bashës.

Pra, këta kryetar partishë ishin kandidatë të PD-së, nuk ekzistonin me logon e tyre.

Këto parti politike nuk garuan në zgjedhjet e 2017-ës. Nuk kishin siglën e askujt, dhe askush nuk i votonte dot. Përjashto këtu Partinë Republikane.

Në 2019, një vit më parë, këto parti nuk kandiduan asnjëra.

Pra, Ilir Meta dje takoi një tufë me parti opozitare që në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kanë garuar aspak. Gjithçka duket e qartë.

Ku qëndron skandali?

Skandali qëndron në faktin se Ilir Meta dje ka treguar se Presidencën e ka private dhe ai zgjedh aleatët dhe kundërshtarët sipas dëshirave që ka apo orekset, që kryetari apo kapoja i bandës së ?Socialistëve të Inatosur?, që duan përqindje pushteti për të grabitur xhepat e shqiptarëve.

Meta dje takoi një tufë me parti inekzistente. Që nga Rudina Hajdari, që nuk ka aspak parti dhe është ende rrugëve për të themeluar një parti, apo tufën e aleatëve të Monës dhe të Lulit, që në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kanë kandiduar aspak.

Kurse aktorë dhe faktorë të tjerë politik të rëndësishëm, parlamentar dhe jo parlamentar, Ilir Meta nuk i ka thirrur sepse i konsideron kundërshtarë dhe armiq të tij. Kurse këta të tjerët na treguan thjeshtë se janë vasalë apo faktorë që Ilir Meta nuk i shmang dot.

PS-në e ka ?dashuri? të vjetër, nga ku ka dalë edhe si produkt, bashkë me Rilindjen që e solli vetë në pushtet në 2013. Me Lulzim Bashën dhe PD-në ndan pushtetin nga 2009-ta deri në 2013, Bllokun e tij dhe katër viktimat e 21 Janarit.

Me aleatët e opozitës tregon se ai është mbështetësi i tyre dhe se dikur i ka pasur në krah edhe në pushtet edhe në opozitë.

Së fundi gjen edhe një faktor si Rudina Hajdari, megjithëse pa parti, për ta takuar.

Dhe kështu bëri konsultat e tij për të shpallur të hënën datën e zgjedhjeve.

Por, edhe këtë proces Ilir Meta e kreu jo si President, por si një kapo-bandë politike në krye të institucionit të Presidentit të Republikës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga