LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“U ndjeva i dhunuar”/ Ricky Martin tregon momentin e vështirë kur pranoi orientimin e tij seksual

4 Qershor 2021, 10:45, Lifestyle CNA

Këngëtari i famshëm, Ricky Martin  prej kohësh ka bërë të ditur orientimin e tij seksual. Në një intervistë për People, këngëtari ka treguar se aktuilaihst është shumë i lumtur me marrdhënënien me partnerin e tij Jëan Yosef.

?Unë jam një libër i hapur!?, është shprehu Ricky.  ?Nuk fshehë më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t?ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm?, vijon më tej Martin.

Por gjatë intervistës së tij Ricky Martin ka rrëfyer momentin ku Barabara Walters e pyeti hapur mbi orientimin e tij seksual.

Këngëtari u ftua nga Walters në vitin 2000, kur karriera e tij ishte në kulmin e saj. Barbara i kërkoi të hidhte dritë mbi thashethemet që rrethonin këtë anë të tij, ndërkohë që Ricky thotë se nuk ishte i përgatitur për ta bërë një gjë të tillë dhe mbeti i traumatizuar.

?Kur më bëri pyetjen, u ndjeva i dhunuar sepse nuk isha i përgatitur të them të vërtetën. Pata frikë. Kjo intervistë la gjurmë tek unë?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga