LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e floririt, transaksionet miliona euro dhe patundshmëri të dyshimta/ Ilir Meta drejt fundosjes

8 Prill 2021, 08:51, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, njëherësh kryetare e LSI, luksin e shfrenuar dyshohet se po e mbulojnë duke prodhuar konflikte dhe përplasje politike me qëllim që të heshtet skema e dyshimtë, me të cilën kanë krijuar pasurinë.

Presidenti shfaqet nga një institucion në tjetrin duke u përleshur apo duke nxitur konflikte, për t?i paraprirë humbjes së 25 Prillit, ndërsa bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, nga qyteti në qytet, kërkon votën e qytetarëve, për të shtuar më shumë pasurinë dhe luksin e familjes së saj.

Ata të cilët vajtojnë çdo ditë varfërinë e shqiptarëve, rezultojnë pronarë të pasurive marramendëse.

U referohemi këtu,vetëm pasurive të deklaruara prej tyre, pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Pasuria e çiftit Meta shkon në miliarda lekë. Pa asnjë biznes, vetëm me pagat e tyre ata kanë arritur të krijojnë një perandori pasurore, të shumpërfolur, por u pa prekur deri më tani nga drejtësia.

Megjithëse, në media është raportuar se Meta do të jetë subjekti i parë nga politika që do hetohet nga SPAK-u për pasurinë prej miliarda lekësh apo edhe për zhdukjen e floririt të Krrabës.

CNA.al  bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së, ka kaluar në filtër pasuinë e çiftit Meta, të cilët i shohim çdo ditë të qahen për Shqipërinë e varfër apo për Shqipërinë pa mundësi.

Pikërisht në këtë rrafsh shtrohet pyetja se si e bënë ata këtë pasuri në një vend kaq të varfër, duke konkuruar edhe biznesmenët më të mëdhej të vendit.

E nisim nga viti 2003, kur Meta deklaronte  se bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi ishte  pronar pasurisë së paluajtshme, banesë me sipërfaqe totale 327 m2 në të cilën përfshihej verandë plus lulishte, me vlerë 60 000 Dollarë të përfituar sipas Kontratës së Sipërmarrjes datë 30.10.2002. Sipas tij 60 000 dollarët i kishte marrë kredi.

Në vitin 2004 ai deklaron se është proonar në masën 25% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi 2+1 të privatizuar nga shteti.

Në vitin 2006, bashkëshortët Meta, deklarojnë të ardhura në vlerën 300 000 Euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme në Golem, banesë me pjesë takuese 50% secili. Pra duke e shitur disa herë më shumë e se kishin blerë.

Në vitin 2007, bashkëshortja, Monika Kryemadhi deklarohet pronare 100% e pasurisë së paluajtshme 700 m2 nga të cilat tokë arë me sipërfaqe 500 m2 dhe tokë truall me sipërfaqe 200 m2, në Tiranë.  të blerë sipas kontratës së shit-blerjes datë 26.03.2007 në shumën 5 000 000 Lekë.

Një vit më vonë, Kryemadhi ka lidhur kontratë sipërmarrje mbi truallin e blerë në Tiranë në vitin 2007  nga ku ka përfituar 35% të sipërfaqes së ndërtimit.

Në vitin 2010, çifti Meta e kanë shtuar pasurinë me një apartament banimi 200 metra katrorë, me vlerë 400 000 euro.

Po në të njëjtin vit, bashkëshortja Monika Kryemadhi, deklaron pasurinë e paluajtshme në Lalz ?Durrës.  Deklarimi i vilës së shumpërfolur me 11 tualete, ku njëri ishte për macen  është deklaruar si apartament banimi me 2 kate me sipërfaqe 317 m2.

Vilën e justifikon duke thënë se ka përfituar nga këmbimi me 300 m2 sipërfaqe ndërtimore sipas kontratës së sipërarrjes së lidhur me një firmë ndërtimi ku Kryemadhi përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit si pronare e truallit.

Në media është shkruar se për këtë vilë është bërë  një shpenzim prrallor, ku mobilimi ka kushtuar 400 000 euro.

Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2013, çifti Meta kanë nga secili nga një kredi për blerje banese, por pa përcaktuar të dhëna shtesë rreth banesës që kanë blerë.

Shuma e përbashkët që çifti Meta kanë për të shlyer kredi  shkon në vlerën 361.185 mijë euro.

Në vitin 2014, Kryemadhi rezulton  pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.

Ndërsa në vitin 2016, Kryemadhi, ka shitur pasuri të paluajtshme me vlerë mbi gjysmë milioni euro brenda vitit, ndërsa të të ardhura ka vetëm dy paga, të vetën dhe të bashkëshortit.

Ka shumë detaje që nuk lidhen që nga mënyra e këmbimit, kur ka përfituar vilën në Lalz e deri tek krijimi i patundshmërive të tjera. Më herët Kryemadhi ka deklaruar se ia ka dhënë Edi Rama lejen për ndërtimin e pallatit në kohën që ishte kryetar i Bashkisë.

Por, si u ndërtua ky pallat, me çfarë parash, si bë pakti me kompaninë e ndërtimit dhe çfarë u këmbye për pronën në Gjirin e Lalzit, duhet të hetohen nga SPAK-u, që ka edhe kompetencat.

Më pas vjen edhe shkollimi i fëmijëve, për të cilat janë shpenzuar shuma marramendëse, ndërsa të ardhura deklarohen dy paga shteti.

Të tre fëmijët e çiftit Meta janë shkolluar në Britaninë e Madhe.

Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën.

Në këtë pikë rol duhet të ketë Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila i ka të gjitha mekanizmat për të zbardhur mënyrën dhe skemën se si e kanë krijuar pasurinë bashkëshortët Meta.

Madje rebelimi i Presidentit, tregon se po shkon drejt fundosjes dhe para se t?i vihen prangat, po ndërmerr dhe po përdor çdo mjet që ka në dorë./CNA.al

Lajmet e fundit nga