LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua me Covid dhe ra në koma/ Bujar Qamili: Mjekët më lidhnin pasi kam qenë agresiv

4 Qershor 2021, 18:03, Lifestyle CNA
U infektua me Covid dhe ra në koma/ Bujar Qamili: Mjekët më

Bujar Qamili, këngëtari i muzikës popullorë ka rrëfyer sërish tmerrin që ka përjetuar pas infektimit me Covid-19. I ftuar në emisionin Rudina, ai u shpreh se ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë.

Këngëtari shtoi se ka qëndruar në koma për rreth një muaj e gjysëm dhe se kanë qenë mjekët italianë që e kanë rikthyer edhe njëherë në jetë.

Ndër të tjera këngëtari I njohur është shprehur se mjekët janë detyruar ta lidhnin pasi atë përiudhë ka qenë shumë agresiv.

?Po ta tregoj, po s?kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare ?armikut mos ia pafsha?. 

Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë. Në intubim isha aq agresiv, saqë mjekët janë detyruar të më lidhin duart pasi dilja jashtë kontrollit?, është shprehur Bujar Qamili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga