Connect with Us

“I shpërfytyruar, pis burrë, ik mbyllu në Lalëz”/ Si u degjenerua Meta për blerjen e votave

Politikë

“I shpërfytyruar, pis burrë, ik mbyllu në Lalëz”/ Si u degjenerua Meta për blerjen e votave

Publikuar

-

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Presidenti Ilir Meta, i cili vlerësoi procesin zgjedhorë, tashmë del e flet për shitblerje votash.

Flet pikërisht Meta, i cili me themelimin e LSI-së, dyshohet ka krijuar edhe institucionin e blerjes së votës.

Duke iu referuar rasteve që kanë ndodhur, janë bërë publike dhe kanë përfunduar në polici e Prokurori, rezulton që LSI e ka të vetin pazarin zgjedhor.

Pas përplasjes me policinë/ Drejtësia i “kërcet” dhëmbët Metës

Sot, LSI dhe Ilir Meta dalin në versionin “Hajduti bërtet kapeni hajdutin”.

Meta del dhe e mohon, se nuk do ta besojë, se LSI që ai themeloi dikur, falimentoi dhe për pasojë bashkë me të falimentoi edhe pushteti i tij dhe i Monika Kryemadhit.

Por, janë ata që deri më dje kanë qenë në krah të tij, kanë rrugëtuar bashkë me të ne procese të ndryshme politike që e nxjerrin zbuluar Metën kur bëhet fjalë për pazare zgjedhore.

Janë ata që ia parplasin në fytyrë skenarin e blerjes së votave edhe më herët por edhe aktualisht.

Mekanizmi i blerjes së votës është përdorur dhe u përdor në këto zgjedhjeve masivisht nga LSI. Janë organet policore që kanë njoftuar mediat, për ndalimin e eskponentëve të LSI, për shitblerje votash.

Meta kërcënoi me prerje, duarsh, kosa dhe cfurqe, por njerëzit e partisë së tij ose nuk pyesnin Presidentin ose vepronin me urdhër të tij, pasi u kapën me “presh në duar”, madje edhe kandidatë për deputetë.

Mirëpo Meta, nuk mund të mohojë se në LSI, veprohet pa marrë “ok’ e tij.  Pasi ai nga Presidenca dhe kudo fliste në emër të LSI-së, pasi e ndjente rrënimin e saj dhe donte ta mbante të gjallë në skenën politike.

Metës ia nxorën të palarat ish-deputetët e tij

Ishte Shkëlqim Selami, ish deputet i LSI –së që ai plasi Metës, skenaret që bënte për blerje votash.

Shkëlqim Selami

Ke qenë etaloni i blerjes së votave dhe i habitur atëherë më thoje paske të drejtë vëlla, këta dashkan vetëm bukë ujë dhe histori, tani e ke rritur piacën u jep dekorata duke i përdorur ne vend te verdhushkave”, shprehej Selami para zgjedhjeve të 25 Prillit.

LEXO EDHE:  “Banda Rama, Basha, Meta”/ Murrizi masakron klasën politike

Por, ai nuk e la me kaq, pasi ka reaguar edhe pas zgjedhjeve, duke treguar batërdinë që ishte përgatitur Meta të bënte në Vlorë me blerjen e votave.

Dua t’i them dy fjalë Agushit : Vlora dhe Çim Selami ta dhanë përgjigjen që meriton. Përdore të gjithë instrumentat e mundshëm, lekët, pushtetin tënd , kërcënimet , ngrite kampin presidencial në Vlorë , por, prap nuk more dot mandat. Shpresoj të kesh kuptuar se sa vlere ke ne popull , aq më shumë në Vlorë”, shkruante Selami, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Një tjetër zë, që ka nxjerrë zbuluar Ilir Metën ka qenë edhe kandidati për deputet i PS, në Durrës, Lefter Koka.

Akuzat për shit-blerjen e votave/ Koka: Është absurde
                          Lefter Koka

Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohë! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot”, shkroi në rrjete sociale, Lefter Koka.

Ndër të tjera ai drejtohej Metës, me deklaratën, “I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!”.

Ndërkaq kanë qenë të shumta rastet, kur njerëz të LSI, që nga militante, drejtues, apo dhe kandidatë për deputetë kanë përfunduar në organet e drejtësisë për blerje votash.

Pra, Ilir Meta, nuk ka fytyrë, që të dalë dhe të flasë për krime zgjedhore, derisa ai ka qëndruar dhe dyshohet që qëndroi edhe në këto zgjedhje në kërye të këtyre krimeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Ndalimi i kandidimit të Kurtit/ Artan Fuga: Çmenduritë nuk kanë fund

LEXO EDHE:  Ndalimi i kandidimit të Kurtit/ Artan Fuga: Çmenduritë nuk kanë fund

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Luli mes dy zjarreve/ Pse Basha nuk debaton me Ramën për krimin

LEXO EDHE:  Ndalimi i kandidimit të Kurtit/ Artan Fuga: Çmenduritë nuk kanë fund

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Nuk dorëzohet Trump/ E vendosin votat ligjore kush është president, jo media!

LEXO EDHE:  Ndalimi i kandidimit të Kurtit/ Artan Fuga: Çmenduritë nuk kanë fund

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE