Connect with Us

Disa përgjigje, që çdo shqiptar i kërkon nga Ilir Meta

Politikë

Disa përgjigje, që çdo shqiptar i kërkon nga Ilir Meta

Publikuar

-

Presidenti ynë Ilir Meta është një burrë i ndershëm që pasurinë e ka vënë me paratë e vjehrrit apo pasuria që ka trashëguar bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, që fle rrallë me të, siç ka deklaruar ky vetë, e cila ka mundur të sigurojë një pasuri marramendëse.

Por, le ti bëjmë disa pyetja Ilir Metës, ashtu siç i kemi bërë më parë edhe Monika Kryemadhit.

Është ndërtuar një pasuri, një pallat, dhe për këtë Ilir Meta nuk ka thënë asgjë deri dje, por e thotë sot.

Ndërkohë, pyetjet vijnë.

Ilir Meta nuk ka firmë ndërtimi që ta ndërtojë vetë pallatin, as nuk e zhvillon dot atë. Por, me sipërfaqen e deklaruar, po e zëmë se ka marrë një milion euro, ka marrë edhe 20% apo 30% të ndërtesës, sa mund ti jepet në atë zonë ku ndërtoi Ilir Meta.

Aq para për atë sipërfaqe ndërtimi, janë një milion euro, apo dy milion euro? Sa, le ta thotë vetë shumën.

Ne kemi një pyetje tjetër. Sa para taksa ka paguar Monika Kryemadhi, për këtë pasuri?

Sa tatim fitimi ka derdhur në bankë?

A i ka deklaruar tek të ardhurat personale vlerat reale të këtyre parave?

Pyetja tjetër, në lidhje me objektin, vilën në Gjirin e Lalzit që deklaron Monika Kryemadhi, se është bërë me paratë e babait të saj, pra shkëmbimin e dyqaneve nga ndërtimi i pallatit.

Cila është diferenca e tyre me vlerën totale të ndërtimit?

Sa ka kushtuar vila në Gjirin e Lalzit?

Pasi nuk është një,  por janë disa vila dhe në qoftë se Ilir Meta nuk e mban mend po ia rikujtojmë.

Vila e parë u shemb dhe u ndërtua një e re. E nëse e para kushtonte diku rreth 500 mijë euro, kjo e dyta ndoshta kushton më shumë sesa pallati.

Një tjetër pyetje për Ilir Metën është e drejtpërdrejtë.

Sa ka kushtuar shkollimi i fëmijëve të tij në Londër?

Pasi do të duhen, jo pak por disa dhjetëra mijëra euro për secilin fëmijë për ta shkolluar. Ai bën shumë mirë që i shkollon në Londër, se të paktën kështu ka bërë një gjë të mirë në jetën e tij, por për tre fëmijët për ti mbajtur në Londër, në gjimnaz, në universitet e në mastera, për të jetuar atje e të tjera si këto duhen disa qindra mijë euro. Ndoshta 500 mijë euro janë shumë pak.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Një person kërcënon se do të hidhet nga kati i 8-të i një pallati, kërkon të ftohet në emisionin e Fefziut

Kemi dhe një pyetje tjetër për Ilir Metën. Po, apartamenti tek Kodra e Diellit sa kushton? Sa është kostoja e tij reale? Mos është njësoj sa pallati, apo diçka më shumë?

Prandaj, këto janë disa pyetje që çdo prokuror mund t’ia bëjë nesër Ilir Metës?

Këto mund t’ia bëjë çdo qytetar i thjeshtë dhe ka për të marrë përgjigje politike, por prokurorit duhet t’i çojë prova Ilir Meta, ashtu siç duhet t’ia çojë edhe SPAK-ut. Atëherë do të shohim të vërtetat e mëdha, pasi vlera e pronave të paluajtshme të Ilir Metës, shkollimit të fëmijëve dhe pasurive që ai gëzon janë disa fish më shumë sesa ajo copë tokë ku u ndërtua një pallat në Unazën e Tiranës.

Prandaj, Iliri bën mirë të mos trembet, të mos friket, të mos gënjejë shqiptarët, por të dalë dhe të pranojë të vërtetën. Megjithëse përpara se ta bëjë këtë ai vetë, ne mund t’ia japim përgjigjet, por po presim të na thotë zoti president se cilat janë përgjigjet e pyetjeve të mësipërme.

Detajet, do t’ia japim ditë pas dite, për çdo pyetje. Sa i ka kushtuar shkollimi i fëmijëve, sa i ka kushtuar vërtetë pallati që ka ndërtuar Mona dhe sa janë taksat e paguara, sa ka kushtuar vila në Gjirin e Lalzit, e ndërtuar dy herë, sa ka kushtuar pasuria tjetër te Kodra e Diellit, sa kanë kushtuar makinat luksoze, pushimet e të tjera e të tjera si këto.

Ilir Meta është thjeshtë dhe vetëm me një rrogë politikani në të gjithë karrierën e tij ashtu si dhe Monika Kryemadhi. Pra, taksat e shqiptarëve dhe me një pronë të trashëguar kanë krijuar një pasuri marramendëse, kur të gjithë shqiptarët nuk kanë mundur të marrin asgjë nga pronat e tyre?

Le të presim dhe të shpresojmë se Presidenti ynë do të përgjigjet. Pastaj, ditë pas dite, le t’ia themi të gjitha./ CNA.al

Kur do përgjigjet Monika për pyetjet që i bën çdo shqiptar

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi “të zhytur” në luks

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    11 Tetor, 2019 at 3:04 pm

    Ilri mund te kete(dhe ka) mekatet e veta,por nje pyetje per cna,:sot per sot kush po e demton shqiperine e shqiptaret,Meta apo Rama

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  Presidenti dekreton ligjin për mësimin e Shqipes në Diasporë

LEXO EDHE:  Leskajt i mbaron mandati/ Presidenca hap procesin për kandidatë për kreun e KLSH

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Një person kërcënon se do të hidhet nga kati i 8-të i një pallati, kërkon të ftohet në emisionin e Fefziut

LEXO EDHE:  Leskajt i mbaron mandati/ Presidenca hap procesin për kandidatë për kreun e KLSH

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Leskajt i mbaron mandati/ Presidenca hap procesin për kandidatë për kreun e KLSH

LEXO EDHE:  Para se të martohesh, bëji vetes këto pyetje

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE